Kërcënohet kandidati: Tërhiqu ose të zhdukëm familjen!

11/06/2015 - 19:33

11 qershor 2015 – Pogradeci mund të mbahet si qytet i qetë, por ngjarja e sotme ka tronditur jo vetëm kandidatin e djathtë, por dhe opinionin. Një sms në telefonin e Eduard Kaprit e kërcënon atë që të tërhiqet nga zgjedhjet e 21 qershorit, në të kundërt do të zhduket një familjar i tij. “Mos të të shkojë mendja për policinë, se pasojat do të jenë të menjëhershme”, shkruhej në sms. Kandidati kallëzoi në polici kërcënimin, duke bërë që nga ana e uniformave blu të Pogradecit të nisë hetimi për identifikimin e autorëve.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: