Artan Fuga, Ramës: Statistikat do të bëhen më pas!

12/03/2020 - 17:23

Akademiku Artan Fuga nëpërmjet një statusi në Facebook ka kritikuar Ramën për deklaratën që bëri kryeministri lidhur me të prekurit nga koronavirusi, nga të cilët duke folur dhe me shifra tha se 80% e atyre që do të preken nuk do shfaqin simptoma por do e luftojnë me ‘sikletet’ e një gripi të zakonshëm kurse 20% e të tjerve do të shfaqin simptoma koronavirusi.

Fuga shprehet se në këtë situatë nuk mund të flitet për statistika madje ironizon me kryeministrin duke i përmendur edhe INSTAT-in, i cili merret me shifrat, por sipas akademikut pa i prodhuar jeta vetë nuk mund të flitet as për shifra dhe jo më për statistika.

STATUSI I ARTAN FUGËS:

Statistikat do të bëhen më pas!

—————————

Wow, ku e di zoti kryeministër sic raporton media se shqiptarët që do të kapen në masën 80 përqind nga gripi nuk do të kenë asnjë shenjë sepse do ta ngordhin virusin!!!

80 përqind apo 81 përqind?

Ku e di aman!

Ku e di se nga 20 përqind të tjerët, 80 përqind do ta kenë grip të zakonshëm.

Pse jo 19 përqind?

Mos i ka INSTAT -i të dhënat përpara sesa jeta t’i prodhojë?

Nga e di që 20 përqind e atyre 20 përqindëve të mbetur do t’a kenë keq?

Pse jo 21 përqind?

Pra ngelen ca kokrra mbi 60 vjeç që pranojmë në spital!

Më kujton parimin statistikor të Schumpeter sipas të cilit cdo gjë që ndodh ndodh e ndarë në 80 përqind dhe 20 përqind!

Cdo gjë që ndahet, ndahet 80 me 20, prerje e artë! Je brenda!

Sikurse ndodh me statistikat e dikujt që parashikon shpërndarjen e votës !

Cfarë përgjegjësie … statistikoreeeeee!!!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori