Andi Bushati: Këta banditë le të vazhdojnë t'i tundin hallatet e tyre

19/06/2019 - 23:00

Këtë të mërkurë në mbrëmje, ndërsa Edi Rama fliste urtësisht në një intervistë të TV publik, në të gjitha ekranet e tjera, familjeve shqiptare iu ngjall krupa, duke dëgjuar përgjimet e reja të Bild.

Ndryshe nga herët e tjera, kur kemi parë një film me hajdutë, banditë, kriminelë, narkotrafikantë, këtë radhë e reja ishte tjetër: këta rilindas masakrues votash, dolën para së gjithash edhe njerëz të shëmtuar dhe banalë.

Nuk kishte një bisedë të vetme, kur ministra, deputetë shefa policie, mos përmendnin në zhargonin e tyre të përbuzshëm, organin e tyre mashkullor.

Ky virilitet barkderrësh, që flasin si nën avujt e alkoolit zgjedhor, i transmetuar në “prime time” ishte neveria e fundit e një historie që filloi si një gafurrje të fortësh dhe përfundoi si një rrëfim i denjë për kronikat e Nurembergut të Hanna Arendt, ka një lajm të ri.

Tani ushtarët e Edi Ramës, nuk i shohim më vetëm si grabitës dhe banditë. Tani ata nuk mund ti rrefuzojmë vetëm si të tillë.

Kjo nuk është më një risi. Risia sot është se ata duhet t'i refuzojmë edhe për krupën që përcollën përmes ekranit në shtëpitë tona. Ata arritën deri në pikën e paimagjinuar kurrë më parë për t'i përbuzur edhe estetikisht. Ato janë mishërimi njerëzor i banalitetit të së keqes. Tani le të vazhdojnë t'i tundin hallatet e tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur ishte mbushur një javë nga tërmeti i 26 nëntorit, pallatin nr.67, në lagjen nr.3, rruga “Ramazan Jella” e inspektoi një grup ekspertë

Në ditën e 13-të pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Durrësin, Thumanën, Shijakun etj, duke lënë pas një faturë mjaft të lartë financiar

26 nëntori do të mbetet një natë e zezë në historinë e Durrësit modern.

Nga Artan Fuga

Cfarë pashë parmbrëmë në rrugët e lagjes 13 të Durrësit!

Nga Artan Fuga

Qytetet qe na zene brenda