Itali-Shqipëri: nesër Rama me Letta-n

17/07/2013 - 16:23

TIRANË, 17 korrik 2013 – ANSA, agjencia italiane zyrtare e lajmeve, njofton se kryeministri i zgjedhur i Shqipërisë, Edi Rama, do te jetë nesër në Romë për takime me kryeministrin e Apenineve Enriko Leta (Enrico Letta) dhe me ministren e Punëve të Jashtme, Ema (Emma) Bonino.

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i cili pas fitores në zgjedhjet e qershorit do të jetë në krye të qeverisë në mesin e shtatorit, do të marrë pjesë nesër në një takim të Fondacionit të Masimo (Massimo) D’Alema “Italianieuropei”.

Nuk dihet nëse do të protestojë ndaj Pallatit Kixhi (Palazzo Chigi, selia e qeverisë italiane) për “ndërhyrje në punët e brendshme” të vendit të tij kryeministri në ikje Sali Berisha, që e quan antikushtetues kryeministrin në pritje Edi Rama.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: