Armiku i ndarjes së pushteteve

04/05/2018 - 18:18

   Nga Oerd Bylykbashi

Kisinger thotë: "Qëllimi i ndarjes së pushteteve ishte te evitonte despotizmin dhe jo të siguronte qeverisje harmonike; çdo degë e pushtetit, në ndjekje të interesit të vet, do të kufizonte (teprimet e degëve të tjera), duke i shërbyer në këtë mënyrë të mirës publike"

Edi Rama ka qenë armik i ndarjes së pushtetit që nga dita zero e mandatit të tij. Më poshtë, është pjesa mbyllëse e fjalës sime të parë si deputet mbi programin e parë qeverisës të kryeministrit Rama, me datë‎ 15.09.2013.

[...] Ky kryeministër, për katër vjet te qeverisjes se PD 2009-2013, bllokoi vendin me ç’mundi. Bllokoi ligje, bllokoi zgjedhjet, bllokoi parlamentin me bilbila grushte e ç'mundi. Inskenoi greva urie dhe ne fund edhe dhunën e 21 Janarit. Ky kryeministër, me këtë rekord te erret dhe kërcënues antishtet, u flet shqiptareve për integrim europian, bashkëpunim me opozitën, gjithë përfshirje dhe konsensus. Këtë thotë ne program. Por lexoni fjalën e tij tre dite me pare dhe do te shihmi arrogancën bulëzuese qe shpalos. Edi Rama nuk arrin te mbuloje padurimin e tij për revansh. Vetëm konsensus nuk gjen ne ato qe thotë. Po jua citoj ç’tha ne fjalën e tij:

"Në mbrojtje të bindjes sime të hershme se kur një vend qeveriset përmes padrejtësisë, është e kotë ta kërkosh drejtësinë në prokurori e gjykatë, dua t’ju them sot të gjithëve në këtë vend se sensi i të drejtës do të më udhëheqë, në çdo vendim e veprim si kryeministri juaj. ...... Askush në këtë sallë nuk ka de jure imunitet kushtetues."

Këto pasazhe flasin shume: Ky njeri i jep vetes tagrin e drejtësisë. Ai e sheh veten mbi organet e drejtësisë dhe do te ndërhyje vete kur ta shohë ai te nevojshme se ai nuk ka respekt për drejtësinë. Kërcënon çdo deputet! Dhe sa kohe e gjykon ai se ç’është e drejte e çfarë jo, ky kërcënim është real.

Materializimi i këtij sensi te frikshëm te bërjes drejtësi është e vetmja gjë ku unë shpresoj qe Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij nuk do ta mbajnë fjalën dhe drejtësinë do ia lenë organeve te pavarura te drejtësisë.‎ [...]

Siç e shihni, nëse Edi Rama ka plotësuar ndonjë pike te programit te tij, shkatërrimi i sistemit te drejtësisë, zëvendësimi i ndarjes se pushteteve me qeverisjen e tij monolite, kthimi i tij ne gjyqtar suprem siç e profetizoi me 12 shtator 2013, është e vetmja pike e realizuar.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Bledian Koka

Politika eshte grua, jo ku.v!

“Të lutem më shërbe shpejt se kam lënë makinën keq”. Është kjo fjalia që dëgjon rëndom nëpër njësi tregtare apo dyqane të Durrës

Ditët e para të mandatit të kryebashkiakes së parë femër në Durrës përveç kuriozitetit mëse të natyrshëm nga ana e stafit të bashkisë, po

Nga Ardi Omeri*

-S’ka mundësi. Ja mbylle të flas e të marr vesh ç’ka ndodhur.