Mimi ministrja rrezikon jetën e kolonelëve shqiptarë në Ukrainë

15/04/2015 - 09:26

Gjergj Thanasi

15 prill 2015 - Një grup hackerash rusë i quajtur “CYBERBERKUT”, që besohet se mbështeten nga strukturat e zbulimit ushtarak rus, GRU ka arritur të thyejë kriptimin e kompjuterave të disa dikasterve ukrainase. Një pjesë të doukumenteve të hakckeruara në këto kompjutera grupi “CYBERBERKUT”, që në shqip përkthehet trupat speciale kibernetike, i ka bërë publike. Në njërin nga dokumentet e bëra publike jepen emrat e dhjetra oficerëve të lartë të vendeve perëndimore, përfshirë edhe Malin e Zi, që do të mbërrijnë në Ukrainë gjatë muajve prill-maj. Në dokument jepen datat e sakta të mbërritjes së oficerëvë (në anglisht dhe ukraince), emrat e mbiemrat e oficerëve, shtetësia, grada përkatëse, nr. i fluturimit, me anë të të cilit do mbërrijnë në Aeroportin Boryspil të Ukrainës etj. etj. Në këtë listë emrash janë edhe dy ushtarakë shqiptarë. Ne do t’ bëjmë publike emrat e tyre, sepse përderisa “djemtë” e gjeneral Igor Sergunit kanë fotot dhe gjeneralitetet e dy oficerëve shqiptarë, nuk ka arsye që ato t’i fshihen publikut shqiptar. Në Ukrainë sipas listës (shiko faksimilen) do të dërgohen kavajasi kolonel Vullnet Doka (ish-shefi i SHIU-t, aktualisht Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes) me Nr. Pasaporte BC 8170548 dhe majori Leonard Berdufi me Nr. Pasaporte BD 5301281.

Tashmë, që rusët dinë gjithcka, dërgimi i këtyre dy oficerëve në Ukrainë është thjesht vetëvrasje pa përfituar asgjë. Normalisht kemi të bëjmë me ushtarakë profesionistë, që ndër të tjera paguhen për të vdekur për Shqipërinë, por një mision vetëvrasës pa kurrfare “feedback-u”, përfitimi është absurd. Nuk ja vlen, që dy oficerët tanë të vriten apo të bien rob në duart a armiqve rusë, për një tekë ministreje, apo thjesht se Mimi ministreja do të mbulojë skandalin e shndërrimit të Pashalimanit në një “Gërdec” detar me servilosje të pështirë ndaj aleatëve amerikanë. Nëse këta dy oficerë bien në duart e rusëve dëmi potencial për Shqipërinë, por sidomos pikërisht për aleatët tanë amerikanë ia kalon shumëfish përfitimit mikroskopik, që do rezultojë nga servilosja absurde ndaj aleatëve amerikanë. Z. Doka ka qenë shef i SHIU-t dhe normalisht do të jetë shumë i dobishëm për rusët edhe në kushtet, kur NATO-ja i beson aleatëve shqiptartë pak ose aspak sekrete përvëluese (sensitive), sipas parimit të mencur “need to know bases”. Majori (ndoshta nën/koloneli) Berdufi me përvojën e tij afganase(CSTCD-A) me aleatët amerikanë po ashtu  do të ishte një burim mjaft i vlefshëm informacioni në duart e “ustallarëve” të GRU-së putiniane. Nuk besoj se në Shek. XXI mund të funksionojë barcaleta me partizanin laluc në duart e Gestapos, që i binte murit me kokë, sepse koka e tij e kishte fajin, që nuk  mbante mend emrat e shokëve partizanë.

Misioni i dy ushtarakëve shqiptarë dhe ushtarakëve të tjerë të NATO-s apo dhe të jashtë NATO-s në Ukrainë ka dështuar pa filluar ende për shkak të gjendjes mjerane të sigurisë kibernetike të partnerëve ukrainas. Të vazhdohet ky operacion është veprim kriminal, pasojat e të cilit do bien si mbi jetën apo shëndetin (truth drugs kanë shumë efekte anësore) e oficerëve tanë,por edhe mbi sigurinë e aleatëve tanë euro-atlantikë. Ushtarakët madhorë shqiptarë përgjithsisht vuajnë nga kompleksi i inferioritetit, nga servilizmi ndaj eprorit (ministres) dhe nga pandjeshmëria për fatin apo edhe jetën e vartësve, kështu që nuk mund të pritet anulim i misionit nga Gjeneral Bozo. Mbetet, që Mimi ministrja të arrijë të kuptojë se dëmton intersin e saj personal (jo thjesht të Shqipërisë) duke i dërguar dy oficerët tanë “katoc për kaqol” në Ukrainë. Le të shpresojmë, që Mimi ministrja nuk do të ecë në gjurmët e pararendësit të saj famëkeq Fatmir Mediut. Duke lënë mënjëanë modestinë false theksoj se në mëngjesin 15 marsit 2008 u mundova ta paralajmëroj Gërdecin, por…. Kësaj radhe të paktën Mimi minstrja nuk mund të justifikohet se nuk dinte gjë. Mimi ministrja është publikisht e paralajmëruar se ç’i pret oficerët tanë në Ukrainë. Ata i pret një fat edhe më i kobshëm se i oficerit të kundërzbulimit estonez të mjerit, Eston Kohver.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëse nuk je i vëmendshëm kur bën prenotimin, rrezikon që pushimet e ëndërruara gjithë vitin, të kthehen në makth, madje në ndonjë rast të

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot Italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh nark

Emisioni prestigjioz “Special Investigation” i televizionit francez “Canal +”, i ka kushtuar një hetim të gjatë rrugës nëpër të cilën kal

23 shtator 2015 – Portali “DurresLajm” mësoi se, më 18 shtator 2015, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranoj

7 gusht 2015 –  Editimin e lajmit për bllokimin, më 6 gusht 2015, të anijes shqiptare të mallrave “Milton” në portin ita

 *Dyshime të forta për sigurinë në lundrim të anijes.

·       “Hija” e mosmarrëveshjes midis APD-së dhe koncesionarit të Terminalit Lindor për licencimin e s

DURRËS, 12 qershor 2015 – Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u (shih:

·       Detyrimi ndaj hekurudhave të tjera për orëqëndrimet e vagonëve në territorin shqiptar, deri më datën 31 tetor 2014, arrin