Një ngjarje e jashtëzakonshme e ndodhur në qytetin tonë në periudhën kur sistemi komunist po jepte shpirt. Mbyllja për rreth 50 vite e shtetit duke u izoluar nga bota solli varfëri dhe mjerim në Shqipëri. Durrësi si një qytet relativisht i qetë në çdo regjim me indiferencën e madhe që e karakterizon këtë popull bujar dhe fisnik i cili në kohën e sistemit komunist të vetmin mëkat që ka ishte ngjarja e rinisë Durrsake e cila mori bajrakun për të udhëhequr turmat drejt çmendurisë kolektive për prishje të objekteve fetare, një njollë e cila kërkon shumë punë e qytetari të hiqet. Në përgjithësi Durrësi i bojkotonte dogmat komuniste të kohës, ku thuhet se vetë Enver Hoxha vetëm dy herë e vizitoi Durrësin si udhëheqës përballë banorëve të saj.

Ngjarjet e 9 shkurtit 1991 në qytetin e Durrësit treguan se eksodi i pakontrolluar ishte afër. Në atë kohë ishte perhapur lajmi se do “hapej porti” ( sipas policisë lajmi për hapjen e portit ishte përhapur në Janar në rruge informale), dhe në një mënyre të papritur nga e gjithë Shqipëria qytetarë të ndryshëm u përplasë portave të portit detar. Nga burime policore flitej për një turmë prej 15000 vetësh që pretendonin të largoheshin me tragetin e linjës Durrës-Trieste. Policia e shtetit i kishte marrë masat për përballimin e kësaj situate duke angazhuar dy batalione të sigurisë së rendit të repartit nr.326, edhe pse një turme e tillë dukej risi për policinë. Herë pas here policia informonte protestuesit e shumtë se lajmi ishte një mashtrim dhe se nuk kishte tragete për të kaluar refugjatët në krahun tjetër të Adriatikut, gjë që nuk besohej nga protestuesit. Menjëherë filloi përplasja midis protestuesve dhe forcave të rendit, nga turmat vinin gurë dhe sende të tjera të forta të cilat e kapën në befasi kordonin e policisë duke u shpërndarë në mënyrë të crregullt, por përgjigja e policisë nuk vonoi dhe menjëherë filloi mësymja drejt protestuesve duke përdoru shkopinj gome dhe rrjedhimisht shkartisi turmat. Thuhet se ka pasur shumë të plagosur nga të dyja krahët, betejë e cila zgjati rreth 3 orë. Në kthim e sipër turma u shpërnda por këtë rradhë duke shkatërruar dhe thyer cdo gjë që i dilte përpara dhe në orën 13:00 ajo ishte shpërndarë tërësisht. Mbas dy orësh çuna të rinj nga Durrësi dhe Kavaja u grumbulluan tek dega e policisë duke hedhur gurë, policia ndërhyri duke qëlluar në ajër gjë që shkaktoi largimin e protestuesve sërisht drejt bulevardit kryesor të qytetit, dhe këtu duke hedhur parrulla të tipit “Enver-Hitler” “Poshtë Komunizmi” dhe “Liri Demokraci”. Edhe njëherë pati përsëri përleshje me policinë e qytetit duke rregjistruar 35 policë të plagosur dhe një numër të madh të plagosurish nga protestuesit. Ndërkohë që forcat e rendit atë ditë shoqëruan 47 protestues në komisariatin e policisë.

Këto ngjarje sollen më pas dhe dorëheqjen e kryeministrit Adil Çarcani të cilat e pasuan dhe nga dorëheqje të tjera kryeministrash deri në zgjedhjet e 22 Marsit 1992 të cilat sollën dhe fundin e revoltave mbarë popullore antikomuniste në vend.

Fotot nga Chris Niedenthal “gettyimages”

*Marrë nga një postim i anëtarit të KB-së Durrës Aleksandër Cangonja