Historiani arab: “Femrat perëndimore ngasin makinë, pasi nuk e kanë problem nëse përdhunohen”

12/02/2015 - 12:46

 12 shkurt 2015 -  Një historian nga Arabia Saudite e justifikoi ligjin e vendit të tij që nuk lejon femrat të ngasin makinën duke thënë se, ato mund të përdhunohen, nëse makina i prishet rrugës. Ai shtoi se në vendet perëndimore krimet seksuale “nuk janë ndonjë gjë e madhe” për femrat e për këtë arsye, ato lejohen të drejtojnë vetë mjetin. Në një intervistë për televizionin saudit ‘Rotana Khalijiyya TV’, historiani Saleh al-Saadoon tha se nëse makina i ngel në rrugë, një femër mund të përdhunohet, por në vendet perëndimore, femrat nuk e vrasin mendjen aq shumë për përdhunimin, sa ato saudite.

“Ato nuk e vrasin mendjen nëse përdhunohen anës rrugës, por femrat tona po”, tha al-Sadoon.

Gazetarja e habitur iu përgjigj me pyetje:

“Prit pak. Kush ju ka thënë që femrat perëndimore nuk e vrasin mendjen nëse përdhunohen anës rrugës?”

Historiani ia ktheu:

“Nuk është ndonjë gjë e madhe për to, përjashto aspektin psikologjik. Te ne problemi është shoqëror dhe fetar.” Al-Sadoon shtoi se femrat saudite trajtohen si mbretëresha dhe vetëm me një lëvizje të dorës, babai, xhaxhai, djali apo nipi shndërrohet menjëherë në shoferin e saj personal. Në Arabinë Saudite, nëse një femër kapet duke ngarë makinën, dënohet me goditje kamzhiku. 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: