AKU-në nuk e vë në punë as dënimi me vdekje

07/05/2019 - 14:21

Nga Mentor Kikia

Qeveria ka vendosur të ashpërsojë ligjet për cenimin e sigurisë ushqimore, duke parashikuar edhe dënimin me burg, me shpresën se do të ndalojë abuzimet në këtë fushë. Ashpërsimi i ligjit, në fakt, shikohet si zgjidhje sa herë institucionet nuk funksionojnë. Dhe kontrolli i sigurisë ushqimore është një nga ata më tipikët e mosfunksionimit apo të keqfunksionimit.

Unë kam një pyetje të thjeshtë: Përse është kaq e vështirë të kontrollosh dhe të ndëshkosh atë që abuzon?

Përgjigja e parë që do të të vijë, është se s’ka laboratorë të specializuar. Po përse nuk i ndërtojmë, kur kemi kaq shumë nevojë për të ofruar sigurinë te konsumtori vendas dhe të krijojmë besimin tek tregu i huaj, që na ka futur në karantinë duke mos na lejuar asnjë lloj eksporti blegtoral. Sa për dijeni, Maqedonia fqinje eksporton mish në çdo vend të BE-së.
Në këto kushte, kur nuk kryen dot funksionin për të cilin është krijuar, AKU është përdorur sistematikisht si një bandë gjobëvënësish. Gjoba ndaj atyre që nuk ka qenë në listën e financuesve të partisë e gjoba ndaj atyre që nuk lubrifikojnë rrotën e korrupsionit brenda institucionit.

Sot AKU po kërkon ta gjejë shpëtimin tek burgu. Po si do të futen abuzuesit në burg, kur nuk bëhet dot analizat e produktit? Apo burgu do të jetë “Gogoli”, që do të trembë sërish ata që nuk paguajnë? 

Në fakt problemi nuk është as burgu e as dënimi me vdekje. Problemi ka qenë dhe është vetë AKU, e cila është drejtuar nga çdo lloj personi i mundshëm, vetëm nga specialistë të fushës jo. 

Ky i fundit është më tipiku i paduhuri në atë vend!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Artan Fuga

Fol Edi! Kur do të flasim?

Tre pyetje për Edi Ramën, jo si kryeministër!

Tashmë kur ka kaluar më shumë se një javë që janë shpallur zyrtarisht si kandidatura në garë për bashkinë e Durrësit Valbona Sako dhe Val

Në Konferencën e Pranverës të Institutit Vjenez për Studimet e Ekonomisë Botërore që filloi këtë të enjte do të diskutohen ndryshimet dem

Ndërsa të gjithë socialistët dhe rilindasit durrsakë të mbledhur në sheshin “Liria”, po prisnin që kryeministri të artikulonte emrin e ka