Horoskopi i vitit 2020, ja çfarë parashikojnë yjet për çdo shenjë

Dashi: 

Horoskopi i vitit 2020 për Dashin premton sukses, por me kusht që të bëhen zgjedhjet e duhura dhe të dihet se ç'duhet të presë. Ju pret një vit interesant, por duhet të impenjoheni sepse asgjë nuk është mirëqenë dhe duhet të ruani qetësinë: një koncept që për ju është i vështirë. Ju pret një vit i pasur me gjëra të reja, por çdo gjë ka kohën e vet. Përgatituni që tani për një fillim 2020-ë të vështirë, me shumë të

përpjeta. Por mos kini frikë, sepse Pranvera do të jetë produktive, shumë më tepër nga sa prisni. Rezultatet do të vijnë për sa kohë artin e vështirë të diplomacisë dhe qetësisë.

Dashuria

Horoskopi i vitit 2020 parashikon emocione të mëdha gjatë muajve të parë, por kujdes sepse nuk është e thënë të jenë pozitive. Do ta shihni veten të jeni shumë të ndjeshëm, më tepër se sa duhet për standardet tuaja. Prandaj duhet të prisni zënka të rëndësishme me partnerin si rezultat i keqkuptimeve, disa prej tyre me rëndësi të madhe. Disa nga ju do të marrin vendimin e vështirë të ndërprerjes së një marrëdhënieje, madje edhe të atyre që me shumë gjasa konsiderohen të pathyeshme. Por mos kini frikë, juaja do të jetë zgjedhja e duhur, pasi do t'ju lejojë të zbuloni emocione më pozitive në pjesën e dytë të vitit.

Puna

Fillimi i vitit në punë do të jetë normal, por gjatë muajve të parë do t'i nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor që pason me një rritje të konsiderueshme të përgjegjësive. Gjëra këto që do t'ju sigurojnë përfitime më të mëdha, por në të njëjtën kohë, më shumë stres dhe mungesë ekuilibri. Shumë kënaqësi, por në të njëjtën kohë edhe vendime të rëndësishme për t'u marrë, të cilat në pjesën e dytë të vitit do t'ju zgjojnë dëshirën  për t'u arratisur.

Shëndeti

Siç mund të parashikohet, ju presin shumë ditë lodhjeje. Fiziku juaj do të preket nga ritmet intensive të punës. Kur të mendoni se nuk mund t'ia dilni më, pushoni disa ditë. Pasi të rikarikoheni me energji, do të ktheheni më aktivë se më parë.





Demi: 

Horoskopi i Demit gjatë vitit 2020 premton të jetë pozitiv, por duhet lënë mënjanë impulsiviteti. Mësoni të trajtoni situatat dhe yjet ju premtojnë lajme të shkëlqyera. Mos i ndryshoni letrat në tryezë ose do të rrezikoni të shkatërroni gjithçka. Përgatituni për negativitetin e Jupiterit dhe tundimet negative të Saturnit e Uranit të cilët do t'ju shtyjnë të hidhni poshtë projektet tuaja të papërfunduara.

Dashuria

Një vit jo shumë pozitivë për ata që po kërkojnë shpirtin binjak. Kujdes nga takimet e gabuara, në muajt e parë të vitit do të jenë vërtet shumë. Kjo do të shkaktojë një mbyllje në muajt e verës në të cilat do të dekurajoheni dhe nuk do t'i jepni askujt mundësinë të depërtojë në zemrën tuaj. Por edhe ata që janë çift nuk do të kenë një udhëtim dhe aq të bukur përgjatë këtij viti. Saturni në Bricjap do t'ju bëjë agresivë dhe të predispozuar për t'u grindur. Këshilla është që të lajmëroni partnerin tuaj që tani: do të keni pak durim dhe shumë ndjeshmëri ndaj shkëndijave të nervozizmit. Disa çifte mund edhe të thonë lamtumirë.

Puna

2020-a karakterizohet nga vështirësitë në punë, por do të jeni në lartësinë e duhur me gjithçcka që yjet kanë vendosur në rrugën tuaj. Ata që janë mbikëqyrësit tuaj do ta vlerësojnë shumë mënyrën tuaj të të zgjidhurit të problemeve dhe komplikacioneve. Ju pret një vit shumë produktiv, ku munë fund do t'i lini mënjanë shqetësimet ekonomike. Qëllimet e paracaktuara do të përmbushen me sukses. Kështu që filloni që herët të përvishni mëngët dhe të mësoni të godisni: dikush do të bëjë çmos t'ju pengojë.

Shëndeti

Përsëri Sturni, edhe për sa i përket shëndetit nuk ju lë të qetë. Muajt e verës 2020 do të sjellin me vete një trishtim të përzier me zhgënjim, çka do të bëjë që ta lini pas dore formën fizike.Por kujdesuni edhe për mendjen, e cila mund të hyjë në një gjendje e cila nuk duhet nënvlerësuar. Mbështetuni në figurën e një eksperti që mund t'ju ndihmojë të lehtësoheni. Por mos u shqetësoni shumë sepse viti 2020 do të sjellë gjithashtu shumë qetësi.

Binjakët: 

Horoskopi i Binjakëve për vitin 2020 premton të jetë me fjongo, një vit i ri i artë për ata që kanë lindur nën shenjën e tretë zodiakale. Një vit në të cilin zemra juaj do të rrahë nën ritmet e emocioneve të pabesueshme dhe duket se do të shpërbleheni për angazhime që kishin filluar t'ju dukeshin boshe. Një vit si ky nuk ka për të ardhur për një kohë të gjatë, do të jenë 365 ditë simbol të pozitivitetit. Do të keni mundësinë të merrni një kthesë të papritur dhe të jashtëzakonshme në jetën tuaj. Qetësia dhe mirëqenia janë fjalët kyçe të këtij viti, por do të hyjmë në detaje për të zbuluar se çfarë e bën 2020-ën të jetë kaq speciale.

Dashuria

Është fusha më premtuese e vitit 2020, më pozitivja. Ata që janë çift mund të ecin përpara duke u ofruar partnerëve të tyre diçka që e bën historinë mes tyre më zyrtare: martesë, fëmijë ose shtëpi të re. Beqarët më në fund do të takojnë mikun e tyre të zemrës: jepni më të mirën tuaj dhe përpiquni të mos jeni shumë kapriçoz. Përveç kësaj, yjet favorizojnë marrëdhënie të reja me persona të shenjës së Peshqve, ndërsa ju këshillojmë të shmangni shenjën e Dashit.

Puna

Ndonjëherë, gjatë muajve të fundit keni pasur përshtypjen se po punoni pa marrë asgjë në këmbim. Në fakt, gjithçka ka lëvizur për t'ju zhvendosur këtu ku jeni tani. Sepse ajo çka ju pret në vitin 2002 është me të vërtetë e jashtëzakonshme për gjithçka që ka të bëjë me jetën tuaj profesionale. Nëse keni punuar duke dhënë maksimumin tuaj, ky është momenti kur gjithë meritat do t'ju njihen.

Shëndeti

Për fat të keq nuk mund të kesh gjithçka në jetë dhe puna e tepërt sjell edhe pasoja shëndetësore. Yjet nuk ju këshillojnë të lini pas dore trupin tuaj, por njoftoni mjekun sapo të vini re se diçka nuk shkon. Pak sport do t'ju bënte mirë, kushtojini disa ditë vetes suaj dhe pushoni duke bërë qetësisht gjërat që ju pëlqejnë më shumë. Mos harroni që në jetë nuk ka gjithmonë vetëm detyra, por edhe pak kënaqësi.

Gaforrja: 

Horoskopi i vitit 2020 premton të jetë pozitiv për ju miqtë e Gaforres për sa kohë të  mësoni  të përballeni me gjithçka pa u viktimizuar dhe me më shumë gëzim për të jetuar. Ju presin momente lumturie që nuk do të ndërpriten nga katastrofat që zakonisht imagjinoni. Le të analizojmë atë që ju pret në mënyrë që të qetësoheni për atë që ju pret në vitin 2020. Por si fillim një këshillë: rrini të qetë!

Dashuria

Natyrisht për ju do të jetë e pamundur të braktisni stresin, i cili do të jetë shoqëruesi juaj besnik për muajt e parë të vitit deri në verë. Kjo mund të ndikojë shumë në marrëdhënien tuaj, kujdes nga grindjet dhe mbi të gjitha nga ajo që do të keni tundimin të thoni, por që do të ishte më mirë ta mbanit për vete. Përqëndrohuni në një dialog konstruktiv dhe kënaquni me gëzimet e vogla që do të ndriçojnë 2020-ën tuaj. Beqarët do të kenë disa vështirësi në përfshirjen në një histori serioze. Dhe do të jetë pak edhe faji juaj, pasi dëshira për të gjetur personin e përsosur do t'ju bëjë të humbni mundësinë për të përjetuar aventura emocionuese.

Puna

Për sa i përket punës, do të përballeni me një rritje dhe ndryshim gjatë vitit 2020, por gjithçka do të jetë pozitive. Mos u vetëkënaqni, por përvishni mëngët! Megjithatë, një gjë është e sigurt, të gjitha përpjekjet tuaja do të paguhen shumë pas verës. Me shumë mundësi do t'ju duhet t'i shtyni pushimet, por do të keni kohë për të kaluar me familjen tuaj.

Shëndeti

Përsëri gjëndja shpirtërore mund të ndikojë në shëndetin tuaj. Një gjendje e keqe humori mund t'ju bëjë të bini në një gjendje të lehtë depresive. Përpiquni të bëni aktivitetet tuaja të preferuara, në mënyrë që të forconi trupin dhe mendjen. Bëni sa më shumë joga, palestër dhe shëtitje në ajër të pastër.

Luani: 

Miq të Luanit, horoskopi juaj i vitit 2020 premton të jetë  i veçantë dhe jo shumë i vështirë. Duhet të përfitoni për të zbutur disa qoshe shumë të mprehta të karakterit tuaj. Të patakt dhe ndonjëherë agresivë, jo gjithmonë do t'ju ecë me këto sjellje. Yjet ju sugjerojnë të qetësoheni, të hidhni rrënjë të thella dhe të shihni gjithçka nga një këndvështrim tjetër. Miq të Luanit, vëreni shpirtin në paqe sepse 2020-a do të jetë për ju një vit ndryshimesh, viti në të cilin do të mbyllni përfundimisht një portë të së shkuarës dhe në të cilin duhet të shihni të ardhmen në një mënyrë tjetër. Mësohuni të përshtateni dhe të arsyetoni për gjëra që i shihni si të pamundura, por është e nevojshme të menaxhoni më mirë energjitë tuaja.

Dashuria

Do të jetë një vit jo i lehtë nga pikëpamja sentimentale. Nëse keni një familje, duhet të merrni përgjegjësitë tuaja, sidomos për të evituar frustrimin e partnerit tuaj. Do të vini gjithçka në diskutim, por nga ana tjetër do të keni edhe raste për t'i treguar partnerit dashuinë që ndjeni për të. Beqarëve do t'u dalë shumë më mirë, pasi do t'u dorëzohen rrymave të forta të pasionit. Është vendimi i tyre nëse do të angazhohen më tej, apo do t'i quajnë kalimtare dhe do t'i braktisni këto përvoja të zjarrta. Yjet i këshillojnë të shoqërohen me dikë të Virgjëreshës.

Puna

Përgatituni për disa probleme nga këndvështrimi i punës, i shkaktuar kryesisht nga marrëveshje dhe afate jo të respektuara. Durimi juaj do të vihet në provë të fortë dhe pasojë e drejtpërdrejtë do të jetë rritja e agresivitetit tuaj të famshëm. Yjet ju këshillojnë të përvishni mëngët dhe të mos ndikoheni shumë nga grindjet dhe afatet. Me durimin dhe përqëndrimin e duhur mund të arrini të gjitha qëllimet tuaja.

Shëndeti

Për sa i përket shëndetit, do të kemi lajme të mira. Horoskopi i vitit 2020 nuk parashikon probleme të mëdha, përveç ndonjë rënie energjish. Shpesh do të ndiheni pak të acaruar dhe pak të lodhur. Do të mësoni të shfrytëzoni sa më shumë momentet e qeta dhe do të mësoni të menaxhoni energjitë në mënyrë të frytshëm.

Virgjëresha: 

Horoskopi i Virgjëreshës për vitin 2020 nuk do të ndryshojë shumë nga ai i vitit 2019" një vit neutral në të cilin nuk priten shumë trazira, si në aspektin negativ, ashtu dhe atë pozitiv. Kështu që miq të dashur, mos prisni ndonjë kthesë kush e di se çfarë: yjet do t'ju kenë nën vëmendje, por bilancet duhet t'i bëni ju. Natyrisht, keni përpara disa projekte të rëndësishme. Jo të gjitha, megjithatë, do ta shohin fundin, disa do të lihen mënjanë. Do të keni doza të mira humori. Por ajo që do të bëjë diferencën është aftësia juaj për të qenë metodik dhe preciz.

Dashuria

Sigurisht që do të ndodhë një ndryshim për miqtë single: jeta juaj romantike do të tronditet. Dëshira për të dashuruar do të ndihet që muajt e parë të vitit 2020. Ata që janë çift, do të jetojnë një 2020 të lumtur dhe të kënaqshme, mbi të gjitha për shkak të ndikimit pozitiv të Jupiterit. Mund të planifikoni një të ardhme së bashku me partnerin tuaj. Në këtë rast do të duhet të pranoni të gjitha kompromiset ose të rrezikoni të hidhni gjithçka poshtë.

Puna

Nga pikëpamja e punës ka një lajm të mirë. 2019-a ishte një vit mjaft i favorshëm për ju nga pikëpamja profesionale. Meritat kanë  ardhur dhe në vitin 2020 do t'ju kërkohen përpjekje të tjera të palodhura. Për ju vlen këshilla e zakonshme: mos u kapni nga ankthi dhe ruani gjithmonë qetësinë. Ju keni aftësinë për të qëndruar atje ku jeni dhe askush nuk mund t'ju zhveshë nga suksesi që keni arritur.

Shëndeti

Siç u përmend, viti 2020 do të jetë shumë i qetë për ju. Prandaj shfrytëzoni këtë qetësi për të menduar më shumë për shëndetin tuaj dhe veçanërisht regjimin ushqimor. Ndonjëherë keni tendencën ta neglizhoni shumë veten për shkak të angazhimeve në punë të cilat i konsideroni më të rëndësishme se shëndeti. Dhurojini vetes disa pushime ose ca ditë qëndrim në shtëpi, në qetësi totale, pasi do t'ju bëjë shumë mirë.

Peshorja: 

Horoskopi i Peshores për vitin 2020 premton të jetë fantastik. Pas vështirësive të vitit 2019 yjet ju premtojnë një vit të qetë dhe me fat, me kusht që të lini vërtet gjithçka pas krahëve. Harrimi i vështirësive nuk do të jetë i lehtë dhe mos mendoni se do të gjeni qetësi që në fillim t janarit. Por me siguri, para verës do të keni ecur shumë mirë përpara, ndërkohë që mund të bëni përpjekje për të përmirësuar jetën tuja dhe atë të njerëzve afër jush.

Dashuria

Beqarët me shumë gjasa janë në këtë status për arsye të një ndarjeje që ndodhi në vitin 2019. Një fund jo i dëshiruar nga ju, por nga partneri juaj. Nga kjo pikëpamje, do të duhet kohë para se të dorëzoni përsëri veten në një dashuri të re. Kjo kohë gjithashtu duhet të shërbejë për të kuptuar se çfarë nuk shkonte në marrëdhënien tuaj të mëparshme në të cilën keni dhënë aq shumë. Për sa i përket Peshoreve që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme, do të duhet të punojnë me mërzinë dhe monotoninë. Përpiquni ta bëni më pikante marrëdhënien tuaj duke organizuar një udhëtim ose aktivitet interesant.

Puna

Përgatituni për një goditje vërtet të ulët nga një koleg i veçantë për ju. Ju (që s'para shquheni për durim), duhet të analizoni me qetësi situatën.Duhet të bisedoni vetëm me ata që janë përgjegjës vetëm kur të keni prova të pakundërshtueshme në dorë. Çojini projektet tuaja para me qetësi dhe saktësi dhe rezultatet do të vijnë.

Shëndeti

Ankthi rreth ngjarjeve negative të vitit 2019 nuk është i destinuar të largohet shumë shpejt. Po që prej muajit Mars gjërat do të fillojnë të kthehen në favorin tuaj dhe shëndeti juaj do të jetë më mirë gjithashtu. Do të jeni më të qetë, në mënyrë që të mendoni për aktivitete të dedikuara vetes suaj. Joga për shembull do t'ju ndihmonte ndjeshëm, por edhe meditimi. Nga pikëpamja e shëndetit, horoskopi i vitit 2020 nuk parashikon probleme. Përpiquni të mos lodheni dhe të mendoni për sistemin imunitar.

Akrepi: 

Sjellja juaj do të jetë e para që do të ndryshojë: më në fund do të mësoni të përballeni me gjithçka duke evituar ankthin e zakonshëm që ju prek shumë. Yjet ju garantojnë një 2020-ë të artë në të gjitha fushat e jetës suaj, por duhet të mësoni të keni një qëndrim të respektuar ndaj njerëzve që keni afër. Mos u kapni me këdo dhe eliminoni zemërimin që ju karakterizon aq shumë. Duke vepruar kështu do të jetoni një 2020-ë të qetë dhe plot surpriza.

Dashuria

Mënyra juaj e të parit të dashurisë është shumë ndryshe nga çdo të thotë në të vërtetë kjo ndjenjë e rëndësishme. Ju e lejoni veten të udhëhiqeni nga pasioni dhe preferoni marrëdhëniet jo shumë impenjuese: të shkurtra, por intensive. 2020-a do t'u sjellë miqve beqarë të Akrepit pikërisht atë që dëshirojnë në të vërtetë: një marrëdhënie emocionuese, por jo domosdoshmërit e lidhur nyje me partnerin. Ata që janë çift duhet të mësojnë të menaxhojnë më mirë historinë e tyre, sepse viti i ardhshëm do të sjellë shumë grindje me partnerin. Yjet ju sugjerojnë të gjeni disa kompromise sepse rreziku për të jetuar një atmosferë të rëndë në shtëpi është vërtet i lartë.

Puna

Miqtë që tashmë janë në punë do të kalojnë një 2020-ë pozitive, edhe nga pikëpamja ekonomike. E vetmja përpjekje që yjet do të kërkojnë nga ju është ta nxirrni veten më shumë në pah. Kurse miqtë e papunë nga ana tjetër, do të kenë mundësi të gjejnë një punë të denjë për ta, punë për të cilën kanë pritur prej kohësh. Si përmbledhje, nga pikëpamja profesionale, 2020-a nuk do të zhgënjejë duke sjellë lajme pozitive dhe mundësi që duhen kapur.

Shëndeti

Disa probleme të vogla do të vërehen në fushën e shëndetit. Por mos u shqetësoni miq të Akrepit, asgjë serioze. Ndoshta neglizhimi i trupit tuaj, do të bëjë që të ulet sistemi imunitar. Prandaj, vëmendje ndaj griprave dhe sëmundjeve të sezonit, në vitin 2020 do t'ju duhet të kaloni disa ditë më shumë në shtrat.

Shigjetari: 

Prisni një vit të mrekullueshëm, në të cilin do të arrini të merrni gjithçka që dëshironi... Buzëqeshni Shigjetarë të dashur sepse horoskopi i vitit 2020 ju premton të reja interesante dhe raste që s'duhen humbur. Ju takon ju të kuptoni çfarë duhet të kapni dhe çfarë duhet të lini mënjanë. Punë të mbarë! Më në  fund do të arrini ta keni kokën në vend dhe do të keni pranë këshillat e njerëzve që ju duan shumë. Por prisni gjithashtu shumë emocione pozitive, gati për t'ju rrahur zemra përsëri! Viti që po vjen ju kërkon vetëm diçka: t'i thoni lamtumirë vetmisë. Mjafton të mendoni për vetveten, kështu do t'u përkushtoheni edhe të tjerëve. Dhe për të bërë këtë mund të mbështeteni në ndihmën e Jupiterit, i cili në vitin 2020 do t'ju japë mbështetjen e nevojshme.

Dashuria

Beqarët e dinë që tani se në vitin 2020 do të kenë më në fund mundësinë të gjejnë dashurinë e vërtetë që e prisnin prej kaq kohësh. Por kujdes, mos u pushtoni nga xhelozia dhe krenaria, dy elemente që janë të pamundura të dozohen. Nga pikëpamja emocionale, mund të shkojë pak më mirë për ata që janë në një lidhje të qëndrueshme. Në vitin 2002, partneri mund të ketë ndonjë pasiguri të vogël. Këto pasiguri do ta bëjë atë t'ju kërkojë një demonstrim më të fortë dashurie. Në plan afatgjatë, kjo mund t'ju bëjë nervozë:  nga këtu mund të arrihet thjesht në një tension në çift.

Puna

Puna juaj po shkon shumë mirë dhe aktualisht duhet të evitoni kërkimin e ndonjë pune tjetër. Në vitin 2020 do të ndjeni dëshirën të jeni pak më  të lirë. Por duhet të kujtoni fjalët që ju thamë më sipër:  duhet ta keni mendjen në vend! Diçka nuk po funksionon dhe ju takon juve ta përpiqeni të kuptoni se në cilin mjedis profesional duhet të drejtoheni.

Shëndeti

Lajme të mira nga pikëpamja shëndetësore, por duhet të keni kujdes me lodhjen. Shmangni lëvizjet e shpeshta dhe pushoni kur trupi juaj kërkon pushim. Stresi, herët ose vonë do të sjellë pasojat e tij dhe duhet ta dini tashmë.

Bricjapi: 

Mbani larg negativitetin që ju shoqëron në çdo gjë. Hapni zemrën tuaj ndaj lumturisë dhe qetësisë... Horoskopi i Bricjapit për këtë vit të ri, njofton për shumë të reja, të cilat mund t'i shijoni vetëm nëse mësoni të largoni pesimizmin që ju karakterizon. Shenja juaj zodiakale nuk është aspak e lehtë, është mbase më e vështira dhe negativiteti që mbani me vete është i njohur në të gjithë. 2019-a ishte dhe është akoma një vit i jashtëzakonshëm për ju. Le të zbulojmë çfarë duhet të prisni nga 2020-a. Saturni do të jetë aleati juaj dhe do t'ju ndihmojë të rregulloni anët më të vështira të karakterit tuaj. Do të jetë i dobishëm sidomos kur të gjendeni para ofertave të punës dhe dashurisë.

Dashuria

Ata që janë beqarë të mos presin një vit përrallor, edhe pse s'do të mungojnë disa surpriza interesante. Pra, mos prisni të gjeni shpirtin tuaj binjak. Megjithatë, nuk do të mungojnë rastet për  të njohur njerëz të këndshëm me të cilët do të krijoni lidhje të mrekullueshme. Mos harroni se dashuria nuk shkon tek ata që e kërkojnë me ngulm dhe në mënyrë obsesive. Ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme nga ana tjetër, duhet të bëjnë kujdes nga monotonia, gjë që mund të bëjë që ju dhe partneri juaj të largoheni pak. Por nuk duhet të shqetësoheni sepse shumica e historive janë të forta dhe të qëndrueshme.

Puna

Në punë nga ana tjetër, duhet të tregoheni të fortë sepse ka ardhur momenti të merrni atë çka është me të vërtetë e juaja. Përpiquni të ngulni këmbët në tokë dhe ta bëni veten të vlefshëm, koha e shfrytëzimit ka mbaruar dhe ata që janë përgjegjës se shpejti do ta mësojnë atë. Për ju Bricjapë që jeni në kërkim të një pune, duhet të tregoni durim, 2020-a nuk do të jetë dhe aq me fat në këtë drejtim. Ndihma do t'ju vijë nga armiku juaj me hark: Akrepi.

Shëndeti

Horoskopi i vitit 2020 është i sigurt për diçka: Viti që ju pret duket shumë pozitiv nga pikëpamja shëndetësore.  Mjekun do ta shihni shumë pak. Duhet të filloni të shqetësoheni për sasinë dhe cilësinë e gjumit tuaj, përndryshe mund të ndiheni shumë të lodhur gjatë punës.





Ujori: 

Horoskopi i vitit 2020 për Ujorin do të jetë me ulje e ngritje, por që nuk duhet  të tremben. Sepse do të rriten personalisht dhe do të krijojnë eksperiencë të madhe. Me kuriozitetin e tyre të linduri, do të mësojnë t'i shohin gjërat nga një anë tjetër, që do t'i bëjë të vlerësojnë më shumë ato që kanë. Viti 2020 do të jetë shumë i veçantë për sa i përket shoqërisë së partnerit që d'i mbajë gjihtmonë prej dore. Por miq të Ujorit, duhet të jeni gati të shtrëngoni dhëmbët për të përmirësuar disa situata.

Dashuria

Ujorë të dashur, nëse jeni në kërkim të shpirtit binjak, dijeni që në vitin 2020, zemra do t'ju rrahë në unison me pasionin. Me gjithë dëshirën për t'iu përkushtuar sa më shumë njerëzve, nuk do t'ju lejojë të lidheni me dikë në veçanti. Për pasojë, shpirti binjak nuk do të duket gjatë 2020-ës. Miqtë në çift do t'ia kalojnë mirë, por duhet të impenjohen për të mbushur boshllëqet që u kanë bërë shoqëri gjatë gjithë vitit 2019. Partneri është në dyshime dhe nuk e di më nëse dashuria juaj është aq e fortë sa e tij. Me pak fjalë miq, nëse keni gjetur dashurinë e vërtetë, duhet të bëni gjithçka pë ta mbajtur fort.

Puna

Ujorët që janë në punë, e dinë që në vitin 2020 duhet të merren me disa ndryshime që do t'i vështirësojnë gjërat për ta. Prestigji që keni fituar ka çmimin e tij, varet nga ju të kuptoni nëse ia vlen. Lajme të mira për ata që janë në kërkim të një pune. 2020-a do t'ju dhurojë oferta tërheqëse, por kujdes, mos u kapni nga paniku. Vlerësoni atë që është më e mira për ju, yjet mund t'ju shtyjnë drejt një ndryshimi drastik të drejtimit.

Shëndeti

Për fat të keq, Saturni mund të sjellë disa probleme shëndetësore gjatë 2020-ës. Mos filloni të alarmoheni, por kujdesuni që tani për stomakun tuaj. Mos i anashkaloni simptomat dhe mos kini hezitim të shkoni tek mjeku për t'iu nënshtruar testeve specifike.

Peshqit: 

Çfarë i pret Peshqit këtë vit të ri? Në fakt, miq të dashur të shenjës zodiakale të Peshqve, parashikimet për vitin e ri nuk janë më të mirat. Nuk do të jetë vit i paharrueshëm për ju, megjithëse siç e dini, janë 365 ditë dhe dot ketë kohë si për gëzime, ashtu  edhe për dhimbje. Por mbi të gjitha, sipas asaj që thonë astrologët, do të ketë kohë për të korrigjuar gabimet e bëra në të shkuarën. Le të shohim së bashku se për çfarë po flasim.

Dashuria

Le të fillojmë nga sfera sentimental, një nga më të rëndësishmet për personat e kësaj shenje të zodiakut.  Për ata që nuk janë në një lidhje, ndodh sepse nuk kanë dëshirë të jenë në të. Ndoshta 2020-a mund të jetë viti i piedestalit, por vetëm nëse vendosni veten në provë. Nëse vazhdoni të arratiseni duke shpresuar se të tjerët do t'u ndjekin, me siguri nuk do ta arrini kurrë qëllimin. Ju miq që keni një partner, kini kujdes sepse viti i ri mund të sjellë me vete gjithë pakënaqësitë 'e groposura' me kalimin e kohës. Hidhni sëpatën e luftës dhe kërkoni kompromise. 

Puna

Siç e thamë, për Peshqit, 2020-a mund të jetë viti për të rregulluar disa gabime të bëra në të shkuarën. Sidomos për sa i përket punës, ndonjëherë nuk do të jeni simpatikë. Do të doni që gjërat të të bëhen siç thoni ju dhe mos u përpiqni të shkoni kundra nevojave të kolegëve. Përpiquni të gjeni një pikë të përbashkët me ta.  Miqësitë në punë janë të rëndësishme pothuajse sa ato jashtë fushës profesionale.

Shëndeti

Për sa i përket shëndetit, miq të Peshqit, nuk do të jetë një vit i keq. Vetëm kini kujdes të mos akumuloni shumë stres, pasi shumë shpesh sjell me vete probleme të tjera shëndetësore. Merrni kohën tuaj kur keni nevojë të pushoni dhe kujdes me impenjimet. Qëndroni në batanije kur keni nevojë dhe mos veproni si superheronj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: