Horoskopi javor, 9-15 shtator 2019

Dashi: 

Dashuria

Nuk do dashuroheni dot ashtu si keni menduar ju te dashuruarit dhe marrëdhënia juaj ne çift nuk do jete ashtu si e keni pritur. Për te qene te qete me mire flisni hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret duet te largojnë turpin dhe komplekset nëse duan te fillojnë sa me pare një lidhje. Nga ana tjetër mire do bëjnë te mos besojnë verbërisht tek te gjithë ata qe do i propozojnë.

Puna

Financat nuk do jene te këqija ditët e para, por duke bere çmenduri situata ka për t'iu dale shpejt jashtë kontrollit. Stresi dhe ankthi do krijoje probleme te mëdha me shëndetin. Praktikoni yoga dhe here pas here çlodhuni. As puna nuk do ece mire. Shpesh do gjendeni ne udhëkryqe. Me familjaret duhet te jeni me te duruar.

Demi: 

Dashuria

Jeta ne çift do jete mjaft e privilegjuar këtë jave. Do kujdeseni mjaft për atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush ka për te qene e begate. Beqaret do jene shume me te kujdesshëm dhe me te ekuilibruar kur te bëjnë përzgjedhje. Ka mundësi qe një pjese te gjejnë personin ideal me te cilin do fillojnë edhe lidhje afatgjata.

Puna

Financat ka mundësi te përmirësohen goxha. Do i keni shume me te qarta hapat qe duhet te hidhni. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Stresi dhe lodhja mund te sjellin edhe ndonjë shqetësim. Ne pune fati do ju buzëqeshë ne çdo moment dhe keni për te pasur arritje te padiskutueshme. Me familjaret marrëdhënia do jete e shkëlqyer.

Binjakët: 

Dashuria

Këtë jave do jete ndryshime te mëdha ne jetën tuaj ne çift, por për fat te mire te gjitha pozitive. Bëhuni gati te përjetoni emocionet qe keni ëndërruar gjithmonë. Venusin do e keni pranë gjate gjithë kohës. Beqaret do vazhdojnë te jene ëndërrimtare, por ndryshe nga herët e tjera sot disa ëndrra do mund te realizohen.

Puna

Hëna do ju nxite te kryeni shpenzime te njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot ta kontrolloni veten. Situata do jete delikate. As shëndeti nuk do jete ashtu si e prisnit. Nuk do jeni ne formën e duhur dhe mund te keni shqetësime nga shpina, këmbët apo edhe nga koka. Ne pune perspektivat duken te mira. Do merrni vendime te rëndësishme dhe do hidhni hapa para ne karriere. Familja pa asnjë problem.

Gaforrja: 

Dashuria

Ndryshime te mëdha do ketë këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Nuk do jeni me kritike ndaj partnerit tuaj dhe do kërkoni falje për disa gabime qe keni bere. Beqaret do kenë një jete me aktive dhe do mund ta gjejnë personin e përshtatshëm. Mire do jete t'i bëjnë sytë katër ne çdo moment.

Puna

Buxheti nuk do jete i keq, por nëse ju kërkohen borxhe ose mos jepni ose merrni garanci me shkrim. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Edhe ata qe vuanin nga pagjumësia do jene me te qete. Ne pune klima do jete e qete dhe harmonike. Do filloni projekte serioze dhe fale ideve te mira do i realizoni te gjitha ne kohen e duhur. Ne familje do i zgjidhni disa mosmarrëveshje qe keni pasur dhe do jeni me te qete.

Luani: 

Dashuria

Ka rrezik qe gjate kësaj jave te keni shume debate dhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj. Secili prej jush do kërkojë te dale e veta dhe nuk do bëni tolerime. Ata qe janë ende vetëm ka mundësi te njihen me disa persona interesante gjate ndonjë mbledhjeje apo gjate ndonjë udhëtimi ne fundjave.

Puna

Buxheti nuk do jete i keq, por disa persona te cilëve iu keni marre hua do kërkojnë me ngulm qe t’ua ktheni. Kjo ka për ta dobësuar gjendjen goxha. Shëndeti do jete me i mire pas te martës. Do jeni ne forme dhe do keni energjinë e duhur. Ne pune do jeni me te organizuar dhe se bashku me disa kolege te vjetër do arrini atje ku iu kane kërkuar shefat. Jeta familjare di ju sjelle vetëm gëzim.

Virgjëresha: 

Dashuria

Pritet qe dielli te linde ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do i lini pas krahëve problemet qe keni pasur me partnerin dhe do mundoheni qe tani e tuje te krijoni një klime sa me te ngrohte. Te dy do bëni përpjekje dhe do ja dilni mbanë. Beqaret do marrin një propozim fantastik ne momentin qe me pak do e presin. para se te japin përgjigjen duhet te reflektojnë pak ne mënyrë qe nesër te mos pendohen.

