Qeveria e Korsikës hetim për shitjen e tragetit Rhapsody tek italianët

Postuar: 23/07/2015 - 20:02

 *Dyshime të forta për sigurinë në lundrim të anijes. A do të kërkojë Tirana zyrtare shpjegime pse GNV-ja e regjistroi ish-“Napoléon Bonaparte”-n në Maltë dhe cila shoqëri klasifikuese ka dhënë OK-in për linjën Bari-Durrës-Bari 

23 korrik 2015 –  Pas aksidentit të tij në Marsejë (tetor 2012), trageti “Napoléon Bonaparte” i kompanisë franceze detare me kapital shtetëror-privat SNCM (La Société nationale Corse Méditerranée, une compagnie française de navigation maritime, à capitaux publics et privé) iu shit kompanisë italiane SNAV (Società Navigazione Alta Velocità), që i vuri emrin e ri “Rhapsody” për të lundruar në linjat Itali-Shqipëri gjatë sezonit 2015. Mediet franceze bëjnë të ditur se “një vit pas transferimit, vazhdon zhurma mbi kushtet e dorëzimit të Napoleon Bonaparte: Presidenti i Këshillit ekzekutiv të Korsikës (qeveria rajonale: “Le Conseil exécutif de Corse”), Pol Giakobi (Paul Giacobbi) ka deklaruar në seancën e 29 majit 2015 të Asamblesë së Korsikës se do të bëjë ankesë për të hedhur dritë mbi “shitjen e “Napoleon Bonaparte”-it, në rrethana të dyshimta, të paktën nën vlerën e saj aktuale” (la vente du Napoléon Bonaparte dans des conditions suspectes, à tout le moins en deçà de sa valeur réelle).

E kishte menduar mirë marketingun SNAV/GNV-ja (Grandi Navi Veloci) për të lançuar tragetin “Rhapsody” të linjës Bari-Durrës-Bari. U përdorën medie private dhe publike italiane dhe shqiptare. Më 17 korrik 2015, në Durrës, u bë dhe “joshje” propagandistike me qeveritarë nga të dy anët e Adriatikut (Kryeministri shqiptar Edi Rama; ambasadori italian  në Tiranë Massimo Gaiani; zëvendësministri shqiptar i Transportit  dhe Infrastrukturës Ylli Manjani; Sekretari i përgjithshëm i porteve në Ministrinë italiane të Infrastrukturës dhe Transportit  Enrico Pujia; Komisari i Autoriteti Portual të Levantes Francesco Mariani; Senatori Giovanni Procacci etj).

Por kjo zhurmë provokoi dhe interesim ndërkombëtar, duke u gërmuar në të kaluarën e “Napoléon Bonaparte”- “Rhapsody”. U përmendën disa incidente, nxjerrja nga shërbimi, shitja, riparimi dhe problemet e sigurisë. U hapën dosjet e avarisë së 27-28 tetorit 2012. U hartua një raport nga “BEAmer” (bureau enquêtes accidents de mer), Byroja franceze e hetimit të aksidenteve detare në anije e porte. Kompania franceze nuk mundi ta riparojë për 60 milionë euro, pasi duheshin zëvendësuar motorët, gjeneratori kabllot e dëmtuara gjatë përmbytjes me ujë deti në aksidentin e para tre vjetëve.

Dyshimet për korrupsion franko-italian në shitjen e tragetit kjanë të bëjnë dhe me faktin se “Rhapsody” është regjistruar në Maltë, teksa figuron i klasifikuar ende nga “Bureau Veritas”, me seli në Nëji-syr-Sen (Neuilly-sur-Seine) Paris, para aksidentit kur ishte në pronësi të kompanisë franceze SNCM.  

Ministria shqiptare e Transportit dhe Infrastrukturës (MTI) ka deklaruar se së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare, me seli në portin e Durrësitka ngritur një grup të posaçëm pune për një inspektim të thellë edhe të detajuar lidhur me problematikën e ndodhur me tragetin “Marina”. Madje MTI-ja u kërkon autoriteteve italiane të jenë rigoroze në inspektimin dhe certifikimin e kritereve dhe veçorive teknike të anijeve. Por më serioz paraqitet problemi i sigurisë lundrimore të tragetit të mallrave dhe udhëtarëve “Rhapsody”. Kërkohet një investigim nga Port State Control (PSC) në Paris, rihapja e dosjes së “BEAmer”-it, pse një nga kompanitë lider në Itali dhe Evropë si SNAV/GNV i jep flamur maltez dhe nuk ka bërë të ditur emrin e shoqërisë klasifikuese.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëse nuk je i vëmendshëm kur bën prenotimin, rrezikon që pushimet e ëndërruara gjithë vitin, të kthehen në makth, madje në ndonjë rast të

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot Italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh nark

Emisioni prestigjioz “Special Investigation” i televizionit francez “Canal +”, i ka kushtuar një hetim të gjatë rrugës nëpër të cilën kal

23 shtator 2015 – Portali “DurresLajm” mësoi se, më 18 shtator 2015, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranoj

7 gusht 2015 –  Editimin e lajmit për bllokimin, më 6 gusht 2015, të anijes shqiptare të mallrave “Milton” në portin ita

·       “Hija” e mosmarrëveshjes midis APD-së dhe koncesionarit të Terminalit Lindor për licencimin e s

DURRËS, 12 qershor 2015 – Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u (shih:

·       Detyrimi ndaj hekurudhave të tjera për orëqëndrimet e vagonëve në territorin shqiptar, deri më datën 31 tetor 2014, arrin

·       EKSKLUZIVE/ EMS APO kërkon të bëjë shërbim ngarkim-shkarkimi pa lejen e Autoritetit Portual Durrës duke dëbuar kompaninë