Fshatarët e qyteteve

09/10/2014 - 12:14

Nga Gladiola  Busulla

DURRËS,  9 tetor 2014 -  Metamorfoza shoqërore ka bërë që shumica e popullsisë të zhvendoset në zonat urbane. Të rinjtë e fshatrave kënaqen nga vezullimi magjik i qyteteve të mëdha. Ata s’duan më t’i përkushtohen bujqësisë apo blegtorisë. Agrikultura po vuan indiferencën dhe mungesën e interesit të gjeneratave të reja. Tokat bujqësore po bien pre e ndërtimeve dhe sipërfaqeve të çimentuara. Popullsia fshatare po plaket gjithnjë e më tepër. Si përfundim, jeta e fshatit e ka humbur vlerën e saj dhe natyrën idilike.

Termi “cilësia e jetës” (ose kushte të favorshme jetese) tregon mirëqenien e një ose më shumë individëve, të një komuniteti, qyteti apo kombi. Qindra mijëra banorë, brenda një qyteti të vetëm nënkuptojnë më shumë nevoja, më shumë sofistikim; politika të reja menaxhuese ekonomie dhe punësimi. Shumica e popullsisë pretendon ta gjejë këtë cilësi në përditshmërinë metropolitane, “mushkëritë e së cilës po vuajnë simptomat e një azme kronike”.

Ndërkohëkopshtet urbane” duket se po pushtojnë gjithnjë e më tepër, ballkonet, bahçet e vogla të shtëpive qytetare apo katet e sipërme të qiellgërvishtësve. Lule, erëza, perime të freskëta dhe të shëndetshme, me aromë e shije natyrale. Profesionistë të ndryshëm shfaqen të apasionuar pas këtij trendi të ri, të frymëzuar nga parimet e domosdoshme të eko-miqësisë në  jetë. Mbi të gjitha, të ushyerit me kilometër zero është kthyer në qëllim në vetvete.

Ndoshta trafiku i rënduar, mbipopullimi, zhurmat, ndotja dhe gjithçka tjetër do ta rikthejnë fshatarin “e qytetarizuar” sërish në fshat. Po atëherë mund të jetë shumë vonë për tokat bujqësore të braktisura ose të shndërruara në fabrika. A munden deficitet të mbulojnë konsumin e përgjithshëm? Sipas gjasave, ushqimet e shëndetshme dhe biologjike po shndërrohen çdo ditë e më tepër, në një luks marramendës. “Kopshtet urbane” nuk mjaftojnë për të gjithë.

/ agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Largimi i Vangjush Dakos nga bashkia e Durrësit ka nxjerrë në pah gjatë muajve të fundit gjithë kundërshtitë e akumuluara mes socialistëv

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për skandalin me pedagogun Denis Himcin, i cili i kërkonte studentes favore seksuale kundrejt marrjes

Pas Saimir Tahirit, të cilin po mundohet ta bëjë kokë turku me se s’bën, pas Ditmir Bushatit në Shkodër, Edi Rama duket se i ka vënë shke

Në dukje, pak gjëra mund ta ndajnë komedianin nga karagjozi, por në thelb botët e këtyre të dyve janë shumë larg njëra-tjetrës.

Nga Mentor Kikia

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin edhe te qeta edhe të dhunshme;