Andi Maloku, një i pafajshëm më pak në këtë vend...

08/11/2019 - 10:54

Një djalë i ri humbi jetën pasditen e djeshme. Andi Maloku,  24-vjeç ishte viktima më e pafajshme nga atentati i një jave më parë në Durrës, kur pasditen e së premtes së javës së kaluar breshëri kallashnikovi u derdhën mbi makinën e prokurorit Arjan Ndoja.

Maloku është një viktimë më shumë e ftesës që kryeministri Rama nga një studio televizive do t’u bënte bandave kriminale kur u tha: “Hëngshi kokat”. Dhimbja dhe klithmat e familjarëve të 24-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në spital janë njëherësh edhe klithmat e një populli të tërë që ndihet i pafuqishëm para Shtetit-Bandë.

Britmat e nënës së Andit një javë më parë, kur nga spitali bërtiste se “djali po i jepte shpirt për 300 mijë lekë” janë klithmat e prindërve që i çojnë fëmijët në punë për bukën e gojës e u kthehen në arkivol.

Rast i ngjashëm është ai i 25-vjeçarit Indrit Çela që u vra dy muaj më parë në kryeqytet për një tub kondicioneri, ndërkohë që dy vëllezërit vrasës nuk janë kapur ende.

Çfarë mund t’u thuash në këto raste këtyre prindërve, kur fëmijët u ikin nga kjo botë pa e nisur ende jetën? Nuk besoj se ka fjalë që do mund t’i ngushëllonte. Çfarë mund t’u thuash familjarëve të Ramazan Hasalliut që u vra me bukë në dorë nga Far West-i i bandave rivale në mes të Kavajës?!

Këmbanat në këtë vend ka kohë që po bien dhe po bien për të gjithë ne...

Po bien për një popull të tërë që pasi i kanë vrarë shpresën, pasi i kanë detyruar me mijëra të rinj të marrin rrugët e emigracionit, po e vrasin edhe atëherë kur përpiqet të mbijetojë duke punuar ndershmërisht.

Me shpresë se humbja e Andi Malokut do të jetë e fundit mes të pafajshmëve të këtij vendi...

M.B.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Mentor Kikia

Nuk i duroj më këta karagjozë që paguhen si deputetë me paratë e mia!

Dita e sotme mund të quhet fare mirë dita e dorëheqjeve në Durrës.

Nga Fatbardha Kadiu

"Mimoza llastica luan vetëm"

Pas fjalimit të deputetes Majlinda Halilaj që u bë viral ditët e fundit, shumë kolazhe të tjera të publikuara në media risollën edhe njëh

Largimi i Vangjush Dakos nga bashkia e Durrësit ka nxjerrë në pah gjatë muajve të fundit gjithë kundërshtitë e akumuluara mes socialistëv