Dako: Asnjë projekt për gjelbërimin në zonën e Plazhit

11/12/2011 - 00:00

Të vetmet ndërhyrje që parashikohen të bëhen për shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta do të jenë ato në Kodër Vilë dhe Currila

Zona turistike e plazhit të Durrësit do të vazhdojë të jetë nën dominimin e betonit. Pushteti lokal nuk ka parashikuar asnjë projekt konkret për mbjelljen e pemëve dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara në zonën bregdetare. Sipas kryetarit të bashkisë, Vangjush Dako, ndërtimet e shumta të ngritura në këtë zonë nuk mundësojnë realizimin e një projekti konkret në drejtim të gjelbërimit. Mesa duket, edhe në vitet në vazhdim, betoni i pallateve shumëkatëshe që hedhin shtat çdo ditë, do t’i bëjë karshillëk pemëve të pakta të mbjella përgjatë gjithë zonës bregdetare. Në një intervistë për gazetën “Dyrrah”, kryetari i bashkisë zbardh disa nga projektet që pritet të realizohen gjatë vitit të ardhshëm në zonën e Kodër Vilës dhe atë të Currilave, projekte që synojnë t’i japin sadopak frymëmarrje qytetit, për t’i rikthyer atë që i mungon aq shumë, mushkërinë e tij të gjelbërt.

Z. Dako, herë pas here ju jeni akuzuar nga shumë drejtues institucionesh se keni pakësuar hapësirat e gjelbërta të qytetit. Cili është komenti juaj për këto deklarata?

Janë akuza të pabaza, pasi ajo që unë i kam dhënë qytetit në këtë drejtim është tepër e dukshme dhe u pa qartë edhe në zgjedhjet e 8 majit. Durrësit i është rikthyer gjelbërimi dhe identiteti. Janë komente që synojnë që të mos vlerësojnë punën e bërë nga Bashkia në këtë drejtim. Puna jonë e mirë u dëshmua nga vota popullore që ne morëm.

Ju keni thënë se shtimi i hapësirave të gjelbërta është një nga prioritetet kryesore që ka institucioni që ju drejtoni.  Mund të na thoni, cilat janë projektet tuaja për vitet në vazhdim në drejtim të shtimit të sipërfaqeve të gjelbërta?

Vitin e ardhshëm në planet tona është zëvendësimi i palmave të dëmtuara me pemë të reja. Gjithashtu do të mbjellim pisha buzë detit, për t’i dhënë një pamje sa më tërheqëse vijës bregdetare. Një vëmendje të veçantë do t’i kushtojmë kurorës së gjelbërt të Durrësit, e gjithë kodra e qytetit është një zonë argjilore dhe herë pas here ka rrëshqitje dheu dhe kërkon mirëmbajtje. Për këtë ne kemi një plan për të mbjellë pemë në të gjithë zonën kodrinore. Ne si pushtet vendor nuk kemi dhënë asnjë leje ndërtimi, për të vetmen arsye, për të mbrojtur atë që Durrësit i mungon hapësira dhe gjelbërimi. Kemi dhe një projekt për zonën e Currilave për të shtuar pemët në atë zonë, në mënyrë që të parandalojmë erozionin, por njëkohësisht për ta kthyer atë në një vend tërheqës dhe relaksues për të gjithë qytetarët. Ndërsa përsa i përket rikonstruksionit të Sheshit Liria, pavarësisht kontestimeve që u hasën, ne arritëm të nxjerrim në pah atë që synuam; një galeri, ndërtimin e Xhamisë dhe ndërtimin e shkallëve që çdo ditë e më shumë tërheqin dhe vizitohen nga qytetarët dhe jo vetëm. Mjafton vetëm një krahasim me pamjen që ka pasur e me atë që është bërë dhe do të vihet re ndryshimi i realizuar në të. Nuk duhet të harrojmë që kjo është vetëm faza e parë e investimeve të bëra në këtë shesh. Shumë shpejt do të nisë faza e dytë e punimeve që do të kryhen në të.

Po përsa i  përket zonës së plazhit, e cila për hir të së vërtetës ka një mungesë të theksuar të sipërfaqeve të gjelbëruara, a keni ndonjë projekt për këtë zonë?

Zona e plazhit është një zonë e cila ka shumë probleme, pasi është një ndër zonat ku është ndërtuar më shumë. Prandaj e kemi shumë të vështirë për të ndërhyrë, ashtu si kemi ndërhyrë me projekte në shumë lagje të qytetit. Prandaj me keqardhje e them se në zonën turistike nuk kemi asnjë projekt konkret në drejtim të shtimit të sipërfaqeve të gjelbërta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtetasi Fran Dashi kallëzon në SPAK 20 shtetas me funksion ish-gjyqtarë dhe ish-prokuror pranë gjykatave të shkallës së Parë, Apelit, Gj

Nëse nuk je i vëmendshëm kur bën prenotimin, rrezikon që pushimet e ëndërruara gjithë vitin, të kthehen në makth, madje në ndonjë rast të

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot Italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh nark

Emisioni prestigjioz “Special Investigation” i televizionit francez “Canal +”, i ka kushtuar një hetim të gjatë rrugës nëpër të cilën kal

23 shtator 2015 – Portali “DurresLajm” mësoi se, më 18 shtator 2015, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranoj

7 gusht 2015 –  Editimin e lajmit për bllokimin, më 6 gusht 2015, të anijes shqiptare të mallrave “Milton” në portin ita

 *Dyshime të forta për sigurinë në lundrim të anijes.

·       “Hija” e mosmarrëveshjes midis APD-së dhe koncesionarit të Terminalit Lindor për licencimin e s

DURRËS, 12 qershor 2015 – Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u (shih: