"Dhamë... (me nder) lajmet!"

Postuar: 26/10/2017 - 15:57

Nga Edi Oga  

DHAMË... LAJMET!

Kryeministri nuk u tall me dhe sulmoi gazetarët, ai u tall me dhe sulmoi disa të rinj me mikrofona në dorë që synojnë të bëhen kryeredaktorë, drejtorë informacioni, analistë apo moderatorë të talkshow-ve politikë. Vetëm në këto pozicione, një gazetar është dikushi, ka një status, një rrogë, një taraf dhe një influencë në kategorinë e tij por edhe më gjërë.

Për fat të keq, nëse në Shqipëri ka pak shëndetësi të vërtetë, pak drejtësi, pak shkencë, pak art, pak sport të vërtetë, nuk ka fare gazetari të vërtetë. Zero.

Gazetaria e vërtetë është shprehja maksimale e nevojës për të njohur të vërtetën. Gazetaria funksionon nën dimensionin e lirisë personale të gazetarit dhe i shërben lirisë së përgjithshme të shoqërisë. A mund të jetë i lirë një gazetar përsa kohë rrogëtar tek dikush që është klient i dikujt që ka pushtetin? Nëse të vërtetat e punës së gazetarit cënojnë sadopak pushtetin, çfarë nevoje dhe interesi ka punëdhënësi i tij-klient i pushtetit ta paguajë?!

Sot lajmi është më së shumti një produkt me vlerë në duart e atij që e parafabrikon, e monton, e transformon dhe e përçon tek audienca për qëllime përfitimi personal. Lajmi është një mjet presioni apo shantazhi. Si i tillë ai nuk mund t'u lihet në dorë disa të rinjve në formim e sipër, që në fakt nuk kërkojnë lajmin në terren, por mënyrën më të mirë për t'u shërbyer shefave të tyre në zyra. Vetëm duke bërë këtë, ata mund të shpresojnë për një karrierë. 

Me fjalë të tjera, nëse një gazetar në terren për hir të gazetarisë së vërtetë bën një pyetje 'jo komode' për një pushtetar, nuk merr përgjigje fare ose e quajnë idiot, ndërsa kur të kthehet në zyrë do të promovohet, nëse pronari është kundërshtar politik ose do të shkarkohet nëse pronari është klient i pushtetit. 

Po lajmi, ku është lajmi?

Pa merak, lajmin e krijon drejtori i informacionit sipas interesave të pronarit, ia përcjell kryeredaktorit i cili udhëzon një redaktor për ta shkruar dhe publikuar. Këto lajme, bashkë me lajmet që fabrikohen në zyrat e pushtetit apo opozitës, i serviren publikut të gjerë.

Në mbrëmje ky lajm 'bëhet telef' nga analistë dhe komentatorë të gjithëditur në programe të moderuar nga narcizistë të pakurueshëm.

Dhamë... (me nder) lajmet!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ditën e premte dhe të shtunë, Edi Rama u shfaq në Rinas i emocionuar duke pritur zbritjen e avionit të parë me logon e Air Albania.

   Rama reagoi menjëherë ‎kundër propozimit të PD dhe opozitës për veting me ligj që dekriminalizon politikën shqiptare.

   Kujtimet e Enver Hoxhës janë të mbushura me urrejtje dhe fyerje ndaj dhjetëra britanikëve që luftuan në Shqipëri.

   Partitë populiste 5 Yjet dhe Lega kanë më pak se dy muaj që kanë formuar qeverinë e re italiane, ndaj është ende herët për të kuptuar

   Ndërsa debati për Teatrin Kombëtar vijon, studiuesi i njohur Aurel Plasari ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

Dje ishte Samiti i NATO-s, ku ndodhej edhe Presidenti amerikan Donald Trump.