Humbja e dëshirës për seks, ja e kujt është faji

20/08/2014 - 11:44

20 gusht 2014 - Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Sex”, femrat kanë një rënie dëshire në 1% për çdo dy muaj, ndërsa mashkulli qëndron gjithmonë stabël.

“Studimet tregojnë se 6-30 muajt e parë raporti është pasionant”, shprehet Robin Milhausen, studiues i Universitetit të Guelph, në Ontario të Kanadasë.

Ai shton se janë edhe disa sjellje të meshkujve që i ulin dëshirën femrës, pasi në disa momente mashkulli kthehet në vrasës të seksualitetit duke krijuar çekuilibrim në çift

.Mos injoro pamjen e saj. Në një lidhje të gjatë, ai nuk i kushton shumë rëndësi pamjes së gruas, duke bërë që kjo e fundit të humbë vetëbesimin. Gjë e cila përcillet në jetën seksuale. Zgjidhja është e thjeshtë, bëjini ndonjë kompliment çdo ditë, për ti bërë të kuptojë që është seksi.

Mos e vendos nën presion. Mos u shqetësoni, mos e pyesni çfarë të bëni për ta kënaqur apo si t’iu kënaq ajo juve. Nuk duhet të ketë asnjë lloj presioni, ajo duhet të jetë e lirë të shijojë siç dëshiron.

Mos përdorni imazhe të nxehta si pikë referimi. Është mirë që ta mbani të “nxehtë”, raportin seksual, por është më e rëndësishme që ai të jetë real. Me fjalë të tjera, harroni ato që keni parë në sajte me pullë të kuqe, si akrobaci, apo gjëra të tjera, pasi truri nuk ka nevojë për imazhe të tilla për të stimuluar seksualitetin.

Mos i lini buzët në pritje. Ndërsa meshkujt synojnë të shkojnë direkt në “temë”, dëshira e femrave nuk funksionon kështu. Momente të vogla intimiteti, si përqafimi dhe puthja mund të shtojnë dëshirën.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: