Asnjëherë nuk do e dimë sa jetë u shkurtuan nga plehrat në Porto Romano

30/09/2020 - 19:52

Nga Prof. Doc Seit Shahllari* 

Ndotja në Porto Romano nga mbetjet, rrjedhjet toksike drejt nëntokës dhe detit si dhe gazrat me përmbajtje të substancave toksike kancerogjene që përfundonin në mushkritë e studentëve aty afër dhe banorëve, duket se po ja lënë vendin reabilitimit pas dekadash në qytetin ku kalon fluksi më i madh i turistëve gjatë stinës së verës. Mbase, asnjëherë nuk do të merret vesh se sa vite jetë u shkurtuan ose sa persona u prekën nga sëmundjet e rënda.

Gjetja e një zgjidhje për plehrat në Shqipëri ka bërë dekada histori: strategji, plane, ligje, workshope seminare, gazeta dhe diskutime pa fund, megjithatë plehrat ngelën kërcënim për njerëzit dhe mjedisin në shumë zona të Shqipërisë. Ndërkohë, mbyllja e plagës se mbetjeve në “Porto Romano” është sukses, si ai i largimit të mbetjeve kancerogjene të Lindanit disa vite më parë. 

Në fakt, Sharra bëri të mundur edhe shpëtimin e Durrësit nga situata katastrofike ku ishte katandisur. Ky park, mund të ofrojë për shumë vite, mundësinë e menaxhimit të mbetjeve për Tiranën, Durrësin dhe qendrat urbane përrreth nëpërmjet riciklimit, eleminimit dhe depozitimit të

sigurtë.

Pse dhe si u krijua Porto Romano?

Të gjithë e dinë se shërbimi për mbetjet nuk mund të ofrohet nqs nuk paguajnë ata që i krijojnë ato. Durrësi për tre dekada nuk arriti të bënte funksionale politikën dhe infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve urbane sepse Bashkia nuk mundi të krijonte burimet financiare duke neglizhuar një problem të madh në një zonë bregdetare me ndjeshmëri të lartë mjedisore. Pozicioni gjeografik i Durrësit, shumë afër me bregdetin dhe nivelin e detit e bën të vështirë dhe shumë të kushtueshme infrastrukturën për mbetjet.

Disa zona (psh. Fshati Radë) kanë refuzuar me forcë ndërtimin e landfilldit për shkak të prespektivës agroturistike. Parimi ligjor “kush ndot paguan” nuk mund të përjashtojë qytetarët e Durrësit ose rezidentët e përkohshëm në hotele, deri sa ata krijojnë mbetje për të cilat nevojitet shërbimi i menaxhimit të tyre. Parku i mbetjeve në Sharrë, në një distancë rreth 40 km nga Porto Romano, është natyrshëm alternativë optimale derisa pagesa për mbetjet është afërsisht e njëjtë për qytetarët e Tiranës dhe të Durrësit.

Fundi i Porto Romano – si inkubatori më i madh i ndotjes në zonën bregdetare

Plehrat e Durrësit po trajtohen në Sharrë duke bërë të mundur çlirimin e qytetit prej tyre. Situata me plehrat në Porto Romano, duket se është qetësuar ashtu siç qetësohet deti pas stuhisë në brigjet e Durrësit. Ndotja nga mbetjet, rrjedhjet toksike drejt nëntokës dhe detit si dhe gazrat me përmbajtje të substancave toksike kancerogjene që përfundonin në mushkritë e studentëve aty afër dhe banorëve, duket se po ja lënë vendin reabilitimit pas dekadash në qytetin ku kalon fluksi më i madh i turistëve gjatë stinës së verës. Mbase, asnjëherë nuk do të merret vesh se sa vite jetë u shkurtuan ose sa persona u prekën nga sëmundjet e rënda. Në fakt, një hetim mjedisor duhet të paraprinte procesin e reabilitimit për të parë se deri ku ka shkuar e keqja. E kam fjalën këtu për një studim i cili do të tregojë se sa është kontaminuar toka dhe ujërat nëntokësorë deri ku shkojnë përmasat ose efektet në distancë dhe në kohë.

Media në vazhdimësi ka ndikuar në sensibilizimin e opinionit publik për çështjet mjedisore. Si në shumë raste, edhe në rastin e Porto Romanos media luajti rol pozitiv në përshpejtimin e vendimarrjes në dobi të komunitetit. Mua, më kanë ngelur në mëndje “kafshët që ushqeheshin me mbetje” në Spitallë dhe kam menduar për fatkeqësinë e atyre që kanë konsumuar produktet e tyre ose studentët që kanë thithur për vite gazin toksik. Opinioni publik ka nevojë për informacion, i cili përçon të vërtetën sidoqoftë ajo. Në rastin e “Porto Romanos” të spekullosh me fatkeqësinë e tërmetit, duke thënë se Bashkia e Durrësit nuk ka buxhet për menaxhimin e mbetjeve do të thotë t’i lësh qytetarët të zhytur në plehra, në mëshirë të fatit ose ashtu siç ishin. Megjithatë, plehra konsiderohen edhe mbetjet e letrës ku u shkruajtën plane menaxhimi pa fund, ku tregohen muhabete tenderash e histori të tjera, të cilat përfundojnë në Sharrë.

*Përgjegjës i Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Dr. Bledar Kurti

JA ÇDO TË THOTË TË JESH STUDENT NË KOSOVË:

Nga Lumturi Njala- Kercuku

Jam pikelluar pa dyshim, nga lajmi i ndarjes nga jeta te Shpresa PRODANIT.

In memoriam

Lamtumirë Shpresa, gjithnjë pranë nesh!

BUJAR QESJA

Një ndryshim 180 gradë krahasuar me protestën e 24 orëve më parë u vu re mbrëmjen e sotme në Durrës.

Tërmeti i mëngjesit të së dielës, ditës kur shumëkush prej nesh preferon të qëndrojë pak më gjatë në krevat, na riktheu dhe njëherë në vë