Puna

Financat do kenë përmirësime dite pas dite dhe deri ne fundjave gjendja do normalizohet goxha. Shëndeti nuk ka për te qene i keq, megjithatë disa kontrolle rutine do jete mire qe t'i bëni. Ne pune do jeni kurajoze dhe te vendosur prandaj do e arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Edhe me familjen gjerat do ecin mire.

Peshorja: 

Dashuria

Kjo jave nuk do jete me shume pasion për juve qe jeni ne një lidhje, por gjithsesi probleme te mëdha nuk do keni. Kënaquni me qetësinë qe do mbizotërojë. Beqaret do e kenë thelbësor mendimin e miqve dhe familjareve para se te bëjnë një zgjidhje. Ka mundësi qe nga mesi i javës te ndodhe diçka e bukur.

Puna

Financat do jene shume here me te mira se me pare kështu qe do e keni te lehte te kryeni edhe disa shpenzime me tepër. Nëse keni borxhe shlyejini sa me pare. Shëndeti do jete i mire për pjesën me te madhe. Ata qe vuajnë nga probleme kronike duhet te bëjnë një vizite sa me pare. Ne pune duhet t'i zgjidhni problemet me koleget pasi ato nuk do ju lënë te ecni para. Me familjaret do jeni diplomate.

Akrepi: 

Dashuria 

Këtë jave do filloje një periudhe shume e bukur për juve qe jeni ne një lidhje. Planetët dhe Venusi ne veçanti do jene gjithë kohës ne favorin tuaj. Edhe për beqaret do ketë ndryshime mjaft pozitive te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim.

Puna

Ne planin financiar mund te keni edhe ndonjë surprize te mrekullueshme e cila do ju lejoje te bëni edhe investime. Shëndeti mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël dy ditët e para, por me pas gjendja ka për te qene e shkëlqyer. Ne pune nuk do ndodhe ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por për fat te mire gjerat do ju ecin sipas planeve qe keni bere. Mundohuni te jeni sa me te qete ne çdo moment. Jeta familjare do jete goxha e mire.

Shigjetari: 

Dashuria

Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund.

Puna

Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t'i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.

Bricjapi: 

Dashuria

Fale mbështetjes qe do iu japin yjet gjate kësaj jave, jo vetëm qe do i sqaroni mosmarrëveshjet ne çift, por do kaloni edhe momente pasionante me partnerin. Beqaret do vrapojnë pas personit te pare qe do iu pëlqejë dhe do zhgënjehen mjaft. Financat do jene kryesisht te qëndrueshme.

Puna

Do bënit mire te mbroheshit nga vjedhjet e portofolave apo te shtëpisë te cilat do ndikonin mjaft tek situata financiare. Pas një periudhe jo te mire dhe pa shume fuqi, këtë jave do ndiheni me te qeta dhe plot energji. Çlodhuni sa te mundni dhe merruni me ndonjë sport. Ne pune do jeni me shume sesa duhet ambicioze. Kujdes sepse po u penguar nuk do arrini dot atje ku dëshironi. Ndikimi i yjeve do e beje me te bukur ambientin familjar.

Ujori: 

Dashuria

Bëhuni gati për te kaluar një jave te jashtëzakonshme dhe te mbushur me emocione. Partneri do përgatisë surpriza te mëdha ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire qe te mundeni. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por një takim i zakonshëm mund te shndërrohet papritur ne diçka te madhe.

Puna

Ne planin financiar do jeni te lire te bëni edhe disa shpenzime me tepër pasi gjendja do jete vërtet e mire. Shëndeti do këtë edhe dite te mira edhe dite delikate. për çdo shqetësim mire është te këshilloheni me mjeket specialiste. Ne pune duhet t'i shprehni te gjitha ato qe mendoni edhe sikur te jeni ne rruge te gabuar. Jeta familjare ka për te qene gjithë kohës e mbushur me te papritura.

Peshqit: 

Dashuria

Neptuni do ndikojë negativisht në jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe debatet me partnerin do jene me te shpeshta. Do jeni me te drejtpërdrejtë nga sa duhet dhe kjo mund te sjelle konflikte. Beqaret nuk duhet te ngurrojnë t'i shprehin ndjenjat e tyre sepse po ngurruan për shume kohe kane pe t'i humbur mundësitë e mira.

Puna

Ne planin financiar do ju dalin vështirësi here pas here, por ne përgjithësi gjendja do mbetet e mire. Shëndetin duhet ta keni gjithë kohës ne vëmendje pasi nuk do jete aspak i mire. Ne pune do jeni me te motivuar dhe keni për te pasur goxha arritje. Shume do ju kenë zili, por nuk do ja dalin dot t'iu pengojnë. Familja do jete gjithë kohës e qete.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: