Amnisti për të gjithë trafikantët, ato me "jaka të bardha" ose ato të "sheqerit te bardhë"

04/03/2020 - 22:30

Nga Fatbardha Kadiu

Do nisim vitin zero!!!!!!

Amnisti për të gjithë trafikantët ato me "Jaka të bardha" ose ato të "sheqerit te bardhe".....

Po ata qe punuan e jetuan ndershem deri më sot????

Që në vitin 2017, gjate kohes kur hartohej buxheti 2018 kam artikuluar nevojen per amnisti fiskale. Nisur nga kushtet reale të vendit, ku nga njera ane të gjithe ata qe kane gjeneruar para do t'i marrin (qofshin keto rruge nga deti, toka, fusha apo mali, apo ajri) por dhe duke pare sesi shteti shqiptar dhe sistemi bankar nuk kane asnje lloj filtri për t'i ndaluar ato kam propozuar, amnisti fiskale. Por thelbi qendron në perqendrimin dhe fokusimin e ketyre parave.

Keto para do të hyjne e duhet të hyjne në treg, por në cilin treg????

Aktualisht me lehtesirat fiskale të 2018 keto para shkuan në sektorin e ndertimit, ku sigurisht nuk sherben per rritjen reale ekonomike të vendit. (pare kjo nga kendveshtrimi i teorive klasike te ekonomiksit dhe jo atyre liberale).

Atehere si duhet të kanalizohen keto para?!?!?!

Keto para duhet të shkojne në tregjet qe nuk ekzistojne sot në Shqiperi. Nje rast i thjeshte eshte të shkojne në ndertimin e mirfillte të fabrikave në vendet periferike të vendit. Me vijne në mendje ato mijera e mijera kg molle, domate të hedhura, të fermereve të Korces, Dibres, apo Lushnjes. Keto shume mire mund të mblidhen nga punishte, të cilat mund ti përpunojne keto produkte, e duke i rikthyer në treg në nje vlere të shtuar.

Keto lloj amnistish të ndjekura dhe me lehtesira fiskale ndihmojne rritjen ekonomike, formalizojne tregun financiar, ndihmojne prodhuesin vendas, ndihmojne veten e keshtu nuk kane demtuar as ata njerez apo subjekte qe kane punuar ndershmerisht deri me sot.

Të fillosh nga viti zero nuk ke bere gje tjeter vec ke shkaterruar gjithshka qe ke ndertuar, e qe kane ndertuar shqiptaret deri me sot.

Keshtu ishte dhe teoria e para tridhjete viteve mbi ekonomine " të shkaterrojme gjithshka e tia nisim nga zero".

Në duhet të mesojme te ngrijme tulla mbi tulla e jo të shkelmojme ate qe kemi.

Por rilindja e ka gjenezen e saj në dhune dhe shkaterrim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori