Durrës, "Pamela Anderson" shqiptare në ndihmë të plazhistëve

24/06/2014 - 11:22

Durrës, 24 qershor 2014 - Është vajza që shkrin "akullin" pavarësisht se në Adriatik nuk ka ajsberg. Duke mposhtur paragjykimet e një zone rurale si Golemi, Fibela Koçi vendosi të realizojë ëndrrën e saj, atë të shpëtimit të jetës. Nga plazhistët është pagëzuar me epitetin Pamela Anderson e bregdetit shqiptar. Një koiçidencë e bukur për Fibelën, 19 vjeçaren nga Tirana, pasi që në moshën 10-vjeçare ishte e dashuruar me personazhin e interpretuar nga aktorja e njohur Pamela Anderson në telefilmin e njohur kudo në botë “Baywatch”. Tashmë në moshë madhore ajo po "luan" filmin e jetës së saj. Fibela e cilëson jetën dhuratën më të shtrenjtë të Zotit, ndaj shpëtimi i saj, nuk është vetëm mision fisnik dhe human, por një detyrim për uniformën që mban veshur.

Fibela, ju jeni e punësuar si roje bregdetare në bregdetin e Golemit. Nga ju erdhi ky frymëzim?

E para arsye është ngaqë jam tip sportiv dhe humanist, ndërsa e dyta është pasioni që kam për detin. T’u vish në ndihmë njerëzve, ndërkohë që ata kanë nevojë, besoj se nuk ka gjë më të mirë. Mbi të gjitha më pëlqen ta ushtroj këtë profesion, pasi është një ëndërr e kahershme e imja. U apasionova pas këtij profesioni që në moshë të vogël, duke marrë shkas edhe nga telefilmi “Baywatch” që i kushtohej rojeve bregdetare, ku një prej roleve kryesore e luante aktorja e famshme Pamela Anderson. Unë jam vetëm në hapat e para dhe shpresoj që me kalimin e kohës të bëhem një profesioniste e vërtetë.

Pamela Anderson e ushtronte profesionin në një vend ku paragjykimet nuk ekzistojnë. Si ndihet Fibela në mes të plazhit të Golemit, a ndihesh në siklet?

Sigurisht që nuk është e njëjta gjë, por më duhet ta marr me sportivitet. Kur marr detyrën dhe ngjitem në kullën e vrojtimit e stakoj mendjen dhe fokusohem totalisht tek puna. Mua nuk më bën përshtypje fare se çfarë mendojnë të tjerët. Kam ardhur këtu për të punuar dhe sikurse theksova fokusohem totalisht tek detyra ime. Nuk u jap rëndësi gjërave të tjera që nuk kanë të bëjnë me punën time. Të them të drejtën nuk ndihem e paragjykuar.  

Një vajzë e re, e cila shpeshherë u vjen në ndihmë edhe meshkujve. Ndiheni komode?

Nuk është se më bën shumë përshtypje, pasi ky është profesioni që unë kam zgjedhur për të ushtruar. Për mua nuk ka rëndësi se personi që ka nevojë për ndihmë është mashkull apo femër. Sikurse theksova, këtu unë jam për punë dhe jo për t'u ndjerë komode. Jam këtu për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve, të rinjve, të rejave, të moshuarve dhe cilitdo që ka nevojë për ndihmën time.     

Na trego diçka më tepër rreth punës tuaj.....

Sot që po flasim është dita e katërt e punës dhe sinqerisht ndihem shumë mirë. Këtu kemi të gjitha kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme, duke nisur që nga mjetet e shpëtimit deri tek kutia e ndihmës së shpejtë. Plazhistët ndihen më të qetë me praninë time këtu. Me anë të dylbive, unë monitoroj të gjithë territorin që kam në ngarkim. Ky fakt bën që pushuesit t’i lënë të lirë fëmijët të luajnë në bregdet, ndërkohë që vet mund të shijojnë rrezet e diellit duke qëndruar në shezlong.

Fibela, ke ndërhyrë në ndonjë rast?

Po!. Vetëm pak minuta para se ju të vinit, i erdha në ndihmë një fëmije të vogël. Nuk ishte rast ekstrem, por sidoqoftë ndërhyrja ime rezultoi efikase. Fëmija u dëmtua gjatë kohës që ishte duke luajtur në ujë dhe unë e mjekova. Nëna e tij mbeti shumë e kënaqur. Nëse nuk do të isha unë, ajo do të largohej së bashku me fëmijën për ta mjekuar në qendrën shëndetësore më të afërt.

Pra ju nuk jeni këtu vetëm për të shpëtuar personat që rrezikojnë të mbyten...

Roja bregdetare nuk ka detyrë vetëm të shpëtojë një person që është duke u mbytur, por të mjekojë plazhistët, si dhe ti paralajmërojë ata që të mos largohen nga distanca e vendosur. Ne sikurse përmenda kemi të gjithë infrastrukturën, kutinë e ndihmës së shpejtë, e cila ka brenda të gjitha elementet e nevojshme.

/gazeta “Panorama”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti jeton në një banesë 61 metër katror dhe mbi të gjitha me qira.

“Peku fisio center”, një ndër klinikat më moderne të hapur në pranverë të këtij viti, nën drejtimin e fizioterapistit du

Puna e efektivëve të Policisë Bashkiake në Durrës, në dobi të qytetarëve dhe jetës publike në shumë sektorë jetikë, është me rëndësi të m

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tronditëse të pak javëve më parë në qytetin e Kavajës, ku një konflikt i armatosur për

*Intervistë me Drejtorin ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare

 Ajo është ventrilokuistja e parë në Shqipëri.

Gazetari Peter Tiede, i cili tronditi politikën shqiptare, me publikimin e 6 përgjimeve të reja nga dosja 339/1 ka dhënë një intervistë p