Inva Mula uron rusët në gjuhën shqipe: Gëzuar Vitin e ri 2014

16/12/2013 - 15:03

Ndërrimin e viteve diva do ta shijojë familjarisht në Dubaj

·        Djali me ish-bashkëshortin Piro Çako po studion për politologji në Londër

DURRËS, 16 dhjetor 2013 – Inva Mula, me gjak rus nga e ëma, i uron moskovitët në gjuhën shqipe: “Gëzuar Vitin e ri 2014” (shih foton kryesore). Edhe pse i moshuar, 68 vjeç, shef katedre në Institutin e Letërsisë së Moskës, albanisti dhe eksperti rus i skenës, i mirënjohuri Valeri Modestov, nuk ka përtuar të intervistojë divën shqiptare të muzikës lirike Inva Mula. Kjo ndodhi pas një koncerti të bujshëm në Moskë në qendrën ndërkombëtare të Muzikës. Ai do të shkruante për të përditshmen “Vechernyaya Moskva”se belkantoja lirike e Inva Mulës “magjepsi me bukurinë e tingëllimit të lirë (soprano sfogato), me pasurinë e nuancimeve dhe teknikën virtuoze kolaraturë. Përveç zërit të saj unik Inva Mula zotëron edhe më shumë talentin e aktores dramatike. Këngëtarja e jetoi secilin part si ana vokale ashtu dhe nga pikëpamja skenike, njësoj sikur të ishte e rrethuar nga partnerët dhe dekoret”. Për Modestovin “jeta e saj është subjekt për roman”. E pyetur se ku dhe me kë ka vendosur ta kalojë Vitin e Ri, Inva Mula tha: “Është një festë familjare, prandaj do ta festoj në gjirin e familjes. Po planifikojmë të shkojmë në Dubaj”. Në këtë intervistë të shkurtër Inva tha se të birin, që e ka me bashkëshortin e parë, Piro Çako, në fillim “e tërhiqte muzika, por pastaj ndryshoi mendim dhe tani po studion për shkenca politike në Londër”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni pas pak orësh në rubrikën e specialeve të “Dyrrah”-ut.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: