Horoskopi javor, 20-26 prill 2020

Dashi: 

Do jeni shumë të mençur gjatë kësaj jave dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi.

Buxheti do vazhdojë të mbetet i mirë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet që keni menduar.

Për shëndet më të mirë ka ardhur momenti të kujdeseni për ushqimin dhe të çlodheni. Po nuk i zbatuat këto rregulla shumë shpejt do keni shqetësime.

Demi: 

Do jeni më shprehës gjatë kësaj jave dhe do thoni çdo gjë që do mendoni.

Financat nuk do favorizohen nga yjet kështu që bëni kujdes me të gjitha shpenzimet nëse nuk doni të mbeteni pa para.

Shëndeti gjithashtu do kërkojë më tepër përkujdes. Mos neglizhoni gjumin dhe ushqimin.

Binjakët: 

Planetët do ju ndihmojnë ta mbroni veten dhe jetën tuaj nga çdo gjë këtë jave.

Buxheti do ketë përmirësime të vogla, por që do ju hyjnë në punë.

Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Nëse keni kaluar një infeksion para disa kohësh do pastroheni tërësisht.

Gaforrja: 

Gjatë kësaj jave nuk do ju mungoje origjinaliteti dhe shpesh mund të kaloni në delir.

Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse do ju dalin probleme shumë serioze.

Shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe morale. Mos harroni të konsumoni fruta dhe të bëni kujdes me yndyrën e tepruar.

Luani: 

Marsi që në përgjithësi ju ka nxitur të jeni luftarakë dhe të kundërshtoni, këtë javë do ju nxitë të jeni më të qetë dhe të kërkoni përherë paqen.

Buxheti do jetë i mirë dhe pa probleme, megjithatë sa herë të bëni shpenzime duhet t’i bëni me kujdes llogaritë.

Shëndeti do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite.

Virgjëresha: 

Venusi dhe Urani do kujdesen për ju gjatë gjithë kësaj jave dhe do sjellin gjëra përgjithësisht pozitive.

Në planin financiar nuk do i bëni me kujdes llogaritë dhe ka rrezik që duke filluar nga e enjtja të keni probleme.

Shëndeti do ketë vetëm disa shqetësime të vogla, pasi do keni mbrojtje goxha të mirë imunitare.

Peshorja: 

Jupiteri do ju bëjë intuitivë gjatë kësaj jave dhe me shumë mundësi nuk do gjendeni në situata të sikletshme.

Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur kjo edhe falë ndihmës së familjarëve. Në fundjavë mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Shëndeti do jetë më i mirë se kohet e fundit megjithatë ende nuk do e rimerrni plotësisht veten.

Akrepi: 

Një fllad i ngrohtë lirie dhe gëzimi do fryjë këtë javë. Në tërësi gjërat kanë për t’iu ecur më së miri.

Në planin financiar duhet të merrni masa strikte nëse doni që gjendja të stabilizohet. Po shpenzuat pa masë do keni probleme.

Shëndeti do jetë i mirë dhe pa shqetësime. Edhe dhimbjet që keni ndier së fundmi do qetësohen.

Shigjetari: 

Mundohuni të hiqni dorë nga zakonet e këqija nëse doni të ndiheni më të qetë këtë javë.

Në planin financiar do jeni me shumë fat. Do i shlyeni borxhet, do investoni dhe do jeni të qetë.

Shëndeti nuk do jetë i mirë. Planetët do iu nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me zorrët dhe stomakun.

Bricjapi: 

Dita e mërkurë do jetë më ë rëndësishmja e kësaj jave, mbajeni mend.

Buxhetin do e keni kujdes dhe për fat të mirë gjendja do mbetet shumë e mirë. Përfitoni për të bërë ndonjë investim.

Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi yjet këshillojnë të bëni pak më tepër kujdes me ushqimet. Nëse keni pasur probleme me qarkullimin e gjakut do kenë përmirësime.

Ujori: 

Më në fund yjet do ju sjellin qetësi dhe harmoni në jetën tuaj.

Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa e kishit imagjinuar.

Pas një periudhe jo te mirë dhe pa shumë energji, këtë jave do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport.

Peshqit: 

Mundohuni të vini në praktikë ato që keni mësuar kohët e fundit dhe çdo gjë do ju ecë më së miri.

Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe pse në fakt gjendja do jete e kënaqshme.

Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mos hani më tepër sesa duhet sepse stomaku juaj do jetë i ndjeshëm dhe do ndieni dhimbje. Edhe lodhja do sjellë pasojat e veta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: