Intervista/ Drejtori i APD-së, Agron Tare: Porti i Durrësit, me standarde bashkëkohore

25/07/2019 - 11:36

*Intervistë me Drejtorin ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare

Standarte dhe efektivitet për portin e Durrësit

Para pak ditëshi morëm një intervistë të shkurtër Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, zotit Agron Tare.

Zoti Drejtor, së pari, ju uroj suksese në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme për qytetin e Durrësit dhe vendin tonë

Ju keni pak kohë që jeni caktuar në këtë detyrë, do donim të dinim:

1-Cilat kanë qenë disa nga detyrat parësore me të cilat ju jeni përballur deri tani?

-Së pari ju falenderoj për mundësinë që më dhatë për të shprehur disa mendime në lidhje me punën që bëhet në portin e Durrësit, si portë hyrëse kryesore e vendit tonë. Nuk e mendoja se do vinte dita që unë ta kryeja këtë detyrë të rëndësishme në dobi të shtetit e qytetarëve shqiptarë. Kur isha student në Bolonja shpesh udhëtoja me tragete të linjës Bari-Durrës dhe, të them të vërtetën ndihesha keq kur e shihja portin e Durrësit në atë gjendje dhe natyrisht përshtypjet ishin jo të mira. Por ndër vite pashë dhe transformimin e tij, mbas vitit 2005 janë bërë investime në infrastrukturë, psh. terminali i pasagjerëve dhe zona të tjera që e kanë kthyer në port me standarte bashkëkohore. Nganjëherë Zoti të sjell atje ku se mendon, ndaj e pyeta veten mirë para se ta merja përsipër këtë detyrë, duke caktuar prioritetet. Dihet që Porti i Durrësit është nyje e rëndësishme e transportit detar të vendit tonë. Gati 80.5 % e mallrave kalon nga ky port, ndaj qysh në ditët e para ishte e rëndësishme sigurimi normal i aktivitetit ditor, mbarvajtja dhe vazhdimësia e punëve, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve ndaj kompanive e qytetarëve si dhe rritja e performancës ekonomike.

2-Çfarë projektesh keni mbështetur ose iniciuar gjatë këtyre 5 muajve për transformimin e portit sipas standarteve bashëkohore e nevojave të transportit detar në vend?

-Në parantezë dua të them një fakt se nga 2005 deri në vitin 2013, ka pasur investime të cilat janë kryer kryesisht nga buxheti i shtetit, gjithashtu mosndryshimi i titullarit ka sjellë një farë stabiliteti në mbarëvajtjen e punëve në port. Ndërsa ndryshimi i shpeshtë i drejtorëve sjell paqartësi në vijimësinë e problemeve të shumta që ka porti. Jam përpjekur që gjatë këtyre 5 muajve për realizimin e disa projekteve këtu, të gjeneroj fonde nga të tretët, nga koncesionarët. Kështu realizuam një projekt siç është ndërtimi i portës hyrëse nr.4, e cila tashmë është një portë moderne që do e kishte zili gjithë rajoni. Nje rivitalizim i plotë i saj. Dukej si një pikë karburanti, ndërsa aty tani mjetet e çdo tonazhi lëvizin lirshëm. Kjo është bërë dhuratë nga koncesionari turk i kontenierëve me zero lek nga Autoriteti Portual. Gjithashtu kemi bëre dhe një reklamë të shkurtër për portin e Durrësit, ku i shprehet mirëseardhja turistëve që vijnë këtë sezon në Durrës e më gjerë. Këtë spot e kemi realizuar në bashkëpunim me një aktore me emër në Itali, me origjinë kubaneze. Tashmë spoti është publikuar disa herë nga RTSH por dhe në rrjetet sociale të Autoritetit Portual. Ky dokumentar i shkurtër është sponsorizuar nga kompanitë e trageteve që operojnë në linjat tona detare, pa pasur konflikt ose përplasje interesash nga të tretët. Po përpiqem të bëj më të mirën në këtë port, jo thjesht të ndjek traditën time familjare, shembullin e babit tim ushtarak,  Unë e konsideroj portin si një kompani private, dhe ata që kanë drejtuar e dinë cdo të thotë kjo, nuk ka vend për abuzimin më të vogël, ku cdo e ardhur ekonomizohet dhe përdoret me kujdes. Në këtë kuptim e konsideroj veten me fat që jam në këtë detyrë, me një qëllim të vetëm: tja ndryshoj fytyrën portit të Durrësit, duke shfrytëzuar gjithë eksperiencën time në vite.

Duke pasur fluksin në rritje të jahteve e velierave, gjatë kësaj periudhe kemi realizuar dhe një investim për këto mjete në molin nr. 4. Këtë me fondet e portit. Kemi investuar dhe në dhe ish-portin e peshkimit, për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që duan të ushtrojnë këtë aktivitet. Qëllimi im është që ti krijojmë jo vetëm kushte, por dhe një ambient miqësor për cilindo. Ne duam ta bëjmë këtë proces më fleksibël, të rreptë tek zbatimi i ligjit dhe miqësor e mikpritës  për ata që e zbatojnë. Dihet që turizmi fillon që në kanalin hyrës të portit e sheshi i trageteve.  Në vijim të kësaj pune në bashkëpunim me specialistët amerikanë të misionit “Herkules” bëmë skanimin e basenit dhe kanalit hyrës të portit të Durrësit pa asnjë lekë. Thjesht në sajë të miqësisë së Auronit{Tares} e dashamirësve amerikanë që janë profesorë e zotërinj që kanë bërë kërkime në bregdetin shqiptar dhe po bëjnë hartën nënujore arkeologjike. Për tre ditë isha bashkë me ta dhe e realizuam këtë projekt. Më vjen keq që dikush u përpoq ta interpretonte ndryshe këtë mision. Madje dhe institucione me të cilat ne bashkëpunojmë. Është e vështirë që ne të heqim dorë nga paragjykimet dhe teoritë konspirative. Si mund ti përgojosh këta profesorë të nderuar të arkeologjisë nënujore, me famë në gjithë botën.

3- Opinioni publik ka dëgjuar për një projekt që ka të bëjë me thellimin e portit dhe përmirësimin e kapaciteteve për përpunimin e anijeve me tonazh të madh, çfarë hapash janë ndërrmarë për këtë?

-Zbatimi i këtij projekti është një nga përpraësitë e mia. Kanali dhe baseni i portit nuk janë thelluar që në vitin 2004, sot baseni është në pikën kritike, 7.5 m. Ne synojmë që basenin ta cojmë në 10.5 m dhe kanalin 11-11.5 m, ku do mundësohet futja e anijeve 20 deri 25 mijë ton, njëkohësisht e bën portin e Durrësit konkurues.  Tashmë ka mbaruar procedura e tenderimit, ku fitues është kompania “Vega”, e cila i ka në pronësi dhe anijthellueset{dragat} që do realizojnë thellimin. Puna do fillojë mbas 20 ditësh. Besoj se deri ne fund te vitit e mbyllim. Ndërkohë ne me kompaninë do nënshkruajmë dhe një kontratë mirrëmbajtje. Sipas së cilës kompania fituese cdo vit do kryejë punime për mirëmbajtjen e kanalit e basenit. Porti sdo riskojë për të arritur këtë nivel, është më ekonomike mirëmbajtja. Ka pasur një traditë kur mjetet detare kishin tre draga dhe e thellonin portin vazhdimisht. Tashmë kjo traditë do ringjallet. Dhe ishbiga “Adem Reka” u angazhua në punimet e këtij projekti. Duke e parë dhe me syrin e ushtarakut këtë projekt theksoj se, përfundimi me sukses i këtij projekti mundëson dhe hyrje-daljen e anijeve  të NATO-s, deri në destrojer në portin e Durrësit.

4-Cili ka qenë ritmi i përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve gjatë kësaj periudhe dhe çfarë masash janë marrë nga ana juaj për përballimin e këtyre ritmeve?

-Shifrat dhe statistikat flasin për një rritje të konsiderueshme  të pasagjerëve dhe përpunimit të mallrave, sigurisht këto ne i pasqyrojmë rregullisht dhe tek faqja jonë zyrtare. Nuk dua të spekulloj me shkakun , pse është rritur niveli  dhe treguesit në këtë çështje. Por theksoj se kjo ka të bëjë me ristrukturimin e administratës portuale, kërkën e llogarisë ndaj kompanive dhe operatorëve, taksa Serbi-Kosovë,  faktorët gjeopolitikë, etj.

5- A janë bërë ndryshime strukturore në administratën tuaj, ku konkretisht?

-Ne nuk kemi bërë ndryshime strukturore dhe në organogramë sepse s’na është dashur të ndërhyjmë. Përderisa punët ecin, detyrat realizohen, organograma është e mirë. Aktualisht kemi realizuar 1.5 milionë $ më shumë se parashikimi, 800  mijë më shumë se viti i kaluar. Kur drejtori dhe vartësit bëjnë detyrën, punët ecin. Rëndom ne e gjejmë justifikimin kur dështojmë, jo kjo, jo ajo. Është si puna e asaj, ne i kemi ligjet e mira dhe si zbatojmë. Pastaj fajin ja vemë ligjeve. Pra, nuk kemi pse e ndryshojmë strukturën për të shmangur vitin “0”.  Një problem kryesor për cdo drejtues eshte Menaxhimi i personelit. Cdo drejtor që vjen përpiqet të bëjë reformë rrënjësore në personel deri tek punëtorët e thjeshtë. Na ka ngelur si legjendë ky fenomen. Ndoshta mund të jem i pari drejtor që nuk largon njerzit nga puna. Kam ndryshuar vetëm stafin e afërt teknik.  Ndryshimi i shpeshtë krijon paqartësi, pasiguri, cedon ke profesionalizmi.  Kur erdha ja bëra të qartë se sdo heq njeri, sma ka dhene kush si detyrë as të drejtë. Gjithkush ka një kontratë pune, e heq veten, nqs sdo punojë. Të gjithë jane të prekshëm ,në këtë cështje si mbron as politika as miqesia. Kush punon e jep produkt në detyrën e tij ska përse të lëvizë, ky është parimi im. Së fundmi, përderisa kemi tejkalim të fitimeve, pse të largojmë njerëz nga puna, të krijojmë problem sociale. Ky është qëllimi i çdo shteti, që nëpërmjet shtimit të të ardhurave të punësojë qytetarë, dhe ne si strukturë shtetërore jemi pjesë e kësaj strategjie.

6-Cili është niveli i Administratës suaj për realizimin e projekteve të shumta në port. Çfarë pune po bëhet për trajnimin dhe kualifikimin e saj?

-Kjo histori fillon nga unë, nuk e kam mentalitetin e të bërit revolucion. Ëshët një mentalitet negative. I konsideron njerzit të paaftë apo të ardhur nga llogore politike. Kam gjetur njerëz të aftë, të rinj e te reja. Ka dhe mosha të vjetra. Një nga objektivat e mi është të promovoj një administratë mbi meritat, profesionalizmin, jo nepotizëm e parti, duke i parë njerzit gjatë punës. Peshku qelbet nga koka, po isha në rregull unë dhe vartësit do jenë në rregull. Trajnimet i kam ndërprerë se bien mbi buxhetin e shtetit. Pastaj dhe kapacitetet tona në këtë drejtim janë mediokre, rrotën se kemi shpikur ne. Psh. këto ditë një grup prej 4 personash shkoi pa konkretisht portin e Londrës, midis tyre dhe praktikat e thellimit. Gjithashtu ne jemi duke studjuar një memorandum bashkëpunimi me portin e Anverpit, Belgjikë, i cili krahas ekspertizës dhe skanerit për kapacitetet e portit të Durrësit përmbledh dhe një marrëveshje për trajnimin e stafit. Finalizuam I këtij memorandumi, do jetë hapi më i mirë për trajnimin e personelit të APD.

7-Çfarë përmirësimesh ligjore i janë bërë Statutit të Autoritetit Portual dhe kompetencave që ka në fushën e tij të veprimtarisë?

-Realisht në portin e Durrësit operojnë mjaft institucione shtetërore, dogana, policia kufitare, Administrata detare, etj…me një fjalë ka shumë drejtorë që sjell dhe mbivendosje detyrash dhe burokraci. Jemi në fazën studimore për krijimin e një Drejtori të vetëm brenda territorit të portit, i cili do jetë më kolegjial e konsultativ, një organizëm që do sjellë dhe përmirësimin e standarteve dhe zvogëlimin e burokracisë. Për këtë duhen përmirësime ligjore dhe të Statusit të Autoritetit Portual. Thashë që është në fazë studimi. Si titullar i APD jam i detyruar të mbaj disa marrdhënie, të cilat përpiqem ti zbatoj nga ana institucionale.  Do doja që të kisha më shumë autoritet për kontrollin e sigurimit teknik të trageteve. Pasi puna që bëhet nga koleget tanë të Administartës Detare nuk është e duhura. Vërtet e kanë ata kompetencë, e kam parasysh Kodin Detar, por unë shoh rezultatet, duhet kontroll rigoroz. Sepse problemet bien mbi qytetarët, mbi prindërit, nënat me fëmijë, Janë disa gjera që nuk mund të negociohen. Për kushte teknike normale të udhëtarëve sduhet të ketë as miq as korrupsion. Është turp kur tragetit nuk i punojnë kondicionerët për orë të tëra. Ai sduhet të operojë, duhen bllokuar. E kam parasysh dhe Kodin Detar, dhe kjo nga ana ligjore i takon kapitenerisë, por duhet një kontroll mbi kontrollet e tyre, duhet të ushtrojnë kompetencat. Ose një rast tjetër; -lyerja e anijeve e trageteve nuk lejohet në gjithë portet e Evropës. Kapiteneria këtu e lejon. Fillimisht doja ta bëja në mënyre shkresore e ta mbroja këtë vendim, por pas një studimi, nuk lejohet lyerja, vetëm riparime të pjesshme. Japin riparime të pjesshme dhe ata abuzojnë, bejnë riparimin e të gjitha ambienteve. Kjop do të thotë të lejosh ndotjen e mjedisit. Kapiteneria ështe pronar i detit. Jam për atë bashkëpunim ku secili të bëjë detyrën e vet.

8-Çfarë masash janë marrë për rritjen e Sigurisë në port? Si ka qenë bashkëpunimi me Rojen Bregdetare të SHBA dhe ICITAP?

-Preferoj produktin, rezultatin. Që në fillim, për të eleminuar hyrje-daljet pa lejë e karta identifikimi, në portat hyrëse ndrruam personelin polic nga qyteti i Durrësit, për shkak të njohjes dhe intolerancës. Vura re që sistemi i kamerave nuk regjistronte në masë të madhe, ky difekt u riparua. Këto masa sollën funnksionimin non sopt 24 orë të sallës operative. Këto janë dhe standartet që kërkon roja Bregdetare Amerikane, ICITAP e cdo port bashkëkohor.  E di që partnerët e huaj kanë bëra goxha investime në këtë fushë, por filozofia ime është që ato standarte sigurie që ata kërkojnë të jenë gjatë gjithë kohës, jo vetëm kur vijnë për kontroll ekipet amerikane dhe evropiane. Ata të vijnë si auditues dhe unë mirëpres vërejtjet dhe kritikat e tyre.  Për këtë qëllim Drejtoria e Sigurisë ka plan masash me kontrolle dhe trajnime. Kemi një staf profesionistësh, ku bërthama janë ishushtarakë. Unë sigurinë e dua jo për sytë e të tjerëve, por për sytë tanë. I mëshoj praktikës. E shoh shërbimin konkretisht në terren, nuk e shoh nga zyra. Tre herë në javë bëj xhiron e portit. Duhet ta jetosh realitetin e portit si kamera, jo foto. Është e lehtë të japësh urdhëra, duhet të ndjekësh zbatimin e tyre dhe të vihesh në pozicionin e tyre. {shënimi im. Me sa duket këto ti ka mësuar zoti Isa, SH.K.} Shtoj në këtë cështje moshën, përgjegjsinë dhe vullnetin e perosnelit të sigurisë. Nuk e kanë të lehtë 12 orë shërbim, duhet zbatuar parimi i karrotës dhe bostanit, kërkesë dhe mbështetje. Duhet ta jetosh përditë në dinamikë, që të kuptosh sigurinë e portit.

9-Si ka qenë mbështetja e dikasterit përkatës ose subjekteve shtetërore e private që kanë interesa në port për detajimin dhe zbatimin e reformave e projekteve të planëzuara?

-Për vetë përmasat që ka porti, unë në këtë detyrë kam si mbështetjen e qeverisë ashtu dhe ministrisë përkatëse. Kemi mardhënie institucionale, ne e bejme detyrën tonë dhe detyra e institucionit  të ministrisë është  të mbikqyrë mbarvajtjen e punës sonë. Përsa i përket koncesionarëve privatë, deri tani kam pasur mbështetjen e koncesionarit turk, edhe për shkak se kam qene 4 vjet konsull në Stmboll. Ndërsa me dy koncesionarët e tjerë mardhëniet janë thuajse zero. Nuk e kanë dëshirën për të bashkëpunuar, e shikojnë thjesht si vend për të fituar lekë, operojnë në kushte skandaloze, nuk kanë bërë asnjë investim për përmirësimin e standarteve. Qytetarët e Durrsit e dinë për cfarë flas, pasi kur përpunohet minerali ose skrapi, pluhuri mbulon zonën dhe pallatet rreth e qark kalatës lindore. Kjo kompani duhet të marrë masa për ndotjen e mjedist ashtu sic i praktikon bota, psh. magazinë me tavan të hapur, problem që ata I dinë shumë mirë. Kohët e fundit po lëvizen dhe depozitat e naftës. Ka qenë një detyrim I kompanive për ti hequr. Pamvarësisht proceve gjyqësore, sipërfaqja e këtyre depozitave do jetë pjesë e portit të Durrësit. Mbas kësaj do bëhët një masterplan i ri iportit që do zvëndësojë atë të vitit 2009, ku do përfishihet dhe pjesa e depozitave. Masterplani i ri do jetë truri i zhvillimit të portit,  një plan zhvillimi perspektiv afatgjatë, për ta shndruar portin e Durrësit në më të mëdhenjtë në Adriatik e Jon.

10-Çfarë bashkëpunimi keni pasur me partnerët e huaj për krijimin e kushteve e parametrave të përafërt me ato të vendeve perëndimore.

-Vec bashkëpunimit disavjecar në fushën e sigurisë me partnerët amerikanë, ne tani sic thashë më lart po lidhim marrëveshje bashkëpunimi me portin e Lodrës dhe Antverpit, të cilat do i japin rezulatet në fusha të ndryshme të zhvillimit të portit. Kam dëgjuar se dikur ka pasur ca binjakëzime. Por bëhet fjalë për rezultate në letër dhe jo rezultate në terren. Unë jam tek konkretja. Këto binjakëzime thjesht unë i konsideroj si lajme se drejtori po bën punë.

11-Çfarë masash janë marrë për përballimin e emergjencave të ndryshme në tokë dhe në det?

-Emergjencat e ndryshme, rreziqet nga zjarri, ndotjet e ndryshme në port, etj. janë në qendër të vemëndjes së punës sonë. Për këtë ka nje plan masash që monitorohet nga autoriteti i sigurise portuale, mjetet janë të mira, zjarrfikëse, ambulancë. Forcat tona të sigurisë janë institucion i kompletuar dhe në këtë fushë.  Gjithashtu nëne kemi një drejtori mjedisi, kemi inspektorë të mjedisit, që bëjnë vëzhgimin e territorit.  Kemi aparate që masin nivelin e ndotjes në anije dhe territor. Problemi është se nuk mund të vendosim dot gjobë. Duhet të thërasim inspektorin e mjedisit në bashki. Frika i ruan vreshtat,thotë populli. Kompanitë kanë frikë nga gjoba. Jashtë ndodh që për një ndotje detare të venë gjobë, që shkon deri në 20 mije euro. Pra, Autoriteti portual të ketë akses dhe të jetë strikt për këtë. Psh. lyerja e anijeve shkakton ndotje. Në Itali me 5 mijë euro lyejnë makinen, këtu me 5 mijë lyejnë tragetin. Sdo tja dijë kush për nivelin e ndotjes si këtu dhe në kalatën lindore. Gjej rastin të shpreh falenderim e mirënjohje për ndihmën e dhënë nga UNDP ALBANIA, e cila në zbatim të projektit me qeverinë kroate, i dhuroi specialistëve të mjedisit detar në port, mjete e pajisje tepër të nevojshme për përballimin e emergjencave mjedisore. Është rast i vecantë që duhet përshëndetur.

Zoti Drejtor, doja të shtoja dicka, para 12 viteve bashkë me disa drejtues e dashamirës të portit donim të bënim një muze të detarisë në kinoklubin “Mujo Ulqinaku”,  madje për këtë bazuar ne muzetë që kasha parë jashët ndërtuam një plan të detajuar për cdo eksponat. Mjerisht ky plan u anatemua. Cfarë mendoni ju për këtë? Vështirësia për zbatimin e këtyre projekteve  qëndrontek jetëgjatësia e drejtorëve. Në rastin më të mirëk ur janë të ndershëm, një vit merren me detyrën, me punën, detyrat, luftën anti korrupsion, etj Ështe lluks të arrihet tek muzeumi. Duhet të pakten 2 vjet që të merresh me këto gjëra. Natyrisht kur drejtuesi të jep mundësi të punosh, të le hapesirën e nevojëshme. Nga ana tjetër ne mos e keqpërdorojmë këtë raport.

Në përfundim të kësaj interviste dua të shtoj dicka. Kam në plan dy projekte që do shtojnë ndjeshëm të ardhurat e portit. I pari, vendosjen e paneleve diellore, që do sigurojë gjithë energjinë e portit, një investim  6 milion Euro. Kjo do bëhet me faturën 750- 800 mije Euro, që ne i paguajmë OSHE cdo vit. Pra, këtë faturë do tja paguajmë subjektit privat. Një investim që ngelet. Kështu në 20 vite porti do fitojë 15 milion Euro fitim. Së dyti vendosjen e dritave LED për ndricimin e portit. Investimi kthehet në 4.5 vite. Kështu në 5.5 vjet kursehen deri 50% të shpenzimeve aktuale.  Kjo është si puna e pagesës së shtëpisë me qira, që mbas “x” vitesh bëhet e jotja. Të kthehet investimi. Mbasi të bëjmë dhe këtë themi se dicka kemi bërë. Me financat e portit jam i prerë. S’do të mund të abuzojë kush. Unë e konsideroj si kompani private mënyrën e të operuarit. Një kompani private se vjell dot, rregullin do e zbatoj me te gjithë pa përjashtim. Do kem marrdhënie  korrekte me cilindo. Do vendos një standart të ri për financat e portit, që kushdo qe do vijë mbrapa të arrijë ta realizojë, por jo më poshtë. Si kam qef lavdërimet, pres vërëjtje e mendim kritik nga qytetarët durrsakë. Do bëj këtë detyrë sic do shqiptar. Ky port të jetë dinjitoz, të ketë personalitet dhe të huajt të gjejnë një ambient miqësor.

Suksese Z.Drejtor. Besoj se në gjithë këtë punë që do kryesh me stafin tënd do kesh mbështetjen e opinionit durrsak e më gjerë, të cilët janë të ndjeshëm e mirëpresin cdo projekt e zhvillim pozitiv të portit të Durrësit.

Faleminderit!

Kush është Agron Tare

Ka lindur në Tiranë, më 08.11.1974. Në vitet 1990-1993 ka mbaruar shkollën e mesme në shkollën “Qemal Stafa”, Tiranë. Në vitet 1994-2000 ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Bolonjës, Itali.

Disa prej detyrave që ka kryer këto vite kanë qenë: Zyrtar i Departamentit në Departamentin e Organizatave Ndërkombëtare, MPJ; Këshilltar i Jashtëm Bashkia Tiranë; Drejtor i Zyrës së Minoriteteve, MPJ; Anëtar i Grupit Negociator mbi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe BE dhe prej vitit 2014-2019 ka qenë Konsull i Përgjithshëm i R.SH, në Stamboll. Z. Agron Tare flet shkëlqyer gjuhën angleze, gjithashtu italisht dhe frëngjisht. 

Shkurt, Familja e suksesshme Tare:

Isa Tare, ushtarak shembullor, pedagog e sportist me vlera të jashtëzakonëshme.

Igli Tare, Futbollist i spikatur i kombëtares shqiptare.

Auron Tare, studjues, arkeolog e menaxher i aftë.

Agron Tare, diplomat e lider ambicioz i Portit Durrës.

Shëndet e suksese.

Intervistoi Shefqet Kërcelli

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Peku fisio center”, një ndër klinikat më moderne të hapur në pranverë të këtij viti, nën drejtimin e fizioterapistit du

Puna e efektivëve të Policisë Bashkiake në Durrës, në dobi të qytetarëve dhe jetës publike në shumë sektorë jetikë, është me rëndësi të m

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tronditëse të pak javëve më parë në qytetin e Kavajës, ku një konflikt i armatosur për

 Ajo është ventrilokuistja e parë në Shqipëri.

Gazetari Peter Tiede, i cili tronditi politikën shqiptare, me publikimin e 6 përgjimeve të reja nga dosja 339/1 ka dhënë një intervistë p

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi në një intervistë për Dosja.al ka folur për arsyet e krijimit të partisë së re, krizën politike

Një fytyrë e rrumbullakët e plot dritë pasqyrohet në xhamat e syzeve. Buzëqesh dhe në buzët e vogla dallon dhëmbët e parë.