Jaupllari: Ilaçet blihen me kokrra, jo me paketë

27/12/2012 - 09:23

 

Në vendin tonë, ne nuk dimë se çfarë ilaçesh konsumojmë. Medikamenteve u falsifikohen datat e skadencës, origjina dhe çmimi. Madje, ka shumë raste kur ilaçet hyjnë me çanta nëpër dogana, jashtë çdo kontrolli. Konstatimet bëhen nga vetë kreu i Urdhrit të Farmacistit, Arjan Jaupllari, i cili thotë se mungesa e informatizimit të sistemit farmaceutik sjell abuzime pafund, pasi nuk publikohet askund se cila është rruga e qarkullimit të medikamenteve që përfundojnë në Shqipëri.

Urdhri i Farmacistit konstaton, gjithashtu, se edhe çmimet janë shumë të larta. Sipas Jaupllarit, këtë vit ilaçet e domosdoshme qytetarët i kanë blerë me kokrra dhe jo me paketa të plota. Gjatë përmbledhjes vjetore mbi aktivitetin farmaceutik në vend, Jaupllari denoncon dhe keqmenaxhimin dhe korrupsionin nëpër spitale. Sipas tij, ky fundvit i gjen pjesën më të madhe të spitaleve shqiptare pa barna, materiale mjekimi dhe reagentë për kryerjen e analizave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: