Horoskopi javor, 1 - 7 korrik 2019

Dashi: 

Dashuria

Këtë jave do bëni te pamundur qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te bukur. Do bashkëpunoni fort me partnerin dhe nuk do i dilni kundër njeri-tjetrit për asgjë. Beqaret nuk duhet te bëjnë gabim te hidhen ne krahët e te parit qe do i joshe sepse do lëndohen tej mase.

Puna

Ne planin financiar mund te bëni gabime te njëpasnjëshme dhe situata nuk do jete e qëndrueshme. Shëndeti do jete delikat ditët e para, por do përmirësohet pas te enjtes. Mos e neglizhoni ushqimin dhe gjumin. Ne pune do i keni shume te qarta hapat qe duhet te hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Jeta familjare nuk do jete ne gjendjen me te mire.

Demi: 

Dashuria

Jeta juaj ne çift do jete shume e qete gjate kësaj jave. Do merreni vesh me mirëkuptim me partnerin dhe nuk do ju dalin aspak telashe. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk e presin dhe jeta do ju marre tjetër drejtim. Përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen pa u menduar gjate.

Puna

Ne planin financiar duhet te shmangni investimet e ekzagjeruara sepse situata do ju dale jashtë kontrollit atëherë kur te mos e prisni. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Lodhja dhe vapa do bëjnë punën e vet. Shpesh do ndiheni pa fuqi. Ne pune do jeni te logjikshëm dhe shume te matur, prandaj gjithçka do ju ece ashtu si e kishit parashikuar. Jeta familjare do ketë përmirësime te mëdha.

Binjakët: 

Dashuria

Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund.

Puna

Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t'i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.

Gaforrja: 

Dashuria

Javë e ngrohtë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i kaloni të gjitha pengesat dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet e bëra. Beqaret do i kenë idetë shume te qarta dhe do dini si dhe ke te joshin. Dita me më fat do jete e mërkura.

Puna

Financat do përmirësohen tej mase jo vetëm nga ndihma e te afërmve, por edhe nga strategjia qe keni ndjekur ju kohet e fundit. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Do keni probleme me gjumin dhe shpesh do ndiheni pa fuqi. Mos lini pa konsumuar frutat dhe perimet e stinës. Ne pune mos merrni vendime te nxituara sepse do pendoheni. Kërkoni ndihmën e miqve nëse nuk jeni shume te qarte. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Luani: 

Dashuria

Mos u mbyllni ne vetvete gjate kësaj jave, por shprehjani partnerit çdo gjë qe do ndieni. Vetëm ne këtë mënyrë do afroheni me tepër me te. Harrojeni te shkuarën e hidhur dhe mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime fantastike te cilat mund t'ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë.

Puna

Financat do përmirësohen aq shume ne mënyrë te papritur saqë do ju duhet sikur jeni neper ëndrra. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk ka qene asnjëherë me pare kaq e mire sa do jete këtë jave. Ne pune do keni goxha ngarkese, por do jeni këmbëngulës dhe te vendosur për t'ia dale mbanë. Asgjë nuk do ua ndale dot vrullin. Jeta familjare do jete e qete dhe pa probleme.

Virgjëresha: 

Dashuria

Klima yjore do jete shume e ngrohte këtë jave për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni plot çaste te lumtura me partnerin dhe me ne fund do ndiheni te plotësuar. Beqaret qe kane kaq kohe qe po kërkojnë dashurinë me ne fund do kenë njohje interesante me persona qe do ja vleje te fillohet lidhje.

Puna

Ne planin financiar mos bëni gabime sepse po filluan problemet nuk do arrini dot ta stabilizoni situatën për shume kohe. Ne përgjithësi shëndeti nuk do jete i keq, vetëm se duhet te bëni sa me pare një vizite tek dermatologu. Ne pune koleget do jene gati te bashkëpunojnë me ju për t'i përmbushur sa me pare objektivat. Do keni me tepër arritje nga sa mendonit. Ne familja mund te ketë disa debate te vogla.

Peshorja: 

Dashuria

Këtë jave do i rregulloni problemet qe keni pasur me partnerin tuaj dhe pas te mërkurës do jeni me te qete. Do i shihni gjerat me një sy tjetër tashme. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe pa u lodhur aspak do e gjejnë princin e tyre te kaltër. 

Puna

Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do shpenzoni pa ju dridhur dora dhe ky do jete një gabim i madh me shume pasoja. Me shëndetin duhet te jeni me te kujdesshëm. Nëse ju del ndonjë shqetësim duhet patjetër te merrni masa pa u përkeqësuar situata. Ne pune do keni shume vështirësi, por serish nuk do e humbni optimizmin. Te gjithë do ju kenë zili për këmbënguljen dhe durimin. Jeta familjare do mbetet ashtu si ka qene.

Akrepi: 

Dashuria

Javë e mbushur me dialog do jetë kjo për ata që janë në një lidhje. Shume gjera do i ndryshojnë për mire ne jetën tuaj dhe emocionet do shtohen dite pas dite. Beqaret do kenë vetëm dashuriçka kalimtare he pa asnjë te ardhmen. Do ju duhet presin akoma me gjate për ndryshime.

Puna

Financat do i keni nen kontroll gjithë kohës kështu qe gjendja do jete e kënaqshme ne çdo moment. Mund te bëni edhe disa investime afatgjata. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime te vogla, por qe me pak përkujdes nga ana juaj mund te zgjidhen. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do kënaqeni me aq sa do arrini. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet e mire dhe bashkëpunimi do forcohet.

Shigjetari: 

Dashuria

Kjo jave do jete me e qete për te dashuruarit. Do ndiheni me te sigurte për ndjenjat e partnerit tuaj dhe nuk do kërkoni nga ai gjera ekstravagante. Beqaret duhet te bëjnë durim sepse vetëm ne fundjave do mund te gjejnë personin e duhur. Po u nxituan mund te bëjnë gabime.

Puna

Ne planin financiar mund te ndërmerrni edhe disa rreziqe vetëm qe ta përmirësoni gjendjen. Do ja dilni mbanë. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi mund te ndiheni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do jeni profesioniste dhe keni për te arritur atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Mund te merrni lavdërime, shpërblime, por edhe rritje ne detyre. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet si ka qene.

Bricjapi: 

Dashuria

Kjo do jete një jave vendimtare për ata qe janë ne një lidhje. Nëse keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje ne çift qe nga fillimi kësaj periudhe gjerat do fillojnë te ndryshojnë. Beqaret duhet te jene me te kujdesshëm dhe nuk duhet te besojnë verbërisht tek fjalët e bukura qe do ju thonë disa persona.

Puna

Klima yjore do jete e përshtatshme qe ju te përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi qe iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni ne situata te tilla. Shëndeti gjithashtu do jete i shkëlqyer. Do keni energjinë qe do ju nevojitet. Ne pune klima do jete e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Ne familje do jeni me te organizuar.

Ujori: 

Dashuria

Jave shume e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri nuk do ketë shume kohe te lire qe ta kaloje me ju dhe kjo do ju brengose tej mase. Here pas here do lindin edhe mosmarrëveshje. Beqareve nuk do ju mungojnë mundësitë për te dale neper takime dhe për te pasur njohje te reja, por duhet qe ata t'i shfrytëzojnë sa te mundin.

Puna

Buxheti nuk do jene ne gjendjen me te mire. Nuk do i bëni me kujdes llogarite dhe ky do jete gabimi me i madh. As shëndeti nuk do jete ashtu si e prisnit. Do ndiheni shpesh te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme dhe do jeni mjaft konfuze. Kërkoni ndihme nga koleget sa me pare. Jeta familjare do mbetet e qete.

Peshqit: 

Dashuria

Venusi do jete i pozicionuar me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do dini si t'i shprehni ne çdo moment ndjenjat dhe nga ana tjetër partneri nuk do ndalet se ju surprizuari gjithë kohen. Beqareve do ju ofrohen plot mundësi për takime dhe njohje interesante, por ata nuk do ndihen ende gati. Duhet te dini qe jo gjithmonë do ju krijohen kushte te tilla.

Puna

Buxhetin do dini si ta mbani nen kontroll gjithë kohen. Ju asnjëherë nuk shpenzoni pa i bere me kujdes llogarite. Neptuni do jete planeti me i favorshëm për shëndetin. Ai do ju beje te jeni ne forme te shkëlqyer dhe plot energji. Ne pune do jeni te qete dhe do arrini atje ku doni me shpejt nga sa kishit menduar. Jeta familjare do jete perfekte.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: