Horoskopi ditor, 27 mars 2020

Dashi: 

Keni kaluar ditë të mbushura me tension dhe tashmë do të keni dëshirë për përgjigje dhe konfirmime. Mundohuni që të mos jeni shumë impulsiv. Ju presin ditë interesante nga pikëpamja sentimentale.

Demi: 

Nëse mundeni, eliminoni disa angazhime nga axhenda juaj, për të gjetur më shumë kohë për të menduar. Duhet të reflektoni mirë, pasi ka gjëra që mund ti keni bërë gabim.

Binjakët: 

Në këtë periudhë jeni shumë të lodhur për shkak të punës. Keni nevojë për kohë për të vlerësuar dhe njohur më mirë dashurinë, ndaj krijoni më shumë hapësirë për ndjenjat.

Gaforrja: 

Do të ketë një rënie energjie, kjo për shkak të angazhimeve të shumta. Hëna do të jetë në kundërshti me të lindurit e kësaj shenje, sidomos në momente tensioni.

Luani: 

Yjet ju mbështesin dhe ju bëjnë më të fortë. Do të keni dashurinë në anën tuaj, por edhe disa miqësi të reja dhe takime të vjetra. Por pavarësisht të gjithave, sa i takon punës jeni të pakënaqur.

Virgjëresha: 

Gjatë këtyre ditëve ndiheni të rënë moralisht. Por kjo situatë është më se normale, pas angazhimeve që keni patur dhe zhvillimeve të reja që kanë ndodhur.

Peshorja: 

Kur keni probleme, mundoheni gjithmonë që të gjeni një mënyrë për ti zgjidhur sa më parë. Vendosmëria juaj, ju lejon që të siguroni shumë avantazhe.

Akrepi: 

Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe do të stimulojë zgjedhje konstruktive të cilat do të realizohen si në punë, edhe në sferën sentimentale. Bëni mirë që të shmangni diskutimet në familje, pasi mund të ketë debate lidhur me paratë.

Shigjetari: 

Do të transmetoni energji pozitive tek njerëzit që keni pranë. Kur bëni një gjest bujarie, mos prisni shpërblim, pasi gjithçka që duhet të prisni është mirënjohje.

Bricjapi: 

Në dashuri, nuk duhet të tregoheni të mbyllur brenda vetes, pasi do të ketë disa mundësi të mira si dhe rikthim pasioni, shkruan noa.al. Pritet të përjetoni emocione të bukura.

Ujori: 

Ju pret një periudhë aspak e lehtë për ndjenjat, ku nëse ka sqarime për të bërë, mund të jetë mirë që ti shtyni. Gjatë javëve të fundit keni pasur probleme fizike, por tashmë mund të ketë përmirësime dhe të ndiheni më mirë.

Peshqit: 

E premtja do të jetë një ditë e qetë, ku më në fund, pas një periudhe të ngarkuar me stres, do të gjeni pak qetësi. Në punë, nuk do të jetë e lehtë që të gjeni një ekuilibër të mirë, por ekziston mundësia që të merrni më shumë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: