10 euro për të qenë shqiptarë

Postuar: 26/03/2018 - 22:46

   Nga Agron DUKA

Rrugët janë liri. Liri qarkullimi, mundësi zhvillimi, çlirim nga izolimi mesjtar. Rrugët kanë rritur përmasat e identitetit tonë si qytetarë. Nëpërmjet tyre takohemi, në gëzime dhe hidhërime; nëpërmjet tyre zhvillojmë aktivitetin tonë ekonomik, si shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Aplikimi i tarifave transparente, të përballueshme nga të gjithë, për të kontribuar në mirëmbajtjen e rrjetit rrugor shqiptar mund të konsiderohet një zgjidhje, por jo kur shqiptarët paguajn çdo vit taksën e qarkullimit të automjeteve.

Çdo aplikim i tarifave të tilla kërkon respektimin e të paktën dy parimeve thelbësore:
– Ekzistenca e një rruge paralele, cilësore, dhe pa pagesë;
– Ndikimi që pagesa të tilla kanë mbi nivelin e jetesës, pra sa e pranueshme është kjo tarifë për Shqipërinë dhe sidomos për qytetarët dhe bizneset, duke nisur nga qarku Kukës.

Pa asnjë dyshim, monopolizimi i arterjes kombëtare gjobit me 10 euro identitetin e një populli që udhëton midis dy shteteve, dhe dëmton në mënyrë fatale ekonominë.

Partia Agrare Ambientaliste dënon cënimin e interesit kombëtar, dhe kërkon një reflektim të menjëhershëm të qeverisë mbi gjetjen e alternativave të duhura dhe të përballueshme në interes të të gjithë shqiptarëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ditën e premte dhe të shtunë, Edi Rama u shfaq në Rinas i emocionuar duke pritur zbritjen e avionit të parë me logon e Air Albania.

   Rama reagoi menjëherë ‎kundër propozimit të PD dhe opozitës për veting me ligj që dekriminalizon politikën shqiptare.

   Kujtimet e Enver Hoxhës janë të mbushura me urrejtje dhe fyerje ndaj dhjetëra britanikëve që luftuan në Shqipëri.

   Partitë populiste 5 Yjet dhe Lega kanë më pak se dy muaj që kanë formuar qeverinë e re italiane, ndaj është ende herët për të kuptuar

   Ndërsa debati për Teatrin Kombëtar vijon, studiuesi i njohur Aurel Plasari ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

Dje ishte Samiti i NATO-s, ku ndodhej edhe Presidenti amerikan Donald Trump.

   Gazetarja e njohur Edlira Gjoni, me eksperiencë të gjatë në punën me ndërkombëtarët, ka postuar një status në profilin e saj në Facebo