I Zoti e jep, tellalli s’e jep! Qytetari denoncon oficerin e policisë gjyqësore! (Video)

25/03/2016 - 13:49

50 ditë ka 71-vjeçari Sotir Tatazi, banor i Durrësit, që pret të marrë patentën e djalit të tij, me vendim të prokurorisë së Durrësit. Prokurori Qydret Kadija, e ka marrë vendimin më 1 shkurt 2016, ndërsa në datë 4 shkurt vendimi është zbardhur edhe nga prokurori i rrethit Agron Gjana. Por nga data 4 shkurt e deri më 25 mars, oficeri i policisë gjyqësore nuk e ka zbatuar vendimin.   

71-vjeçari Sotir Tatazi denoncon sorollatjen që po has prej prokurorisë dhe gjykatës së Durrësit. Djali i tij emigrant në Itali, Angjelo Tatazi, është dënuar me 100 mijë lekë të rinj gjobë nga gjykata dhe iu hoq e drejta e lejes së  drejtimit të automjetit për një vit kalendarik si masë ndëshkuese.

Ngjarja është shënuar në tetor të 2014-s, kur djali i tij u godit brutalisht nga 5 persona në një lokal. “Mirë që agresorët nuk u dënuan, dhe u dënua djali im vetëm për një gotë raki, por pse nuk i hapin patentën? Mua më kanë sorollatur, ai është emigrant, pa patentë, prej një viti e gjysmë ka mbetur pa punë. Çfarë shteti është ky?”, apelon 71-vjeçari.

Ndiqni intervistën!

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: