Një shqiptar në 'Fast and Furious 8', ja si mundi të fitonte rolin (FOTO)

Postuar: 12/04/2017 - 08:11

Erand Hoxha mund të jetë një emër jo shumë i njohur në Shqipëri e më gjerë edhe për pak kohë. 

Nuk dihet se çfarë i ka tërhequr regjisorët dhe producentët e huaj, por Erandi do të jetë shqiptari i parë që do të luaj në filmin aksion më të ndjekur në gjithë botën “Fast and Furious”. Përveç personazheve tashmë të njohura nga publiku, pjesë e kastit të këtij viti është edhe aktori shqiptar Erand Hoxha.

Erand Hoxha është 30 vjeçari plotë ambicie, nga Tirana të cilit mësohet se i është besuar nga regjisori roli ‘negativ’ i një garuesi, në garat e shpejtësisë që do të zhvillohen gjatë filmit.

Xhirimet e kësaj pjese  janë bërë në Reykjahlio të Islandës, në liqenin e ngrirë siç shihet edhe nga fotot. Në këtë intervistë ekskluzive për opinion.al ai tregon mënyrën se si arriti të futet në kontakt me regjisorët e filmit, marrëdhëniet me aktorët e tjerë dhe për projektet e ardhshme.

Intervista

Cili është roli juaj në filmin “Fast and Furious 8”, a mund të na jepni ndonjë detaj mbi karakterin e rolit?

Atëherë aty kam rolin e personazhit negativ të një rebeli me forcat ruse, te cilat ne duam t['i kapim e t'i vrasim, pra jemi në ndjekje të personazheve kryesore, me pak fjalë vetëm aksion me armë nuk është se kam dialog në film.

Si arrite të kontaktoje me regjisorët e filmit dhe si ndihesh që u bëre pjesë “Fast and Furious”?

Te filmat e huaj kam arritur vetë të shkoj pa ndihmën e askujt, nëpërmjet platformës imdbpro, ku të dalin gjithë filmat që kërkojë personazhe aktor që u përshtaten karaktereve te filmit dhe aty ke mundësi të aplikosh vetë, pa ndihmën e askujt, një nga këto aplikimet ka qenë dhe filmi “Fast and Furios” i cili i shpalli audicionet në shkurt të 2016.

Pas aplikimit që bëra nuk është se pata ndonjë shprese se do përzgjidhesha,  por ndodhi ajo që nuk e mendoja kurrë, me vjen një email nga Christopher Gray i cili është marrë me kastin e filmit “Fast and Furios”. Atij ja di për faleminderit që më përzgjodhi, në atë  rol te i cili është i vogel por i madh për mua. U çudita kur pashë që më kishte shkruar: “We love your look and can’t wait to see what you ca do with this character”.

Në çfarë date do të mbahet premiera e parë e “Fast and Furious 8”?

Premiera zyrtare në gjithë vendet është datën 14 prill.

Cili është raporti juaja me aktorët e filmit?

Raportet me aktoret e tjerë nuk është se i kam patur të ngushta, por me të gjithë aty kisha kontakte, në përgjithësi te gjithë janë shumë funny, shume të mirë.

Kush janë projektet e tua në të ardhmen?

Është një film anglo-shqiptarë “Elvis Walks Home, me regji të Johnatan Pearce dhe Fatmir Koçit. Këtu flitet për luftërat angleze që janë bërë në Serbi-Kosove-Shqipëri, ku pjese e pushtimit jam dhe unë, grabisim shtëpitë mbas luftës, rrëmbenim fëmijët u shisnim organet etj, pak a shumë ky është roli. Premiera zyrtare është në tetor. Dmth është film që ka dramë, luftë është një nga me të bukurit për mua.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I ka propozuar si në filma në hotelin e tij në Zvicër, nuk do t’ia dijë për të shkuarën e saj dhe i dhuron lule e netë romantike.

Federika Lo Toro rrëfen ferrin e përjetuar në javët e fundit, nga ndalimi i Ismail Morinës dhe frika për ekstradim në Serbi, deri te ndih

Aqif Rakipi, deputeti i PDIU-së, i cili aksidentoi për vdekje dy ditë më parë Seit Sorrën në autostradën Tiranë-Durrës shprehet se nuk ës

Në 7 janar të vitit 2014, i gjithë Durrësi e mbarë opinion publik u shokua, ndërsa një grua me lot në sy e në panik deklaroi se bashkësho

Portieri dhe kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, në një rrëfim unik për “Panorama Sport”, ka përzgjedhur lojtarin më të talentuar me të

Motra e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha është ndarë nga jeta dje.

Ministri i Jashtëm iranian dëshiron t’i kthejë vizitën partnerit të tij, Ditmir Bushati, i cili bëri një vizitë në Teheran në muajin jana

“Unë kam pa varfëri nëpër botë, kam kenë në ndihmat humanitare në Indi dhe Afrikë, por kur një nanë shqiptare dridhet e të kërkon ndihmë,

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Meda në intervistën 60 sekonda për “Prive” i është përgjigjur disa pyetjeve ngacmuese.

Katër ditë pas ekzekutimit të 37-vjeçarit Marjen Xhaferraj në një lokal në Lungomare në Vlorë, bashkëshortja e tij dhe motra flasin për n