Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha ka treguar se është e mërzitur pasi i ka ndodhur diçka e pakëndshme në një aeroport ndërkombëtar.

Bebe ka zbuluar se dikush i ka vjedhur një gjerdan që e mbante në qafë, ku në të është i shkruar edhe emri i saj – Bebe.

“Dikush në aeroporti më vodhi gjerdanin Bebe. Zemra më është thyer”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

“Nëse dikush sheh varësen time që të shitet në internet, ju lutem më tregoni. Mos e blini”, shkruan ajo në një postim tjetër.