Horoskopi ditor, 11 gusht 2019

Dashi: 

Dashuria: Një ditë e rëndësishme për marrëdhëniet shoqërore, por disa komplikime në dashuri mund ta bëjnë të vështirë dialogun me të dashurin tënd. Arritjet do jenë shumë më të lehta për beqarët, edhe nëse ndjejnë një shenjë lodhjeje nuk do të humbin asnjë aventurë.

Puna: Jupiteri afrohet dhe ju fton të jeni ndërmarrës. Kjo është koha më e mirë për të bërë plane.

Demi: 

Dashuria: Yjet janë gjithashtu të favorshëm me ju sot. Partneritetet e testuara mirë do të jenë edhe më solide, edhe nëse disa probleme të vogla mund të shtyjnë një projekt të rëndësishëm. Beqarët do u duhet të zgjedhin vetëm midis takimeve që do të bëjnë.

Puna: Lajm i mirë për ata që do të ndryshojnë punë ose janë në punën e tyre të parë. Do të bëni një përshtypje të shkëlqyeshme.

Binjakët: 

Dashuria: Kjo ditë do t’i bëjë nervozë ata që kanë lindur në këtë shenjë. Vëmendje e shtuar për ndjenjat që në të vërtetë janë pak në çrregullim. Ata që po kërkojnë histori të reja dashurie ende nuk janë plotësisht të bindur.

Puna: Do të duhet të përballeni me disa momente të pakëndshme në punë. Kushtojini vëmendje reagimeve të ekzagjeruara.

Gaforrja: 

Dashuria: Nuk është një kohë e mirë për çiftet, por reflektimi mund të jetë i mirë dhe do të ndihmojë të kuptoni nëse në të ardhmen do të ketë burime të mjaftueshme për të mos patur keqardhje. Një mbrëmje intriguese për beqarët, ata akoma mund të shijojnë këtë verë me gëzim.

Puna: Ndryshimet dhe programet e kësaj periudhe do të diktohen nga një vendosmëri e madhe.

Luani: 

Dashuria: Armëpushimi me personin e dashur vazhdon dhe madje edhe sot do të kaloni një ditë plot emocione. Do të lini pas gjithçka që në të kaluarën ju ka futur në krizë. Njohje të reja dhe interesante po vijnë për beqarët, jini të guximshëm dhe jetoni plotësisht çdo moment!

Puna: Do të jeni këmbëngulës dhe do të insistoni të ndiqni qëllimet tuaja. Do të jeni plot energji dhe gjithçka do ju duket e thjeshtë për t’u marrë.

Virgjëresha: 

Dashuria: Dashuria ju bën euforik dhe takimet e reja mund të jenë të këndshme, por ato mund të japin shpresë për lajme të mëdha. Pasi keni provuar disa momente krize, për fat të mirë gjithçka po ecën në maksimum. Vera i jep beqarëve flirtime dhe aventura interesante.

Puna: Do të keni mundësinë të përfundoni nisma afatgjata dhe do të keni mundësi të merrni shumë mbështetje.

Peshorja: 

Dashuria: Sot do të duhet të merreni me disa diskutime familjare që do t’ju japin një kohë të vështirë. Partneri do ju japë gjithë mbështetjen që ju nevojitet. Takime intriguese për shumë beqar, ju jeni plot sharm dhe do magjepsni këdo, por lini veten të lirë!

Puna: Gjëra të rëndësishme do të ndodhin, ju do të dini se si t’i trajtoni ato dhe të vërtetoni vlerën tuaj. Keni më shumë besim tek vetja.

Akrepi: 

Dashuria: Kushdo që dëshiron të përmirësojë lidhjen e çiftit, do të duhet të angazhohet dhe t’i kushtojë më shumë kohë dashurisë. Venusi ju bën shumë tërheqës dhe do të keni sukses të bëni për vete zemrën e partnerit tuaj. Një tërheqje shumë e fortë do t’i bëjë beqarët që të dorëzohen.

Puna: Do të ketë mundësi të rëndësishme për të arritur një qëllim shumë ambicioz, thjesht duhet të luani mirë kartat tuaja.

Shigjetari: 

Dashuria: Çiftet që duan të bëjnë bashkëjetesë ose projekte martese sot do të kenë mundësitë më të mira për ta bërë këtë. Venusi mbështet beqarët që synojnë të gjejnë një pikë fikse në jetën e tyre.

Puna: Planetët janë në favorin tuaj dhe do t’ju bëjnë të guximshëm në përfundimin e çdo bisedimi. Do të mahniteni të gjithë!

Bricjapi: 

Dashuria: Një ditë plot shpresë, shumë Bricjapë do të kthehen të besojnë në një marrëdhënie që ishte në krizë. Është një kohë e mirë për tu rikuperuar. Yjet shpallin dashuri të reja për beqarët dhe shumë do takohen me shpirtin binjak.

Puna: Ju duhet të mbështeteni te njerëzit e mirë, kështu që hapni sytë dhe zgjidhni mirë kujt t’i besoni me detyra.

Ujori: 

Dashuria: Mundohuni në çdo mënyrë për të zgjidhur keqkuptimet që kanë kompromentuar bashkimin tuaj. Hapuni pranë të dashurit tuaj dhe përpiquni të kapërceni dallimet. Beqarët mund të ndërmarrin hapin e parë dhe ta përdorin këtë ditë për të realizuar ëndrrat e tyre.

Puna: Me mbështetjen e Jupiterit, do të keni mundësi të arrini qëllime shumë të rëndësishme profesionale dhe të keni sukses.

Peshqit: 

Dashuria: Takimet e bukura dhe të lumtura do të shkrijnë edhe akujt më të vështira. Ata që janë tashmë në çifte do të duhet të bëjnë kujdes nga tundimet! Zemrat e vetmuara mund të vendosin ta njohin më mirë një person, mbase është koha e duhur për t’u dashuruar.

Puna: Lajm i mirë për ata që presin për një promovim. Për shumë është edhe më shumë sesa prisnin!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: