Horoskopi ditor, 18 maj 2020

Dashi: 

Kjo ditë është mjaft e favorshme për emocionet dhe dashurinë. Nëse në familje ka pasur probleme, tashmë do keni mundësi që t'i zgjidhni. Zgjidhje do të gjenden edhe në sferën profesionale.

Demi: 

Më në fund e shtuna do të jetë më pak e ngarkuar me stres dhe nervozizëm, pasi gjatë saj gjërat do të ecin më së miri. Megjithatë mundohuni që të shmangni debatet. Në punë do të keni mundësi që të bëni projekte premtuese.

Binjakët: 

Kjo është një ditë e cila duhet përballuar me vëmendje maksimale. Në dashuri mund të ketë luhatje dhe dyshime. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të shmangni vendimet e nxituara.

Gaforrja: 

Nëse jeni të lirë, mundohuni që ta shfrytëzoni ditën për tu afruar me partnerin/en. Mundohuni që të mos bëni vonesa por edhe ngacmime. Ndërkohë, nuk duhet të insistoni shumë, nëse një situatë nuk ecën siç duhet.

Luani: 

Mundohuni që të mos fiksoheni shumë, pas asaj që duket e paarritshme. Venusi do të favorizojë mjaft të lindurit e kësaj shenje, ndaj shfrytëzojeni në maksimum situatën. Në punë, do të ketë një përmirësim.

Virgjëresha: 

Gjatë kësaj dite do të jeni më pozitiv se zakonisht, ndaj mundohuni që ta shfrytëzoni për të zgjidhur ndonjë problem. Në dashuri duhet kujdes, pasi ka shumë tension.

Peshorja: 

E shtuna do të favorizojë mjaft dashuritë e reja. Kujdes duhet treguar në punë, pasi mund të ketë momente nervozizmi. Keni nevojë për një periudhë pushim.

Akrepi: 

Nuk keni pse të dominoheni nga negativiteti, pasi mund të ketë përplasje. Lëreni veten të rrëmbeheni nga emocionet, në mënyrë që të jetoni diçka të bukur.

Shigjetari: 

Do të përballeni me tension dhe nervozizëm, ndaj bëni kujdes që të mos e shkarkoni në raportin në çift, pasi nëse keni kaluar një krizë, situata mund të përkeqësohet. Probleme mund të ketë edhe në raport me të tjerët.

Bricjapi: 

Kjo ditë është mjaft e favorshme për të bërë paqe dhe për tu afruar me një person që doni, shkruan noa.al. Edhe puna do të ecë më së miri, pasi diçka që do të nisë në këtë periudhë do të ketë sukses.

Ujori: 

Marsi, Venusi dhe Saturni do i bëjnë ndjenjat mjaft pozitive. Për çiftet, ky është momenti i duhur për të bërë ndonjë ndryshim. Në punë, ka nevojë për organizim.

Peshqit: 

Më në fund situata sentimentale do të nisë të përmirësohet dhe gjërat do të ecin më mirë nga sa e prisnit. Në punë do të ketë tensione.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: