Horror në det, mjeti ujor i pret gjymtyrën, vdes pushuesi

Postuar: 03/08/2016 - 14:13

Një pushues ka humbur jetën, pasi dyshohet se u godit nga një mjet lundrues uji teksa ishte në det.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Himarës, teksa viktima u godit nga ky mjet lundrues.

Viktima, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është dërguar në morgun e spitalit të Himarës.

Mësohet se ai ka humbur një gjymtyrë si dhe ka një prerje të thellë në trup. 

Policia ka shoqëruar një person si të dyshuar për ngjarjen, duke i sekuestruar edhe motorin e ujit.

Ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: