DURRËS, 13 dhjetor 2014 – Pasazh nga intervista midis ish-kryeministri Berisha dhe gazetares Mirela Milori.

– Cili është puniteti dhe impuniteti?

– E tha në mënyrën më të qartë në Konferencën Kombëtare për Korrupsionin. E ka deklaruar edhe here të tjera por aty e tha shqip; "Nuk është gjueti shtrigash lufta ndaj korrupsionit" tha. Se nuk e kishte shkruar vete ne FB që të ndëshkohet ministri Imami, kjo s’ka rëndësi, këtë e kishte shkruar dikush tjetër.  Edhe 15 gjermanë tha, dhe pati fat të madh ambasadori që nuk tha diplomatë, po të vijnë në Shqipëri dhe të rrinë tre muaj bëhen shqiptarë të korruptuar tha. Ky është impuniteti.

Çfarë do të thotë me ketë ky. Ky ju thotë vidhni sa të mundeni se nuk e keni fajin ju që vidhni, por e ka fajin sistemi që ekziston. Ky është inkurajim i madh. Pse e thotë këtë? Sepse ai është kryesori në korrupsionin në Shqipëri. Po ju tregoj një rast dhe e mbyllin me këtë.  Një kompani e madhe në industrinë e Shqipërisë ka pasur një kontratë me këta në portin e Durrësit. Ia anuluan kontratën. E anulojnë kontratën dhe hynë në pazare. Për ta shndërruar kontratën duhen 3.5 milion euro. Po tha, po jua jap. Pastaj kërceu në 5 million euro. Erdhi tek Rama dhe ju tha se po më kërkojnë 5 milion. Shko i tha merru me ta se unë nuk merrem me ta.  Se një milion e gjysmë i kërkojnë për Ramën.  Shko merri një intervistë kryeregjistruesit të Shqipërisë, Muhos. Do të të tregojë sesi djemtë e Arta Dades, atij dhe regjistruesit të Durrësit me revole në kokë e detyruan të firmosë për Hotel Vollgën në një kohë kur ka nje vendim gjykatë që atë pronë ia njeh dikujt tjetër.  Për hir të së vërtetës ai i Durrësit nuk e bëri. Edi Rama i di të gjitha këto. Por Edi Rama ka nxjerr teorinë se nuk keni faj ju, nuk ka faj Liza që krijon shembullin më të shëmtuar të 23 viteve në Shqipëri dhe ndoshta edhe në Europë, se unë kisha dëgjuar dhe sigurisht ka ndodhur që të të kërkojnë para për vendin e punës, por nuk kisha dëgjuar kurrë të të kërkojnë para për të mbajtur vendin e punës, të paguash për të mbajtur vendin e punës, këtë nuk e kisha dëgjuar. Nuk kisha dëgjuar ndonjëhere të ndërtohej rrjet prostitucioni. Janë 73 arsimtare të përfshira në rrjetin e Lizës së Edi Ramës, apo Mimozës që iu merrte 6 mijë euro. Edi Rama po mbjell me shpejtësi të madhe impunitetin dhe po zhvillon doktrinën e impunitetit dhe mos harro se tha se edhe 15 gjermanë po të vijnë dhe te vendosin tenderat ku janë me shqiptarët, për tre muaj bëhen shqiptarë. 

/përgatiti gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/