Një apartament në Vlorë u përfshi nga flakët, për të cilin u tha se i përkiste këngëtares shqiptare Poni.

Menjëherë pas këtyre lajmeve ka reaguar vetë këngëtarja, duke pohuar se apartamenti ishte i prindërve të saj.

Gjithcka ne rregull te dashur miq! Deme te vogla materjale nga nje shkendije elektrike tek shtepia e prinderve! Faleminderit te gjitheve’– ka sqaruar këngëtarja Poni lidhur me zjarrin në apartamentin në Vlorë të bërë publik në media.

Ndërkohë policia ka bërë me dije se rreth orës 16:00, në lagjen ''Pavarsia'', ka rënë zjarr në një banesë.

Policia së bashku me shërbimin zjarrëfikës ka kaluar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se ka qënë duke u djegur një banesë në katin e 6 të një pallati tek Aleksandria në pronësi të shtetasit B.K., 60 vjeç, i cili nuk ndodhej në ato momente në banesë.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe njoftohet se nuk ka të dëmtuar në njërëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.