Horrori i Tapizës. Rrahje dhe vrasje në prani të të miturve 3 vjeç

06/12/2013 - 13:12

Dyrrah”-u ka siguruar një informacion më të hollësishëm për krimin e rëndë në familje: viktima erdhi i dehur si çdo natë. Rrahu të gjithë pjesëtarët e familjes me grushte dhe me shkelma: gruan, vajzat, dy nipërit e vegjël

DURRËS, 6 dhjetor 2013 – Viktima e Tapizës kishte rrahur të gjithë pjesëtarët e familjes me grushte dhe me shkelma, të shoqen, vajzat, dy nipërit e vegjël, kështu krimi brenda familjes godet sërish. Në përleshje me të dehurin, 18-vjeçari Ardit Krrashi ka vrarë babanë e tij Dalip Krrashi 64 vjeç, duke e goditur në kokë me një çekiç. Në banesë në kohën e krimit kanë qenë tri vajzat, dy fëmijë të mitur 3 vjeç, bashkëshortja, njëri prej dhëndurëve dhe djali 18-vjeçar Arditi, të cilët janë përballur me dhunën e ushtruar nga kryefamiljari i dehur. Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 5 dhjetor 2013, rreth orës 18,30 në lagjen “Grumbullimi”, në fshatin Tapizë në Krujë, kurse më 6 dhjetor 2013, ora 1.15,  e arrestoi atvrasësin në kushtet e flagrancës. “Dyrrah”-u, pasi ka dhnë një lajm për tragjedinë (shih: http://durreslajm.com/aktualitet/kruje-18-vjecari-qellon-per-vdekje-babain-e-tij-doja-ta-parandaloja-ushtroi-dhune-mbi), ka siguruar një informacion më të hollësishëm për krimin e rëndë në familje.

Policia

Policia thotë se 18-vjeçari është arrestuar në flagrancë duke deklaruar se qëllimi ishte të parandalonte dhunën që ushtronte në familje babai i tij, dhe jo ta vriste atë. Në banesë në kohën e krimit kanë qenë tri vajzat, dy fëmijë të mitur 3 vjeç, bashkëshortja, njëri prej dhëndurëve dhe djali 18-vjeçar Arditi, të cilët janë përballur me dhunën e ushtruar nga kryefamiljari i dehur. Policia e Krujës bëri të ditur se pak përpara se të ndodhte ngjarja, kishte marrë një telefonatë që sinjalizonte dhunë në një familje në Tapizë. Por kur efektivët e policisë kanë mbërritur në banesën e familjes Krashi, e kanë gjetur 64-vjeçarin të vdekur dhe të lidhur këmbë e duar. Sipas policisë, mësohet se atë e bir janë grindur, pasi 64-vjeçari kishte mbërritur në shtëpi në gjendje të dehur duke dhunuar të gjithë pjesëtarët e familjes.

Hetimet

Burimet hetimore kanë ndërtuar të gjithë skenën e krimit, në bazë të dëshmive të dhëna në unison nga të gjthë të afërmit dëshmitarë në banesë. 18-vjeçari tha se i ati ishte i papunë dhe vinte gjithnjë i dehur në shtëpi duke ushtruar dhunë sistematike ndaj të gjithë familjes. “Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, vetëm ta parandaloja. Erdhi i dehur si çdo natë. Rrahu të gjithë pjesëtarët e familjes me grushte dhe me shkelma: mamanë, vajzat, dy nipërit e vegjël. Nuk ndalej. Bëri një rrëmujë të paparë, se të gjithë si familje i folëm që të mos pinte gjithë ditën e ditës alkool dhe të vinte në shtëpi në atë gjendje. Më pas më qëlloi edhe mua. E kisha lidhur këmbë e duar që t’i dilte pija dhe të qetësohej. Pastaj ta merrnim brenda kur të përmendej. I druheshim të gjithë asaj që mund të bënte”, ka thënë në polici 18-vjeçari. Hetuesit janë bindur nga dëshmitë se djali e nxjerrë jashtë në oborr të atin. Aty janë përleshur me njëri tjetrin, pasi i ati i pirë është orvatur ta qëllojë me një levë, ndërsa djali e ka goditur me çekiç në pjesën ballore të kokës. Më pas e ka lidhur këmbë e duar. Në momentin që ka mbërritur policia e ka gjetur 64-vjeçarin të pajetë. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes duke u marrë dëshmi të tjera në lidhje me krimin. Familja Krrashi është me origjinë nga Dibra, dhe para disa vjetësh janë vendosur në Tapizë të Krujës. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë i punësuar. Ata ndihmoheshin nga dy djem emigrantë në Londër, dhe një djalë tjetër emigrant në Greqi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: