Grushti i shtetit, Erdogan: S’jam i shqetësuar. Njerëzit dalin në rrugë (VIDEO)

15/07/2016 - 23:54

Në Turqi po ndodh një grusht shteti, ku ushtria pretendon se ka marrë kontrollin e qeverisë. Nga ana tjetër, Kryeministri turk ka bërë thirrje për përgjigje me të njëjtën monedhë nga ana e forcave të sigurisë.

Përpjekja për grusht shteti në Turqi përfshin një pjesë të konsiderueshme të ushtrisë dhe “jo vetëm disa kolonelë”. Kështu tha një burim i Bashkimit Evropian që po monitoron ngjarjet në vendin kandidat për në BE, raporton “Reuters”.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fgrusht-shteti-ne-turqi-kryeministri-nuk-do-ta-lejojme-te-fitoje5666%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=3bf3710fca“Duket si një grusht shteti relativisht i orkestruar dhe me një grup të konsiderueshëm të ushtrisë, jo vetëm të disa kolonelëve”, ka thënë burimi për “Reuters”.

Ndërkohë presidenti turk Erdogan në lidhje direkte me “CNN Turk” deklaroi: Nuk jam aspak i shqetësuar, gjithcka do të shkojë mirë. Përgjegjësit do të paguajnë për këtë krim. Ftoj njerëzit të dalin në rrugë të përballen me këtë krim. Sigurisht që do kthehem në Ankara. Forcat qeveritare do të marrin pushtetin.

“Sky News” raporton se ka pasur përplasje mes policisë dhe ushtrisë. Korrespondetja nga Stambolli thotë gjithashtu forcat e policisë që ruajnë pallatin presidencial janë çarmatosur.

Presidenca turke e ka cilësuar grushtin e shtetit si sulm kundër demokracisë së Turqisë.

“Deklarata e bërë në emër të Forcave të Armatosura nuk ka autorizimin e komandantit të ushtrisë. I kërkojmë botës që të solidarizohet me popullin turk”, raportojnë mediat turke.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: