Armë serbe, kokainë e diamante ebreu dhe prezervativ Tirane

Postuar: 16/04/2015 - 11:17

Gjergj Thanasi

16 prill 2015 - Interpol Brukseli bazuar në një vendim të gjykatësit Bruno De Hus të Gjykatës së Antverpit futi në listën e kuqe të të kërkuarve ndërkombëtarë emrin e Serge Muller, 59 vjeç i “specializuar” në trafikimin e diamanteve të përgjakura të Sierra Leones, në trafikimin e armëve të fabrikave serbe drejt francaizit libian të Al Khaedës, trafikimin e sasive të mëdha të kokainës me FARC-un kolumbian në këmbim të furnizimit të kësaj organizate terroriste  ndër të tjera edhe me armë serbe e sigurisht dhe në pastrimin e parave. Interpol Podgorica e prangosi Muller-in rreth një orë pasi ai kishte qenë prezent në ceremoninë e shitjes së kompanisë shtetërore malazeze të armëve MDI (Montenegro Defence Industries) ekuivalente e MEICO-s shqiptare. Kompania iu shit kompanive serbo-cifute të quajtura CPR-Impex (shumë e njohur për shtiblerje e tranzitime të armëve me kompani shqiptare dhe nëpërmjet Shqipërisë) me CEO  z. Petar Crnogorac, që është pronar edhe i firmës Tehnoremont e përfshirë në dërgimin e armëve serbe për në degën libiane të Al Khaedës dhe kompanisë ATL Atlantic Technologies LTD me qendër në Tel Aviv dhe pronar Agmod Shaked e financuar nga Muller-i ynë. Menjëherë pasi u nënshkrua marrëveshja në Hotel Podgorica, më 4 mars 2015,  Mulleri u nis me një veturë në pronësi të Petar Crnogorac-it junior të birit të ish-drejtorit të famshëm të Fabrikës së armëve Cervena Zastav të Kragujevacit, drejt pikës së kontroll-kalimit të kufirit shqiptaro-malazez, Bozhajt. Mulleri pasi të hynte në Shqipëri ose do të nisej për në Izrael duke bërë një stop-over në Aeroportin Ataturk të Stambollit ( kishte një biletë të prenotuar për të fluturuar me kompaninë ajrore turke “Turk Hava Yollari”) ose do të qëndronte disa ditë në Durrës e Tiranë derisa të nisej ngarkesa e radhës nga Porti i Durrësit për Emirin e Al Khaedës në Libi të quajturin Khalid Mohammed Al Sharif (Abu Hazim), i cili me letra është ndihmës sekretar i mbrojtjes i njërës prej “qeverive”, që ekzistojnë në Libinë e përfshirë nga lufta civile. Policia malazeze zbatoi mandstin e Interpol Brukselit dhe e arrestoi Mulerin para se ai të mbërrinte në  kufirin shqiptaro-malazez.

Si në plot raste të tjera duke filluar, që nga viti 2003 Tirana zyrtare ka shërbyer si një “prezervativ” për të mbrojtur pazaret serbe e në disa raste edhe të operativëve të GRU-së ruse me armë, diamante e drogë, kokainë kolumbiane (nëpërmjet Ekuadorit) apo heroinë afgane.

Në shkrimin tonë janë përdorur dy  teknikat të marëdhënive me publikun: “iceberg technique” dhe “names dropping technique”. Këto teknika janë përdorur për ta dërguar mesazhin e shkrimit sa më mirë drejt një auditori shumë shtresësh, si për lexues të specializuar edhe për ata profanë. Përdorja e Shqipërisë si “prezervativ” për të mbrojtur shitblerjet, trafikimet e kontrabandimet e armëve serbe në disa vende të botës po vazhdon edhe në Qeverinë rilindase të Kryeminstrit Rama. Rasti më i fundit pas atij të Libisë është dërgimi i armatimeve “Made in Serbia” në drejtim të Arabistanit, më saktë të Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE), duke përdorur si zakonisht hallkën malazeze. Koincidenca e vizitës së kryeministirt Rama me atë të Kryeminsitrit Gjukanovic në Emiratet e Bashkuara Arabe, d.m.th. “pirustia” Rama-Gjukanovic-Al Zayed” normalisht ka nevojë për një tjetër shkrim investigative për ta hetuar në thellësi e në detaje këtë aferë transferimi armësh.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Serge Muller
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëse nuk je i vëmendshëm kur bën prenotimin, rrezikon që pushimet e ëndërruara gjithë vitin, të kthehen në makth, madje në ndonjë rast të

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot Italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh nark

Emisioni prestigjioz “Special Investigation” i televizionit francez “Canal +”, i ka kushtuar një hetim të gjatë rrugës nëpër të cilën kal

23 shtator 2015 – Portali “DurresLajm” mësoi se, më 18 shtator 2015, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranoj

7 gusht 2015 –  Editimin e lajmit për bllokimin, më 6 gusht 2015, të anijes shqiptare të mallrave “Milton” në portin ita

 *Dyshime të forta për sigurinë në lundrim të anijes.

·       “Hija” e mosmarrëveshjes midis APD-së dhe koncesionarit të Terminalit Lindor për licencimin e s

DURRËS, 12 qershor 2015 – Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u (shih:

·       Detyrimi ndaj hekurudhave të tjera për orëqëndrimet e vagonëve në territorin shqiptar, deri më datën 31 tetor 2014, arrin