10 gozhdat e EPP në "arkivolin" e Ramës

22/11/2019 - 16:46

Nga Oerd Bylykbashi

10 gozhdat e EPP ne "arkivolin" e Rames

Rezolta e Partise Popullore Europiane e miratuar dje, heq cdo dyshim: Edi Rama eshte nje kufome politike qe po ndot me kuterbimin e saj jo vetem skenen institucionale dhe politike por edhe shpresat e shqiptareve. 10 pikat e rezolutes jane dhjete gozhda ne kapakun e arkivolit politik te Rames dhe mazhorances se tij:

1- Shqiperia eshte ne krize te thelle politike dhe qeveria nuk i shmanget dot me tej dialogut me Opoziten e Bashkuar.

2- Reforma zgjedhore me konsensusin e partive politike dhe jo sajesave te qeverise, shtron rrugen per zgjedhje demokratike qe jane e vetmja zgjidhje e krizes se thelle dhe jo si ato te 30 qershorit.

3- Europa demokratike pret vullnet politik per zgjedhje demokratike dhe jo lojra si dhe reforma konsensuale mes partive duhet zbatuar ne interes te demokracise dhe jo oligarkise. Nje reforme zgjedhore per krizen e rende aktuale ‎nuk zbatohet ne ERTV por ne zgjedhje, tani dhe jo kur t'i mbije bari demokracise.

4- Mbyllja e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte jane te papranueshme ne nje Demokraci me Shtet te se Drejtes, ndaj duhen ngritur urgjentisht. Legjitimiteti i votimeve te 30 qershorit eshte ne pikpyetje te madhe dhe Gjykata Kushtetuese, e pavarur dhe e pakapur duhet te vendose per legjitimitetin e tyre.

5- Nuk ka asnje dyshim qe grupet kriminale jane perfshire ne shitblerjen e votave dhe presionin mbi zgjedhesit per marrjen e pushtetit nga PS, kjo eshte e papranueshme per standartet e Evropes, dhe pret hetim dhe denim te vertete dhe jo lojra me numra dosjesh 184 apo 339 si ato qe ka bere deri me sot Prokuroria e Pergjitheshme e Perkohshme e qeverise.

6- ‎Europa eshte thellesish e shqetesuar qe pasi mbeshteti fuqimisht pese vite me pare Dekriminalizimin e politikes, Edi Rama vazhdon u imponon shqiptareve kriminele si ushtrues te pushtetit publik duke thyer ligjin e Dekriminalizimit. Europa kerkon qe kriminelet te largohen menjehere nga postet.

7- Europa eshte e ‎shqetesuar pse Edi Rama vonon ngritjen e SPAK, 3 vite pas miratimit te ligjit me konsensus, sepse pret qe te korruptuarit te shkojne ne burg dhe jo te shijojne frutet e krimit te tyre.

8- Europa nuk pranon me fallsitetet e qeverise ne luften kunder trafiqeve te droges dhe krimit te organizuar dhe eshte e bindur qe politikane te larte jane te lidhur me trafiqet ‎dhe duhet te denohen.

9- Europa eshte e bindur qe administrata publike eshte e politizuar (e thote dhe ODIHR ne raportin e tij) dhe kjo duhet te ndryshoje thelbesisht. Reforma e administrates publike nuk mund te jete farse si deri me tani.

10- Partia Demokratike eshte legjitime ne kauzat e saj ne mbrojtje te interesave te shqptareve dhe ka mbeshtetjen e familjes se madhe te Partive Popullore Europiane.

Nuk ka me kohe per te humbur me kadavren politike te kesaj qeverie dhe ketij kryeministri. Zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane e vetmja zgjidhje per te drenuar kete kenete ku i ka futur shqiptaret Edi Rama. Lexojeni vete verdiktin e EPP:

Partia Popullore Europiane:

1. Duke vlerësuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut.

2. Risjell në vëmendje se adoptimi konsensual nga partitë politike, i një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përfaqëson një kusht të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe integrimin drejt BE-së.

3. Duke rikujtuar theksin e përsëritur nga ana e OSBE/ODIHR, të rëndësisë që ka vullneti politik për të garantuar zbatimin e të gjitha kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, bën thirrje për zbatimin e reformës elektorale, në dobi të demokracisë dhe të funksionimit të institucioneve demokratike qendrore dhe lokale në Shqipëri.

4. Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë; pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

5. Thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standardet europiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit dhe grupet kriminale që janë përfshirë në blerjen e votës dhe krime të tjera elektorale gjatë zgjedhjeve.

6. Shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë.

7. Nxit Shqipërinë që të ngrejë Strukturën e specializuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar; bën thirrje për nisjen e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar për vepra të ndëshkueshme nga procesi i vettingut.

8. Thekson domosdoshmërinë për rezultate bindëse në luftën kundër kultivitimit masiv dhe trafikimit të kanabisit dhe luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave; shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të kryejë hetime aktive, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe krim të organizuar duke nisur dhe përfunduar procedime kundër të gjithë autorëve përfshirë dhe politikanë dhe zyrtarë të lartë.

9. Bën thirrje për progres të prekshëm në reformën e administratës publike, si një nga çështjet kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj për integrimin në BE.

10. Mbështet Partinë Demokratike të Shqipërisë në përpjekjet e saj për të adresuar shqetësimet legjitime dhe aspiratën Europiane të popullit shqiptar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori