Horoskopi ditor, 28 mars 2020

Dashi: 

Nëse ka situata të mbetura pezull, tashmë ka ardhur momenti që të flisni hapur. Vetëm pasi të sqaroheni do të ndiheni më të qetë.

Demi: 

Është e kotë që të kapeni pas situatave të së kaluarës të cilat nuk ju përkasin më. Tashmë ka ardhur momenti për tu kthyer në lojë dhe të mos frikësoheni.

Binjakët: 

Duhet të kaloni çdo pengesë që është e jashtme por që ka ndikim tek ju. Mund të ketë shpenzime shtesë, si dhe ndryshime lidhur me personat që ju rrethojnë.

Gaforrja: 

Do të keni ndikim të favorshëm të yjeve, për të dashuruar më shumë. Është e kotë që të merreni me çështje të së kaluarës, pasi tashmë ka persona që ju mbështesin.

Luani: 

Nëse dikush ju ka krijuar probleme, tashmë duhet të kaloni një sërë vështirësish. Ndërsa kush prej të lindurve të kësaj shenje ka pësuar një ndarje apo krizë, mund të përballet me një kthesë pozitive.

Virgjëresha: 

Në dashuri, tashmë do të keni mundësi që të gjeni një mbështetje apo bashkëpunim me leverdi. Një person të cilin e keni afër, mund të ketë një zgjedhje të dyjëzuar. Mirëpo ky është momenti për të pasur më shumë përgjegjësi dhe mundësi.

Peshorja: 

Në këtë moment nuk iu pëlqen që të mbeteni të mënjanuar, por kur do përballeni me probleme, mirë është që të reflektoni. Kjo ditë do të sjellë zhvillime me leverdi.

Akrepi: 

Ndikimi i kundërt i Marsit, do ju shkaktojë stres të madh. Do të ketë rikuperim të ndjeshëm energjie, ndaj nuk duhet ta vlerësoni këtë periudhë.

Shigjetari: 

Duhet të mundoheni që të keni më shumë kurajo dhe të shmangni personat të cilët ju tensionojnë. Keni nevojë për të gjetur kushte më të mira për të vepruar.

Bricjapi: 

Nuk i toleroni ata që futen në çështjet tuaja. Jeni natyrë e rezervuar dhe për këtë arsye shmangni personat të cilët nuk dinë të jenë të matur. Kjo ditë do të jetë përgjithësisht e qetë.

Ujori: 

Është e rëndësishme që të pushoni më shumë, për të kaluar një problem. Do të keni mundësi që të përmirësoheni në raport me javët e kaluara.

Peshqit: 

Do të ketë probleme të cilat duhen kaluar. Nëse në dashuri nuk po merrni vëmendjen që pretendoni, atëherë mund të vendosni që ta kërkoni tjetërkund.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: