Vrasjet, disa mund të parandalohen nga policia

27/11/2011 - 00:00

Sipas Avenir Stërmasit, oficer i policisë gjyqësore, “të ardhurit” faktor kryesor për shtimin e numrit të vrasjeve

Avenir Stërmasi, oficer i policisë gjyqësore dhe njëkohësisht avokat tregon se krimet ndodhin për arsye të ndryshme dhe se disa prej tyre mund edhe të parandalohen, ndërsa thotë se për çdo rast policia po punon me intensitet për zbardhjen e tyre. Sipas Stërmasit në rritjen e numrit të vrasjeve ndikojnë shumë faktorë, ndër të cilët edhe zbatimi me korrektësi i ligjit.

Zoti Stërmasi, gjatë dy viteve të fundit në qarkun e Durrësit janë regjistruar një numër i madh vrasjesh, ku bilanci i tyre është në nivelet e të rënëve të një lufte, pse kaq shumë vrasje?

Shiko unë kam një jetë që merrem me zbulimin dhe parandalimin e krimeve. Është shumë e vërtetë që dy vitet e fundit numri i vrasjeve me armë zjarri është rritur ndjeshëm në krahasim me vite më parë. Pse kanë ndodhur këto vrasje? Kanë ndodhur sepse kanë ndikuar shumë faktorë që njerëzit të marrin armën dhe të qëllojnë në drejtim të njëri-tjetrit. Në radhë të parë ka të bëjë niveli i jetesës, por edhe mentaliteti që kanë në përgjithësi shqiptarët. Jo se në një qytet tjetër niveli i jetesës është më i lartë se në Durrës, por këtu shumica e popullsisë janë të ardhur nga rrethe të tjera të vendit. Kjo është mjaft e rëndësishme dhe kam përshtypjen që ndikon drejtpërsëdrejti në krim. Pastaj janë disa krime të cilat nuk mund tu shmangemi dot, duam apo s’duam ne ato do të ndodhin. Ndërsa disa krime të tjera si për shembull ato në familje, në shumicën e rasteve ndodhin për tre shkaqe: E para ndodhin për shkaqe xhelozie, e dyta nga varfëria dhe e treta për arsye se autori ka kaluar në depresion, e zakonisht për të arritur në këtë fazë kanë ndikuar dy shkaqet e para.

Siç e thatë edhe vetë ju keni shumë vite punë dhe eksperiencë mbi supe, a mendoni se vrasjet mund të parandalohen?

Po. Nëse funksionojnë mekanizmat mund të parandalohen, ose më e saktë do të ishte fjala mund të minimizohen. Në çdo vend të botës ka krime dhe madje edhe më të shumta në numër. Por janë krime të cilat mund të quhen krime mafioze. Pra që kanë të bëjnë me grupe mafioze të cilët vrasin njëri-tjetrin. Ndërsa në Shqipëri krimet janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga vrasjet për shkaqe pronësie, gjë që në botë nuk ndodh, pasi secili ka marrë pronën e vet dhe nuk ka dy pronarë për një pronë si këtu tek ne. Gjithashtu krimi në familje është në nivele më të ulta pasi jashtë nuk janë njerëzit kaq shumë xhelozë, janë më mirë ekonomikisht dhe nuk janë kaq shumë të stresuar sa këtu.

Ne shqiptarët nuk e kemi kulturën, që të shkojmë tek psikologu ndërkohë që në vendin tonë statistikat tregojnë se 20% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundja e stresit dhe depresionit. Këto mund të minimizohen siç e thashë edhe më lart, por duhet shumë punë. Duhet që të gjitha strukturat të funksionojnë zinxhir. Është edhe diçka tjetër që numri i vrasjeve sa vjen edhe rritet, pasi në Shqipëri nuk ka ligje të forta. Në SHBA që është një ndër vendet më të përparuara të botës, ligji është shumë i rreptë: po vrave, të vrasin nuk ka dënim tjetër. Këtu në Shqipëri për një vrasje mund të dënohesh me disa vite burg. Kjo ka bërë që njerëzit të mos kenë frikë. Si i thonë edhe shprehjes që vreshtin e ruan frika.

Po për sa i përket vrasjeve të cilat kanë vite që kanë ndodhur dhe nuk është bërë ende e mundur kapja e autorëve?

Shiko janë disa lloj krimesh që janë shumë të vështira për tu zbardhur. Me gjithë punën intensive të policisë së Durrësit, e cila ka hedhur në terren një numër të madh agjentësh për zbardhen e vrasjeve dhe vënien në pranga të autorëve për dy vrasjet, atë të volejbollistit dhe të biznesmenit nga Tirana, nuk është bërë e mundur kapja e tyre. Të dyja rastet janë mjaft të vështira për t’u zbardhur. Unë mendoj që policia për të gjitha vrasjet e ndodhura  po punon me shumë intensitet për zbardhjen e tyre. Pavarësisht se vrasja ka ndodhur rreth 2 vite më parë për zbardhjen e saj punohet ende. Policia është duke mbledhur informacione dhe një ditë do të bëjë të mundur kapjen e autorit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtetasi Fran Dashi kallëzon në SPAK 20 shtetas me funksion ish-gjyqtarë dhe ish-prokuror pranë gjykatave të shkallës së Parë, Apelit, Gj

Nëse nuk je i vëmendshëm kur bën prenotimin, rrezikon që pushimet e ëndërruara gjithë vitin, të kthehen në makth, madje në ndonjë rast të

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot Italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh nark

Emisioni prestigjioz “Special Investigation” i televizionit francez “Canal +”, i ka kushtuar një hetim të gjatë rrugës nëpër të cilën kal

23 shtator 2015 – Portali “DurresLajm” mësoi se, më 18 shtator 2015, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranoj

7 gusht 2015 –  Editimin e lajmit për bllokimin, më 6 gusht 2015, të anijes shqiptare të mallrave “Milton” në portin ita

 *Dyshime të forta për sigurinë në lundrim të anijes.

·       “Hija” e mosmarrëveshjes midis APD-së dhe koncesionarit të Terminalit Lindor për licencimin e s

DURRËS, 12 qershor 2015 – Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u (shih: