Ndreu: Vetëm privatizimi i shërbimeve e bën konkurues portin e Durrësit me ato greke e malazeze

16/10/2011 - 00:00

Drejtori i portit Eduart Ndreu
<p><span style="color: rgb(34, 34, 34); font-family: arial, sans-serif; font-size: small; line-height: 16px; background-color: rgb(255, 255, 255);">Drejtori i portit&nbsp;</span><em style="font-weight: bold; font-style: normal; font-family: arial, sans-serif; font-size: small; line-height: 16px; background-color: rgb(255, 255, 255);">Eduart Ndreu</em></p>

Kompani të fuqishme turistike ndërkombëtare, oferta për të operuar me portin e Durrësit

Në një prononcim për gazetën “Dyrrah” drejtori i portit të Durrësit Eduard Ndreu do të komentonte situatën aktuale ekonomike në portin më të madh të vendit, strategjinë që e bën këtë port konkurues në rajon dhe detaje që kanë të bëjnë me investimet dhe zhvillime të tjera në port.

Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet që ka porti i Durrësit në raport me portet e tjera në rajon ?

Mendoj se porti i Durrësit po kthehet gradualisht në një port konkurues në rajon. Konkurenca është shumë e fortë me porte të tilla si ai i Selanikut, Tivarit dhe të tjera. Porti i Selanikut ka një kapacitet më të madh dhe infrastrukturë më moderne se portet e tjera në rajon dhe një thellësi natyrale prej 16 metra. Kjo gjë do të thotë jo vetëm se mund të ankorojë anije me tonazh të lartë, por edhe se nuk kanë tarifa për kalimin në kanalin e këtij porti, pasi ata, ndryshe nga ne, nuk shpenzojnë për thellimin e portit. Po kështu kanë të zhvilluar infrastrukturën hekurudhore, gjë që do të  thotë një avantazh më i madh në krahasim me ne. Mali  i Zi me portin e Tivarit ka hapësira më të mëdha dhe thellësi natyrale. Po kështu ka të zhvilluar infrastrukturën hekurudhore, gjë që për ne mbetet një problem. Përsa i përket avantazheve që ka porti ynë në krahasim me portet e rajonit është fakti se strategjia e portit tonë e çon atë në drejtim të privatizimit të shërbimeve, ndërsa portet e Selanikut, Tivarit apo porte të tjera në rajon shërbimet i kanë shtetërore. Kjo do të thotë shërbime më të ngadalta, më pak fleksibile dhe më pak rentabël se shërbimet private. Strategjia jonë që çon drejt privatizimit të shërbimeve do të thotë një port më konkurues, më fleksibël dhe me shërbime shumë të shpejta dhe të lira.

Pse mendoni se privatizimi i shërbimeve e bën më efikas portin e Durrësit ?

Ju jap një shembull me tarifat portuale. Kur miratohen tarifat në një port shtetëror, ato janë tavan, në një kohë që porti privat luan me tarifat. Po kështu shërbimet shtetërore kanë më shumë burokraci, në një kohë që shërbimi privat është shumë më i shpejtë. Për një vinç që duhet rregulluar ka praktika tepër të zgjatura dhe burokratike në shtet, ndërsa privati operon urgjentisht. Shikoni se sa shpejt ne ngarkuam një anije 52 mijë tonëshe me mineral hekur (vetëm për 30 orë), në një kohë që me shërbimet shtetërore do të duheshin ditë të tëra.

A nuk është paksa e tepruar që të privatizohet një pasuri kombëtare siç është porti i Durrësit dhe pse se bëjnë këtë fqinjët tanë në rajon ?

Duhet sqaruar mirë se çdo të thotë privatizim. Ne nuk e kemi fjalën për privatizimin e truallit të portit, pasi ai do të mbetet gjithmonë pronë e shtetit, por ne flasim për privatizim vetëm të shërbimeve. Pra janë dy gjëra krejt të ndryshme. Toka me ligj është e shtetit. Shikoni se çfarë bëmë ne me “Kurum”-in. Ne i morëm tokën që dispononte në port në një hapësirë prej 8 ha dhe i dhamë shërbimet për 35 vjet. 21% të  të ardhurave “Kurumi” ia kalon portit.

Si po funksionon strategjia e privatizimeve në portin e Durrësit ?

Kjo strategji kalon në disa faza. Faza e parë konsistoi në privatizimin e mirëmbajtjes, gjë që rriti cilësinë dhe uli kostot.Tashmë e ka rradhën sistemi i shpërndarjes së energjisë që do të përfundojë deri në fund të vitit. Privatizimet vazhdojnë me pjesën e infrastrukturës elektronike (shërbimi i mirëmbajtjes), për të vazhduar më pas me infrastrukturën civile (kalatat, muret etj). Ky proces do të vazhdojë deri në  fund të vitit. Faza e dytë përfshin privatizimin e operacioneve portuale, shërbimeve në terminalet e trageteve, kondenierëve, skrapit, mineraleve, çimentos etj. Shërbimet e terminaleve do të kalojnë përmes ligjit të konçesioneve. Natyrisht që porti do të ketë rolin e tij, pasi do të vendosë dy kushte të rëndësishme në kontratë që parashikojnë dhe mbrojtjen e interesave të punonjësve. Porti do të jetë pronar i tokës, garantues i rregullit, vendos tarifat tavan dhe garanton sigurinë në port. Kjo do të garantohet përmes një sistemi menaxhimi elektronik, ku të gjithë operatorët japin informacion në autoritetin portual. Mendoj se kontrrolli i mirëmbajtjes, menaxhimi elektronik i ambjenteve, pasagjerëve dhe mallrave po e çojnë portin e Durrësit drejt standarteve europiane.

Si paraqitet situata përsa i përket import-eksporteve ?

Ka një rritje të ndjeshme veçanërisht përsa i përket eksporteve të mineraleve. Duke iu referuar statistikave rezulton se në 9- mujorin e vitit 2011 janë importuar  2.589.590 ton mall në krahasim me 2.445.296 ton në vitin 2010. Përsa i përket eksporteve në vitin 2011, janë eksportuar 953,207 ton mall në krahasim me 875,058 ton në vitin 2010.

Cili është tregu më atraktiv përsa i përket eksporteve të mallrave ?

Tregu kinez. Ne përpunuam një anije 52 mijë ton në kalatën 11 falë një operacioni portual që u realizua për herë të parë në Shqipëri për shkak të mungesës së thellësisë në port. Një pjesë të ngarkesës e përpunuam në kalatën 11 dhe pjesën tjetër në radë, me dy anije në krah të anijes 52 mijë tonëshe.

Si paraqitet situata përsa i përket investimeve portuale ?

Në muajin maj të vitit pasardhës pritet të përfundojë investimi prej 19 milion euro për terminalin e pasagjerëve. Po në muajin maj do të përfundojë investimi prej 8 milion Euro në kalatën 10. Po kështu do të intensifikohen punimet për rrugën hyrëse që lidh Urën e Dajlanit me terminalin e pasagjerëve.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtetasi Fran Dashi kallëzon në SPAK 20 shtetas me funksion ish-gjyqtarë dhe ish-prokuror pranë gjykatave të shkallës së Parë, Apelit, Gj

Nëse nuk je i vëmendshëm kur bën prenotimin, rrezikon që pushimet e ëndërruara gjithë vitin, të kthehen në makth, madje në ndonjë rast të

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot Italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh nark

Emisioni prestigjioz “Special Investigation” i televizionit francez “Canal +”, i ka kushtuar një hetim të gjatë rrugës nëpër të cilën kal

23 shtator 2015 – Portali “DurresLajm” mësoi se, më 18 shtator 2015, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranoj

7 gusht 2015 –  Editimin e lajmit për bllokimin, më 6 gusht 2015, të anijes shqiptare të mallrave “Milton” në portin ita

 *Dyshime të forta për sigurinë në lundrim të anijes.

·       “Hija” e mosmarrëveshjes midis APD-së dhe koncesionarit të Terminalit Lindor për licencimin e s

DURRËS, 12 qershor 2015 – Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u (shih: