Dy drejtori të rëndësishme në Durrës pritet t'u shkojnë të importuarve nga Tirana!

24/10/2019 - 21:25

Dita e sotme mund të quhet fare mirë dita e dorëheqjeve në Durrës. Paraditen e sotme, njëra pas tjetrës u bënë publike dorëheqja e drejtorit ekzekutiv të APD-së, Agron Tare dhe më pas ajo e kryetares së Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshit.

Me dorëheqjen e drejtorit Tare shkon në dy numri i drejtorive të rëndësishme në Durrës, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të mbetura pa drejtorë. Kujtojmë këtu se rreth tre javë më parë u shkarkua nga ministrja Balluku drejtori i Shërbimeve të Transportit Rrugor për Rajonin e Durrësit, Roni Shqopa. Vendi i Shqopës mbetet ende bosh, pasi nuk ka ende të emëruar nga dikasteri i drejtuar nga Balluku.

Burime të DurrësLajm bëjnë të ditur se si në rastin e DSHTRR-së ashtu si edhe në rastin e APD-së pritet që të vijnë drejtorë të importuar nga Tirana, siç i cilësoi pak ditë më parë kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj.  Me një deklaratë për shtyp nga selia blu e qytetit bregdetar, Xhaferaj u vuri socialistëve gishtin në plagë, për atë që shumica dërrmuese e tyre e artikulon nëpër biseda të përditshme, makthi i drejtorëve nga kryeqyteti. Xhaferaj listoi emrat e mëposhtëm, të cilët po i rendis njësoj siç i lexoi kreu i PD-së së Durrësit:

1 Nën kryetaren e bashkisë Etleva Kondi nga Tirana
2 Drejtori i autoritetit portual Agron Tare nga Tirana
3 Drejtori i Drejtorisë detare Paulin Ndreu nga Tirana
4 Drejtoria Arsimore në nivel Qarku, Valentina Leka nga Elbasani
5 Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore për qytetin Erjeta Alhysa nga Tirana
6 Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit Manush Kullolli nga Tirana
7 Drejtori i Agjencisë shtetërore të Kadastrës në Durrës, Arian Cengu nga Tirana
8 Drejtori i Doganës ne Durrës, Rubin Shehu i ardhur nga Tirana
9 Tek inspektoriati i Mjedisit Besart Meta nga Tirana

Nëse edhe në vend të Shqopës do të sillet një drejtor nga Tirana, lista do të shkojë në 10 drejtori. Themi për DSHTRR-në, pasi në krye të portit të Durrësit do të ishte habi edhe për vetë socialistët bregdetarë nëse do të emërohej një durrsak. Mjafton të kujtojmë këtu që në rreth 6 vite të qeverisë Rama kemi parë një paradë drejtorësh nga kryeqyteti, me përjashtim të qëndrimit për rreth një vit në këtë post të Afrim Bakajt, një socialist i vjetër durrsak.

“Tirana dhe Durrësi tashmë janë dy qytete të lidhura shumë ngushtë me njeri-tjetrin. Në disa pozicione drejtuese në Durrës vendosen kapacitete nga Tirana, por ka shumë e më shumë pozicione drejtuese në Tiranë, në të cilat janë emëruar burime njerëzore nga Durrësi. Këto janë zhvillime normale dhe të shëndetshme”,- do të shprehej për DurrësLajm pak pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kreu i PS-së së Durrësit Luan Zaza, i pyetur posaçërisht për këtë fenomen.

Me këto ritme që po ecin importimet nga Tirana të drejtorëve në poste kyçe në Durrës, burimeve njerëzore nga Durrësi u mbetet të hedhin sytë nga kryeqyteti për ndonjë post drejtori, sepse duket se eksperiencën e tyre duhet ta importojnë e jo ta japin në qytetin e tyre.

Nëse do duhet të presin për ndonjë post drejtori në Durrës, s’është çudi të mbesin me “gisht në gojë”!

M.B.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një djalë i ri humbi jetën pasditen e djeshme.

Nga Mentor Kikia

Nuk i duroj më këta karagjozë që paguhen si deputetë me paratë e mia!

Nga Fatbardha Kadiu

"Mimoza llastica luan vetëm"

Pas fjalimit të deputetes Majlinda Halilaj që u bë viral ditët e fundit, shumë kolazhe të tjera të publikuara në media risollën edhe njëh

Largimi i Vangjush Dakos nga bashkia e Durrësit ka nxjerrë në pah gjatë muajve të fundit gjithë kundërshtitë e akumuluara mes socialistëv