Grushti i shtetit, reagon Ambasada Turke në Tiranë

16/07/2016 - 08:43

Ambasada Turke në Tiranë ka reaguar lidhur me tentativën për grusht shteti, mbrëmjen e djeshme në Turqi. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Ambasada Turke thekson se populli turk iu kundërvu me dinjitet dhe solidaritet tentativës për grusht shteti, duke i dhënë përgjigjen e duhur. Ambasada turke thekson se presidenti Erdogan dhe qeveria turke janë në krye të detyrës.

“Ngjarja e ndodhur në Turqi ishte një tentativë për grusht shteti kundër qeverisë së zgjedhur demokratikisht. Populli ynë iu kundërvu me dinjitet dhe solidaritet. Presidenti ynë dhe qeveria jone janë në krye të detyrës. Nuk ishte një grusht shteti ku ishin përfshirë të gjitha forcat e armatosura të Turqisë. Ai ishte organizuar nga një grup brenda Forcave te Armatosura, të cilit iu dha përgjigja e duhur nga populli ynë.”- thuhet në deklaratën e Ambasadës Turke në Tiranë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: