Ndreu: Porti nuk do të ndotë më qytetin

18/12/2011 - 00:00

Gati laboratori i parë modern në portin më të madh të vendit

Së shpejti dhe një shkollë profesionale për trajnimin e specialistëve portualë

Në një intervistë për gazetën “Dyrrah”. drejtori i portit të Durrësit, Eduard Ndreu, do të komentonte masat që po merren në këtë port për të përballuar fluksin e fundvitit si dhe çështje që kanë të bëjnë me investimet e nisura, konkurencën rajonale, privatizimet apo ndryshimin e imazhit të portit më të madh të vendit. Interesant është fakti se për herë të parë do të ngrihet një laborator për monitorimin e nivelit të ndotjeve në port si dhe një shkollë profesionale për trajnimin e punëtorëve dhe specialistëve portualë. Ndreu ka konfirmuar gjithashtu se dy nga gjigandët e lundrimeve turistike me anije kroçerë si “Costa Crociere” dhe “MSC”, po kërkojnë futjen e linjave të rregullta të lundrimit me portin e Durrësit.

A ka një plan masash në lidhje me përballimin e fluksit turistik me rastin e festave të fundvitit?

Po, ka një plan masash që konsiston në menaxhimin sa më të mirë të fluksit të pasagjerëve dhe mallrave.Të gjitha strukturat portuale që kanë lidhje direkte dhe përgjegjësi për këtë proçes kanë koordinuar masat për mbarëvajtjen e punës gjatë festave të fundvitit, që shoqërohen me lëvizje të shumta pasagjerësh dhe mallrash. Më konkretisht do të ketë një rritje të prezencës së sigurisë në port, rritje të numrit të sporteleve të shërbimit, proçedura më të përshpejtuara në proçesin e përpunimit të pasagjerëve dhe imbarkimit të mjeteve lundruese, shtim të numrit të trageteve e udhëtimeve që ata bëjnë në një ditë si dhe masa të tjera.

Nga të dhënat e para që vijnë nga agjensi të ndryshme detare, duket sikur do të ketë një rënie të fluksit në krahasim me vitin e kaluar. Si e komentoni këtë fakt?

Nga kontaktet që kam pasur me agjensi të ndryshme detare më rezulton se do të ketë një rritje me 2% në krahasim me vitin e kaluar. Gjithsesi mendoj se ndryshe nga vitet e tjera duhet t’a analizojmë pak më me kujdes çështjen e fluksit me rastin e festave, pasi liberalizimi i vizave ka sjellë një risi në këtë drejtim. Nëse para liberalizimit të vizave vihej re një dyndje e njerëzve gjatë sezonit veror apo me rastin e festave të fundvitit, tani lëvizja e pasagjerëve ka qenë më e shtrirë në kohë, duke shmangur në një farë mënyre dyndjet e mëdha.

A do të jetë gati terminali i ri i pasagjerëve për të pritur fluksin e fundvitit?

Jo nuk do të jetë. Mendoj se terminali do të përfundojë vitin e ardhshëm. Gjithsesi një pjesë e tij ashtu si në sezonin veror do të jetë në dispozicion të pasagjerëve.

Nëse bëjmë analizën e këtij viti, si paraqitet situata përsa i përket të ardhurave?

Mendoj se është një vit pozitiv. Porti ka pasur një stabilitet përsa i përket të ardhurave dhe volumit të punës. Duke ju referuar 11 muajve të parë të vitit ka pasur një rritje prej 2-3 % të numrit të pasagjerëve dhe rreth 10 % të të ardhurave portuale. Tregues pozitivë ka pasur veçanërisht për konteneirët me një rritje prej rreth 10% si dhe eksportin e mallrave. Mendoj se si rrjedhojë e investimeve që janë bërë në port dhe ndryshimit të imazhit, porti i Durrësit po bëhet nga dita në ditë konkurues në rajon. Po ju them një fakt interesant. Dy prej kompanive më të mëdha të trageteve kroçerë “Costa Crociere” dhe “MSC” kanë kërkuar zyrtarisht që të kenë linja të rregullta lundrimesh me portin e Durrësit. Kjo do të thotë se në këtë port në një të ardhme të afërt do të imbarkohen tragete superluksoze me kapacitet të madh, me 2.500 deri në 3.500 pasagjerë.

Si paraqitet situata me investimet. A ka ndonjë investim që ka përfunduar gjatë këtij viti?

Janë investime në proçes. Siç e thashë më sipër terminali i ri i pasagjerëve përfundon vitin e ardhshëm. Po kështu në vitin 2012 do të përfundojë kalata 10, do të nisë rruga e re hyrëse e portit, si dhe do të fillojë ristrukturimi i kalatave 7 dhe 8. Po kështu do të  do të realizohet thellimi i portit të Durrësit, pa të cilin nuk mund të realizohet ankorimi i anijeve me tonazh të madh. Në fillim të vitit 2012 do të konkludohet kredia për realizimin e këtij investimi. Mos të harrojmë se gjatë këtij viti ne përpunuam anije të kapaciteteve dhe tonazheve të mëdha, që nuk ishin përpunuar ndonjëherë në portet tona. Thellimi i portit do të bëjë të mundur jo vetëm përpunimin e këtyre anijeve në portin e Durrësit, por edhe ankorimin e anijeve të mëdha turistike në port. Gjithsesi përsa i përket investimeve mund të them se do të përqëndrohen kryesisht në ristrukturimin e shesheve, pasi porti është pronari i tokës dhe shërbimet janë apo do të privatizohen.

Si e shpjegoni faktin se porti i Durrësit është akoma në listën e zezë të IMO-s, përsa i përket çështjes së sigurisë?

Unë mendoj se jemi një shkallë më lart në lidhje me këtë klasifikim, pasi është investuar shumë për sigurinë në port. Po të bëni një krahasim se si ishte porti para disa vitesh dhe se si është aktualisht, ndryshimet janë të jashtëzakonshme. Në ditët e hapura portuale qytetarët e shikojnë konkretisht se sa ka ndryshuar për mirë porti i Durrësit. Mendoj se së shpejti porti ynë do të renditet në listën e porteve më të sigurta në rajon. Vlerësimi dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë në lidhje me sigurinë në port është shumë inkurajues. Sigurisht që kemi përsëri shumë punë për të bërë për të arritur standartet më të mira të IMO-s.

Z. Ndreu, çfarë do të bëhet me problemin e ndotjes, kur dihet që porti është ndotësi kryesor?

Nuk më rezulton kështu. Gjithsesi mendoj se çështjes së ndotjes i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë. Për herë të parë porti i Durrësit do të ketë një laborator të parametrave ndërkombëtarë  që do të monitorojë nivelin e pluhurave dhe ndotjeve në ambientin portual. Mjedisi për ne është një prioritetet dhe ndërtimi i këtij laboratori modern do të bëjë të mundur që të mbahen nën kontroll parametrat mjedisorë jo vetëm për portin, por dhe për qytetin. Vitin e ardhshëm për herë të parë do të ketë dhe një qendër formimi profesional, e para e këtij lloji në Shqipëri. Në këtë qendër do të trajnohen punonjës të portit, e jo vetëm, në profesione të cilat nuk trajtohen në arsimin tonë profesional, por që janë shumë të rëndësishme përsa i përket punës profesionale në port. Profesione të tilla si elektrovinçier, operator pajisjesh, konteneirësh, specialistë të makinerive të rënda portuale etj, do të jenë pjesë e programit mësimor të kësaj shkolle që do të hapet vitin e ardhshëm.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e jashtëzakonshme e ndodhur në qytetin tonë në periudhën kur sistemi komunist po jepte shpirt.

Shtetasi Fran Dashi kallëzon në SPAK 20 shtetas me funksion ish-gjyqtarë dhe ish-prokuror pranë gjykatave të shkallës së Parë, Apelit, Gj

Nëse nuk je i vëmendshëm kur bën prenotimin, rrezikon që pushimet e ëndërruara gjithë vitin, të kthehen në makth, madje në ndonjë rast të

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot Italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh nark

Emisioni prestigjioz “Special Investigation” i televizionit francez “Canal +”, i ka kushtuar një hetim të gjatë rrugës nëpër të cilën kal

23 shtator 2015 – Portali “DurresLajm” mësoi se, më 18 shtator 2015, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranoj

7 gusht 2015 –  Editimin e lajmit për bllokimin, më 6 gusht 2015, të anijes shqiptare të mallrave “Milton” në portin ita

 *Dyshime të forta për sigurinë në lundrim të anijes.

·       “Hija” e mosmarrëveshjes midis APD-së dhe koncesionarit të Terminalit Lindor për licencimin e s