Kapen 1.5 tonë drogë në Itali, kaluan nga Durrësi

18/11/2015 - 09:38

18 nëntor 2015 – Policia italiane ka sekuestruar një tjetër sasi të madhe droge. Burime të “Lapsi.al” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për plot 1.5 tonë kanabis sativa dhe lënda narkotike ka kaluar përmes portit të Durrësit.

Sipas portalit “Lapsi.al”, nisur nga sasia e madhe e drogës, dyshimet janë se kalimi i saj drejt Italisë është mundësuar edhe prej implikimit të funksionarëve të policisë në portin e Durrësit

Pritet që në vazhdim të ketë më shumë të dhëna rreth këtij operacioni. Gjatë këtij viti autoritetet italiane kanë kapur sasi të mëdha droge që vinin nga Shqipëria.

/S.L. portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: