Itali, 8 vjet burg për pedofilin Julian Hasa

06/05/2015 - 13:37

6 maj 2015 -Gjykata e Ankonës nëpërmjet procedurës së gjykimit të shkurtuar dënoi Julian Hasën 40 vjeç, me 8 vjet burg.

Juliani u dënua për prostitucion me të mitur, dhunë seksuale edhe me të mitur 14-vjeçarë dhe korrupsion seksual. Gjykata vendosi që pas kryerjes së dënimit, Hasa të dëbohet nga Italia për në Shqipëri.

Juliani në verën e vitit 2014 në qytezën e Fanos kishte abuzuar seksualisht me të paktën 8 të mitur të moshave nga 13-18 vjeç. Ai pasi njihej me të miturit në rrjetet sociale, i ftonte në një pyll afër qytezës së Fanos dhe i dehte me vodka e më pas kryente marrëdhënie seksuale me fëmijët. Në disa raste i paguante me pak euro ose me ndonjë paketë cigare.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: