Dako: Nuk ka konflikte interesi për fondet e kulturës

04/12/2011 - 00:00

 

Kreu i pushtetit lokal ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga këshilltarët e djathtë për funksionimin e këshillit të kulturës

Në një prononcim të tij për gazetën “Dyrrah” kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar në lidhje me kërkesën e bërë nga grupi i këshilltarëve të PD-së për një relacion në lidhje me veprimtarinë dy vjeçare të këshillit kulturor të ngritur pranë Bashkisë së Durrësit, si dhe me transparencën e fondeve për kulturën nga ana e pushtetit vendor.

Z. Dako, nga ana e këshilltarëve të djathtë ka pasur rezerva në lidhje me mënyrën se si i ka përdorur fondet bashkia e Durrësit. Sa përgjegjës është në këtë drejtim këshilli i kulturës?

Sa për tu sqaruar, këshilli i kulturës nuk merret me fondet. Nuk ka se çfarë transparence fondesh të bëhet për këtë këshill. Të gjitha investimet janë bërë me projekte dhe që të gjitha kanë qenë brenda të gjitha kritereve ligjore. Për çdo projekt ka pasur tender që është fituar nga ato të cilët kanë plotësuar më mirë kushtet.

A mendoni se duhet ta bëni relacionin e detajuar të veprimtarisë dy vjecare të këshillit kulturor, që ishte dhe shkaku i ndërprerjes së mbledhjes së Këshillit Bashkiak?

Unë nuk mendoj se ishte kjo arsyeja e ndërprerjes së mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Unë mendoj se ishte një bllokim i qëllimshëm për arsye që ata i dinë mirë vetë. Sa për relacionin më të detajuar në lidhje me veprimtarinë dy vjeçare të këshillit të kulturës, tashmë ne e kemi bërë dhe e kemi paraqitur. Ajo që dua të them unë është se Këshilli Bashkiak duhet të funksionojë dhe se duhen miratuar çështje të tilla si ajo e strehimit p.sh. të cilat janë në dobi të qytetarëve.

Si e shpjegoni faktin që ka pasur anëtarë të këshillit të kulturës që kanë dhënë dorëheqjen?

Dorëheqja është e drejtë e gjithkujt.

A ka pasur konflikt interesi në dhënien e fondeve nga ana e bashkisë së Durrësit ?

Jo, ashtu si e thashë dhe më parë ka pasur projekte dhe janë bërë tenderat përkatës, në një kohë që çdo gjë është bërë sipas kritereve ligjore.

Si e shpjegoni ju që fondet më tepër kanë shkuar për artistët jashtë Durrësit?

Nuk mendoj kështu. Ne i kemi mbështetur artistët durrsakë, por sigurisht që nuk mund të izolohemi vetëm në qytetin tonë për veprimtari që e kalojnë spektrin e një qyteti. Kujtoj këtu se krahas projekteve për kulturën, kanë vijuar dhe projekte të tjera në fushën e turizmit për promovimin e Durrësit si një destinacion turistik për vendin dhe për rajonin. Kujtoj këtu aktivitete të tilla si Festivali Ndërkombëtar i Filmit, “Nata e Bardhë”, “Festa e Detit”, “Festa e Ullirit”, Festivali Ndërkombëtar Dance Meeting, Festivali Ndërkombëtar i muzikës së dhomës etj.

A ka pasur konflikt interesi në fondet e akorduara për festivalin Ndërkombëtar të Filmit?

Jo, nuk mendoj se ka pasur konflikt interesi jo vetëm në këto aktivitete, por në asnjë prej aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Durrësit për më tepër që ka pasur projekte dhe garë për fituesit e tyre.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtetasi Fran Dashi kallëzon në SPAK 20 shtetas me funksion ish-gjyqtarë dhe ish-prokuror pranë gjykatave të shkallës së Parë, Apelit, Gj

Nëse nuk je i vëmendshëm kur bën prenotimin, rrezikon që pushimet e ëndërruara gjithë vitin, të kthehen në makth, madje në ndonjë rast të

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot Italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh nark

Emisioni prestigjioz “Special Investigation” i televizionit francez “Canal +”, i ka kushtuar një hetim të gjatë rrugës nëpër të cilën kal

23 shtator 2015 – Portali “DurresLajm” mësoi se, më 18 shtator 2015, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranoj

7 gusht 2015 –  Editimin e lajmit për bllokimin, më 6 gusht 2015, të anijes shqiptare të mallrave “Milton” në portin ita

 *Dyshime të forta për sigurinë në lundrim të anijes.

·       “Hija” e mosmarrëveshjes midis APD-së dhe koncesionarit të Terminalit Lindor për licencimin e s

DURRËS, 12 qershor 2015 – Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u (shih: