Kelmendi: Fitorja ime tregoi se ëndrrat nuk janë të pamundura

08/08/2016 - 19:46

Fitorja e Majlindës në Olimpiadë ishte ngadhëjim mbi të pamundurën, shpërblimi i një sakrifice disa vjecare të një kampione të rritur në një vend të vogël, të thjeshtë dhe pa luks duke derdhur djersë cdo ditë mbi tapet për t’i treguar jo vetëm botës, por mbi të gjithë Kosovës dhe bashkë qytetarëve të saj, se në këtë jetë duhet të luftosh për të mbërthyer ëndrrat e tua. Lotët e saj të artë mbi pod, por dhe përqafimi me trajnerin ishin një shkarkim emocionesh pas një rrugëtimi të gjatë, shpeshherë dhe të vetmuar për të dhe Driton Kuka, ndaj dhe fjalët e Majlindës përpara kamerave në Rio, kur ka arritur majën e botës më shumë se modesti janë një mesazh që buron nga zemra:“Kjo medalje do të thotë shumë. Njerëzit, mbi të gjitha në Kosovë më shikojnë si një heroinë dhe unë sapo i vërtetova atyre se dhe pas luftës, edhe pasi i kemi mbijetuar luftës, nëse e dëshiron dicka vërtetë mund ta arrish. Nëse dëshiron të bëhesh kampione olimpike, mund t’ja arrish edhe pse vjen nga një vend i vogël apo i varfër në mund të jemi të fortë”.Një mesazh që vlen më shumë se cdo medalje. Ai ar i fituar në Rio është treguesi i një vajze të fortë që besoi te ëndrrat e saj dhe që e vetme mundi të ngrejë lart emrin e një vendi dhe një kombi por jo detyrimisht e identifikon Majlindën pasi shembullin e saj, vajza nga Peja e kishte dhënë prej kohësh, dhe nëse nuk do ta kishte fituar atë ar.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: