Nga Oerd Bylykbashi

Artistet protestojne per te mbrojtur Teatrin Kombetar‎. Kerkojne ta mbrojne nje nga simbolet me shkelqyes te kultures kombetare nga buldozerat e Ligjit Fusha te Edi Rames dhe Erion Veliajt. Kane mbi nje vit qe e mbrojne ne shesh, sepse nuk e mbrojne dot ne Gjykaten Kushtetuese. Gjykaten ua rrafshoi Edi Rama, ai e mban peng ringritjen e saj qe askush te mos sfidoje dhe rrezoje ligjet antikushtetuese te ketij Kryeministri. As artistet te mos kene ku te ankohen kunder Ligjit Fusha pervecse ne sheshin e Teatrit ku policia i ka sa nje batare me gaz lotsjelles.

Por Edi Rama dhe tufa e laraskave rreth tij thone qe Reforma ne Dredhesi eshte nje sukses i madh, madje mbyllja e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte jane tregues i suksesit. Nderkohe po te kishte Gjykate, artistet do te kishin kohe ta fitonin tre apo kater here gjyqin kunder Ligjit Fusha te Rames dhe Veliajt. Por gjykate nuk ka dhe keta hajdute behen gati te perfitojne 300 milion euro nga projekti grabitqar qe do te vrase Teatrin. Teatrin duan ta shembin tani, para se te ngrihet Gjykata Kushtetuese. Nderkohe asnje gjykate tjeter nuk do te guxonte te bllokonte prishjen e Teatrit Kombetar pa rrezikuar flakjen nga Vetingu i Rames.

Artistet kane frike, ndaj protestojne. Kane frike nga Reforma ne Drejtesi ndaj protestojne. Madje prisni kur t'i akuzojne ata edhe si pengues te Reformes, nxires te imazhit te Shqiperise dhe rober te te vjetres e kundershtare te modernes. Kete do t'ju thote Rama, Veliaj, Xhafaj, Manja, dhe tufa e cakenjve qe i jane turrur per t'i shqyer pasurive publike dhe votave te shqiptareve por qe kane paciperine qe te thone qe nuk kane frike nga Drejtesia. Sigurisht qe nuk kane sepse e kane kapur apo e mbajne peng.

Qe artistet kane frike nga Reforma ne Drejtesi, per kete jane te bindura edhe bandat e Durresit, Shijakut, Krujes, Elbasanit, Shkodres, Vlores apo gjetke. Madje keta nuk kuptojne fare pse u protestoka per nje Teater ku shihkan theatro madje duke paguar bilete, nuk lejohet ndezja e cigares dhe te pish alkol, nuk flet dot me "alooo" te zgjatur kur te bie zilja e celularit, se iu prishka shfaqja aktoreve dhe perqendrim spektatoreve! Per ata ka te drejte i Gjati qe po e prish teatrin.

Po, artistet i "friken" kesaj reforme qe i la pa gjykate ku te mbrojne kete pasuri te shqiptareve. Pasi u prish Gjykata, nuk ka cfare e mbron ligjerisht Teatrin Kom‎betar, pronen tone me rrezellitese publike, e aq me pak pronat private te gjithkujt nga ne. E vetmja gjykate qe reforma u ka lene eshte Kryeministri. Ai eshte edhe parlament qe te beje ligjin, edhe president per ta dekretuar si do e kur do vete, edhe bashki per te miratuar planin urbanistik dhe lejen per kulla ne vend te Teatrit, edhe kryeminister per te derguar policet. Ai eshte edhe Gjykate Kushtetuese.

Prisni qe te dale edhe sondazhi qe jep qe Artistet kane frike Reformen ne Drejtesi, kurse Rama qe po ua grabit Teatrin shqiptareve nuk ka fare frike nga SPAK.‎ Ketu jemi tre vite pas 22 korrikut 2016 me duartrokitje nga llozhat.

Sot Teatrin nuk ka me gjykate qe e mbron. Teatri sot mbron veten me shkelqimin e tij ne kulturen e Kombit kunder pushtetit brutal, duke u kthyer ne vijen e kuqe mes Demokracise dhe Autokracise‎.

Nderi dhe e drejta eshte me artistet qe nuk kane frike Kryeministrin!